Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kantieri i Tunelit të Llogarasë, ku tregon se është hapur plotësisht në 6 kilometra. Nga ana tjetër, Rama e quan një armatim dhe një vepër strategjike. “MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Tunelit të Llogarasë, ku pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Këtë të premte do të kemi mot me diell, por pas mesditës priten reshje shiu. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shoqëruar me shira të dobët dhe lokal në pjesën më të madhe të vendit, duke përjashtuar zonat bregdetare ku vranësirat bëhen të dukshme por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 102.7 lekë dhe do të shitet me 103.6 lekë. Euro ka pësuar një rritje të lehte. Sot monedha evropiane do të blihet me 110.4 lekë dhe do të shitet me 111.1. Franga zvicerane sot do të blihet me 113 lekë dhe do të shitet me 114 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 126.4 lekë dhe do të shitet me 127.5 lekë.
Dashi Kjo ditë ka të bëjë me emocione të mëdha, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në dashuri, beqarët më në fund mund të takojnë shpirtin e tyre binjak. Për sa i përket punës, mendja juaj është diku tjetër dhe nuk dëshironi të angazhoheni. Por mos e lini të shkojë shumë. Demi Të premten në mëngjes është mjaft i përmbajtur por tashmë pasdite humori do të kthehet lart. Në punë gjithçka po shkon mirë edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur. Binjakët Ju keni jetuar një kohë të gjatë larg dashurisë por tashmë pasioni po i rikthehet protagonistit të jetës suaj.…
Gazetari Artan Hoxha është përfshirë në një debat me zëdhënësin e fushatës së Belerit. Artan Hoxha: Po të mos ishte ky Ramë, ai Fredi Beleri nuk do kandidonte për 100 vjet aty. Mbylle gojën kur flas unë, ai ka djeg flamurin e republikës së Shqipërisë. Mbylle gojënSkerdjan Dhuli: O zotëri me kë po flet? Të kam duruar deri në fund. Skerdjan Dhuli: Unë nuk trembem nga ty Artan Hoxha: E di që nuk trembesh, mbylle gojën, ua kam mbyllur Sali Berishës dhe Edi Ramën, e jo më ty
Ish-presidenti Bamir Topi është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. Topi iu shmang përgjigjes së pyetjes, duke deklaruar se sot e ka prishur terezin për të marrë pjesë në emision. “E di sa e kam prishur unë sot vetëm për të ardhur këtu. Sot në këtë moment që po flasim, diku në shtëpinë time po festohet ditëlindja e mbesës sime. Unë nuk besoj të ketë shumë që ta prishin terezinë për të ardhur në një studio televizive për të krijuar një konflikt me dikë. Por problemi është këtu. Më mirë të krijoj unë…
Seanca e kësaj të enjte në Parlament, pritej më interes për shkak të vendimit të deputetëve për rritjen e pagës së tyre, me 100%. Por ndërkohë, LSA sjell disa foto pikante nga brenda dhe jashtë seancës.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, komentoi rikthimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Ndokës, Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë, ndërsa shtoi se i vetmi kontribut që ai ka dhënë, është dëmtimi i partisë që e rriti atë politikisht. “Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë. Lulzim Basha është një e…
Çdo viktimë e mizorive naziste në Itali dhe të afërmit e tyre duhet të paraqesin një kërkesë kompensimi kundër Gjermanisë deri më 28 qershor. Kjo për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare mes dy vendeve. Në janar të këtij viti, 99-vjeçari italian Quinto Nuzi ngriti një kërkesë kundër Gjermanisë për 130,000 euro. Paratë do të ishin kompensim për vuajtjet që kaloi Nuzi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u arrestua nga forcat gjermane në vitin 1943 dhe u burgos për 20 muaj në një kamp nazist të punës së detyruar në Poloni.
Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin “Frontline” foli për situatën politike në vend, ndërsa komentoi edhe takimin e ish-kreut të PD Lulzim Basha me të rinjtë, për të cilën tha se asgjë nuk ishte e paparashikuar. Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Bamir Topi është treguar kritik ndaj opozitës, për të cilën tha se është në situatën e saj më të keqe. Sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës, Bamir Topi tha se është e drejtë e çdo individi, por theksoi se duhet të japë shumë sqarime dhe të bëjë transparencë. “Nuk ishte…
Rrezet UVA janë ato që i bëjnë dëm lëkurës. Ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare, e rrjedhimisht arrijnë deri te lëkura jonë. Duke marrë parasysh që brenda mureve të shtëpisë ekziston edhe “rrezatimi” i dritës blu, që mund të gjenerojë radikale të lira që dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar njolla dhe rrudha, do të duhen formulime antioksiduese. “Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, unë sugjeroj përdorimin e kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineralë, siç është oksidi i zinkut, i kombinuar me një serum antioksidues që do t’ju mbrojë…
Është koha që Mejsi të shkojë në shtëpi. Ajo ka arritur një promovim dhe është lodhur duke dëgjuar burrin në apartamentin sipër që luan me veglën e tij muzikore. Kështu, ajo rezervon disa takime me agjentin e saj të pasurive të patundshme dhe fillon të shikojë shtëpitë. Pasi shikon tre vende, bie në dashuri: Është një shtëpi me një oborr të madh dhe një kuzhinë të këndshme të hapur. Për më tepër, shkolla pranë ka një reputacion të madh. Ajo është gati për të bërë një ofertë. Por atë natë në kokën e saj i lind një pyetje: Po sikur…