Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. “Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Author: tirana
Senatori amerikan Chris Murphy ka thënë të enjten në Beograd se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, është një hap përpara, për të cilin, duhet të jenë krenare të dyja palët. Megjithatë, ai ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet shpejt. “Ndonjëherë, është më e lehtë të arrihet marrëveshja, sesa të zbatohet”, ka thënë ai. Murphy ka thënë, po ashtu, se e di që në Beograd, fokusi qëndron te formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mirëpo, sipas tij, “marrëveshja kërkon që të dyja palët të marrin hapa drejt zbatimit”. Senatori amerikan ka thënë…
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar si të shëmtuar dhe të neveritshëm aktin e deputetëve sot në Kuvend për miratimin e dyfishimit të pagave të tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson dhe numrin e lartë të punonjësve publikë, që sipas tij, nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e tyre. Më tej, ai ngre dhe problemin e numrit të madh të deputetëve që sipas tij, vetëm 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë. Reagimi i plotë: Natyrisht teatri i shëmtuar parlamentar me vendimin e rritjes…
Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, por duhet të dini se ndryshe nga se mendohet SHEQERI është më i dëmshëm sesa kripa. Gjithmonë na thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten. Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele…
Një person është arrestuar pasi një makinë është përplasur në portat e Downing Street në Londër, rezidenca zyrtare e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Në videon e transmetuar nga BBC, një makinë e vogël gri mund të shihet duke lëvizur ngadalë nëpër Whitehall, rrugë kryesore që kalon fundin e Downing Street. Kryeministri britanik Rishi Sunak ishte në Downing Street në kohën e incidentit të enjten. Policia e armatosur e ndaloi burrin me dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm pas incidentit. Downing Street është shumë i mbrojtur. Rruga, e cila dikur ishte e hapur plotësisht për publikun, ka qenë…
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon nga KAS, që KQZ të shpallë fitues në Rrogozhinë kandidatin e këtij koalicioni, si dhe ekspertimin kompjuterik të çdo pajisje elektronike që u përdor në votimet elektronike në Kamzë. Komisioni i Akimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi të enjten elementët e formës dhe të përmbajtjes të kërkesës ankimore të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me objekt kundërshtimin e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Rrogozhinë, si dhe miratimin e Tabelës së re Përmbledhëse, pas rinumërimit dhe rivlerësimit të votave në të gjitha qendrat e votimit të zonës zgjedhore, Bashkia Rrogozhinë. “BF” kundërshton vendimin…
Një studim i ri tregon se temperaturat më të ngrohta rrisin rrezikun e gjumit të pamjaftueshëm. Ndërsa ngrohja globale përkeqësohet, kështu do të bëhet edhe aftësia jonë për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës, sipas studiuesve. Duke krahasuar motin lokal me të dhënat e gjurmimit të gjumit nga shiritat e dorës, studiuesit e udhëhequr nga Kelton Minor në Universitetin e Kopenhagës, Danimarkë zbuluan se temperaturat e ngrohta të natës dëmtojnë vërtet gjumin. Studiuesit mblodhën mbi 7 milionë të dhëna për gjumin e natës nga më shumë se 47,000 njerëz në 68 vende midis 2015 dhe 2017. Duke kontrolluar…
Është shpallur qeveria teknike në Greqi me kryeministër Ioanis Samaras. Ai kreu betimin e tij si kryeministër sot pasdite në prani të presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, si dhe Kryepeshkopit të Athinës dhe Greqisë, Hieronymos. Ioannis Sarmas do të drejtojë Qeverinë e Përkohshme, e cila do e çojë Greqinë në zgjedhje më datë 25 qershor. Mitsotakis e ka pritur Ioannis Sharma në shkallët e godinës së qeverisë dhe e ka shoqëruar në kryeministri. Aty, pasi i ka uruar “punë të mbarë” në detyrë, i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme…
Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore kanë shfaqur shenja asfiksie në ambientin e punës. Në QSUT u paraqitën disa prej punonjëseve të fabrikës, por vetëm dy prej tyre, të identifikuara si T.D 42 vjeçe dhe F.N 47 vjeçe, ndodhen ende në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia njofton se gjatë qëndrimit në ambientet e punës, ato nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të ngjarjes.
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapen me drogë në makinë. Mediet vendase bëjnë me dije se policia gjeti në makinën e shqiptarëve gjysmë kilogram kokainë dhe 35. 800 euro cash. Droga e cila u sekuestrua vlerësohet me rreth 250 mijë euro, nëse do shitej të ndara në doza. Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë, por më pas efektivët nisën të dyshonin se ata po fshihnin diçka në makinë. E për rrjedhojë nisën të kontrollonin mjetin e tyre.
Një aksident fatal i ka marrë jetën një 75-vjeçareje shqiptare në Granarolo dell’Emilia të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 24 majit në via San Donato, në Granarolo. Trupi i të ndjerës së identifikuar si Salie Gjonzenalaj u gjet pas disa orësh në rrugë. Drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje të moshuarën ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.