Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për vendosjen e fashës për energjinë elektrike gjatë muajve të verës. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo është shprehur se pasi kryeministri kaloi zgjedhjet tashmë ndihet i sigurt për të rritur sërish çmimin e energjisë. “KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, shkruan Tabaku.
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka zbardhur takimin me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey Glover në selinë e PS. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ishin temat qendrore të diskutimit. “Selia e Partisë Socialiste ku bashkë me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilluam një takim me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey…
Një 62-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Lushnjës, pasi zetori që po punonte e ka zënë poshtë. Sipas informacioneve të Policisë, 62-vjeçari me inicialet J.H, në fshatin Hysengjokaj të Lushnjës, po punonte tokën me zetor dhe ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar, e më pas mjeti i punës e ka zënë poshtë. Ai u transportua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ditën e sotme ai ka ndërruar jetë.
Prokuroria e Korçës ka dorëzuar në Gjykatën e qytetit kërkesën për përcjelljen e letërporosisë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri të Firdeus Berberit. Ky i fundit qëndronte në Janinë dhe shoqërohej me Laert Haxhiun në momentim e arrestimit. Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”. Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, person ky me precedentë penalë i implikuar në ngjarjen e goditjes…
Ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi ka dhënë një opinion për marrëdhënien mes Kiarës dhe Luizit, çifti më i komentuar i momentit. E ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo u shpreh se i frikësohet Luizit, pasi e sheh të paqëndrueshëm, ndërsa për Kiarën tha se ajo sakrifikon për lidhjen. “Unë kisha frikën e Kiarës, tani kam frikën e Luizit. S’më duket i qëndrueshëm. Nëse do ndahen do ndahen për shkakun e Luizit. Femra nuk ndahet asnjëherë, femra ndahet vetëm kur shkon diçka në ekstrem, femra sakrifikon shumë për një lidhje. Ndërsa mashkulli ikën. Sidomos mashkulli Gaforre (Luizi…
“Arian Gosa më kërcënoi dy herë se do më vriste mua dhe familjen time, ndaj unë e vrava”. Kështu ka deklaruar Habib Rexha përpara grupit hetimor, lidhur me ekzekutimin e kryer më pasditen e 21 Majit në qytetin e Kavajës. Në deklarimet e tij Habib Rexha shpjegon se si e përgatiti vrasjen e Goses, si dhe faktin se armën tip pistoletë e bleu në kufi me Kosovën për 200 Euro. “Arian Gosën e kisha ndeshur dy herë përpara ngjarjes në qytetin e Kavajës teksa ndihmoja vëllain tim në biznesin që kishte. Sa herë më ka parë më është drejtuar duke…
Parlamenti britanik është përfshirë të enjten nga debatet mbi çështjen e emigracionit. Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar është shumë i lartë, ndërsa opozita laburistë ka akuzuar qeverinë se nuk ka një plan konkret për t’u përballur me fenomenin. Këtë herë jashtë debateve duket se kanë qenë emigrantët shqiptarë, pasi në vend të parë për vitin 2022 rezultojnë emigrantët nga Ukraina, rreth 114 mijë dhe më pas ata nga Hong Kongu, rreth 52 mijë, të cilët kanë përfituar nga programi i lehtësimit të vizave, pas dorës së hekurt të ushtruar nga qeveria kineze ndaj të…
Mes debateve të shkaktuara sot në Kuvend sa i takon projektligjit për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, po ashtu dhe të administratës publike, duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat, duke sharë live. Teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen, Felaj për një çast harroi se kishte hapur mikrofonin dhe tha; ‘vari leshtë!’. Duket se diçka nuk ka shkuar me disa dokumente, që Felaj i kërkoi sekretares së Kuvendit, por papritur bëri gafën.
Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka takuar sot kryeministrin Edi Rama. Ish-zyrtari i lartë amerikan ka publikuar disa foto me kryeministrin Rama dhe thekson se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu. Sipas Grenell akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith. “Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në…
Në selinë Lëvizjes Bashkë kanë mësyrë forca të policisë, duke tentuar të arrestojnë disa prej aktivistëve. Kjo vjen pasi Lëvizja Bashkë protestoi para Kuvendit kundër rritjes së pagave të deputetëve. Protesta u shoqërua me një pankartë ku shkruhej “Mos u ngopshi!” dhe me hedhjen e disa kartmoneshave false në mënyrë simbolike. “Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë. Kjo…
Mungesa e nënës se Luizit në ceremoninë e kurorëzimit me Kiarën prej javësh tashmë mundon fansat, të cilët nuk ka ditë që nuk e pyesin këngëtarin në rjetet sociale për arsyen. Në Post BBV, Luizi tregoi per here te pare arsyen. Ai ëstë shprehur se në mëngjesin e parë të daljes nga BBV u nis për në Shkodër, pasi u shqetësua për gjëndjen e nënës. “Nëna është pa terezi dhe do operohet. Nuk ka mundur të vi. Por kjo ishte arsyeja e vetme. Prandaj jam nis në 6 për Shkodër sepse e pashë që ishte keq. Kam shkuar në Shkodër…
Godina e Shërbimit Informativ Elbasan u përfshi nga flakët. Tymi i zi pushtoi godinën, ndërkohë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në godinën e SHISH.