Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Diplomatja amerikane e uroi gjyqtaren për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri. “Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet. Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve…
Author: tirana
Nga Elisa Spiropali/ Ka një gisht që tundet kërcënueshëm prej së paku 57 vjetësh në sy të shqiptarëve. Për çerek shekulli si gishti komunist i sekretarit të partisë dhe për 32 vjetët në vijim si gisht i kryetarit që mbajti grusht partinë e tij. Ky është gishti i Sali Berishës që kërcënon, akuzon, shantazhon e mashtron. Gishti që premton të nxjerrë syrin e të tjerëve në interes të vetullave të tij. Ka 57 vjet që ky burrë, dikur ekstremist i regjimit dhe tani, regjizor i çdo ekstremizmi në vend që të mirën dhe të ligën, të drejtën dhe të gabuarën,…
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra për disa punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT-së, për të cilët,në shërbimin publik dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”. Punonjësit e pezulluar janë, Helio Huqi; Dorian Zazani; Marsida Shahini; Gerald Kaci; Mario Kërtusha; Mirgen Ismaili; Julian Kacadei; Artemis Malko dhe Merushe Telha. Këta punonjës, kanë abuzuar me detyrën që prej vitit 2013. Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se punonjësit kishin prishur objekte të cilat ishin të ligjshme dhe për objektet e paligjshme, nuk kishin vepruar sipas ligjit.
Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodríguez. Kështu shkruan portugezja “Gente”. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldos), garanton se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”. “Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai. Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Georginas. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij. “Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se…
Ditën e sotme në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti i Adriatik Lapajt. Në një reagim të bërë në Facebook, ky i fundit shkruan se është mirë dhe se nuk ka pasur asgjë të qëllimshme, por se ka qenë thjeshtë një defekt. “Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai.
Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi me dron në Kremlin në fillim të këtij muaji është kryer nga një prej njësive speciale ushtarake ose të inteligjencës të Ukrainës, raporton New York Times. Ishte vetëm një në një seri veprimesh të fshehta kundër objektivave ruse që kanë trazuar shqetësuar administratën Biden. Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk e dinë se cila njësi e kreu sulmin dhe nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ose zyrtarët e tij të lartë, ishin në dijeni të operacionit. Disa zyrtarë amerikanë besojnë se Zelensky nuk e dinte se sulmi do të kryhej. Agjencitë arritën në vlerësimin e tyre paraprak…
Të jetosh me sasi më të ulet oksigjeni shton jetëgjatësinë me 50%. Por jo vetëm, shtyn shumë më tepër në kohë lindjen e problemeve neurologjike që janë të lidhura me procesin e plakjes. Këto janë rezultatet e një eksperimenti të Massachissets General Hospital në Boston mbi kaviet e laboratorit. Studiuesit i kanë vënë të jetojnë në kushte pothuajse të njëjta me ato që janë në Malin Everest, në 5000 metra lartësi, pra në pjesën ku gjenden të pozicionuar kampet në bazë të malit më të lartë në botë, duke simuluar të njëjtën sasi oksigjeni që është aty. Deri më sot…
Kuvendi kërkon ta dekretojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe të ministrave brenda 25 majit. Kjo pasi Presidenti Bajram Begaj niset nesër për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali dhe në të kundërt ligji do të dekretohej pas kthimit të tij. Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njoftuar kolegët se projektligji do të votohet në orën 14:30 para përfundimit të seancës dhe se Presidenti e ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm. “Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë…
Sot Sali Berisha tha se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është peng i Ramës. Edhe pse nuk është hera e parë që e akuzon, është ndër herët e para që Basha i ka kthyer përgjigje Sali Berishës. “Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, i është përgjigjur Basha. Lulzim Basha vendos gishtin në…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i drejtoi Berishës “lamtumirën” në fjalimin e saj në Kuvend. Spiropali i tha se Berisha tashmë nuk ka më asnjë ndikim në publik pasi të gjithë e refuzuan, madje edhe bastioni që e mbante peng, Shkodra. Ministrja e ftoi në një takim së bashku me Ramën dhe Benet Becin që të shihte transformimin që do bëhet tani në Shkodër. “Sali Berisha udhëhoqi partinë e tij në një humbje që do të bënte çdo disfatist të ngjajë si fitore. Hupe, Sali hupe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug. Shpresa jote për…
Socialistët do të propozojnë në Kuvend që hyrja në fuqi e rritjes së pagës së deputetëve dhe ministrave të hyje në fuqi vitin tjetër. Në seancën e sotme, deputeti i PD-së Dashnor Sula, tha se i vjen turp për vendimin që po merret sot në Parlament, ku do të rriten edhe rrogat e deputetëve e ministrave, përveçse punonjësve të administratës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të miratojnë projektligjin për rritjen e pagave, që sipas saj do të sjellë përmirësime të dukshme në jetët e qytetarëve. “Ky projektligj e bën administratën më konkurruese…
Një grup shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti i Harvardit, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) dhe qendra të tjera studimore kanë zbuluar se si do të jetë fundi i planetit Tokë. Edhe pse është e vërtetë që dihej se dritës së Diellit do t’i vinte fundi dhe, bashkë me të, edhe pjesës tjetër të jetës në sistemin diellor, ekspertët tashmë kanë një ide se si do jetë ky proces. Kjo sepse tashmë kjo gjë ka ndodhur. Jo në sistemin diellor, por në Rrugën e Qumështit, rreth 12 000 vite dritë larg. Shkencëtarët kishin ndjekur prej kohësh…