Author: tirana

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Fitues i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale, Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet. Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se “arresti me burg”, me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim. Pritet që Gjykata e Apelit të hedh shortin që të përcaktojë emrin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama në Kuvend foli edhe për fenomenin e emigrimit të rinjve. Ai tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore. Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit. “Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga…

Read More

Edhe deputeti i PD-së pjesë e Rithemelimit, Dashnor Sula tha se i vjen turp për vendimin që po merret sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të rriten edhe rrogat e deputetëve e ministrave, përveç se punonjësve të administratës. “10 ditë pas zgjedhjeve, mbyllemi në një sallë dhe dyfishojmë rrogat tona. Turp më të madh në aspektin personal nuk ka. Të rrisim rrogën tonë me 1,6 milionë lekë brenda ditës, kjo na bën të jemi më të urryerit. Po flas këtu për ata deputetë që shkojnë në për zona, jo për ata që nuk i kanë parë ndonjëherë zonat e…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se me rritjen e pagave, Shqipëria bën kapërcimin e madh ndërsa përmend faktin që përmendet edhe në mediat ndërkombëtare si destinacion që duhet të vizitohet. Sipas tij, në vendn tonë vijnë konsumatorë që i shërbejnë turizmit dhe ndikojnë në ekonominë e vendit. “Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo javë muaj e vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër, e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar është rregullisht, çdo javë në faqet e mediave më ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar. Shihni çfarë ndodh në…

Read More

Pas më shumë se 1 muaji, kryeministri Edi Rama po flet nga Kuvendi. Në seancën e kësaj të enjte, ai deklaroi se shqiptarët nuk e kanë braktisur politikën, por vetëm një pjesë të saj, duke iu referuar opozitës. “Shqiptarët kanë folur qartë dhe është komike që këtu folën në emër të shqiptarëve parafolësit (deputetët e opozitës). Pasqyra e pjesëmarrjes në votime flet ndryshe. Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne, por një pjesë nga ne. Jo vetëm që nuk na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se kurrë më parë”, tha Rama në Parlament. “Në zgjedhjet vendore, dihet…

Read More

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, thotë se një ekonomia si kjo në vendin tonë, nuk mund të ketë rritje pagash me vendim qeverie, pasi ekonomia vetë duhet ta gjenerojë vetë rritjen e pagave. “Sektori privat duhet ta bëjë vetë rritjen e pagave, ndjekur sigurisht edhe nga ai publik. Qeveria, në vend që të punonte për një rritje graduale pagash, dhe padyshim për meritokracinë, ka investuar në drejtime të tjera”, theksoi deputetja opozitare. “Rritja ekonomike, e parashikuar nga qeveria, që do të ishte në nivelin 4,42%, nuk është aq. Pritshmëritë tejet optimiste të qeverisë shqiptare, do të përfundojnë në 2,2%. Shqiptarët…

Read More

Aktivistë të “Lëvizjes Bashkë” po mbajnë një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, kundër rritjes së pagave të deputetëve. Gjatë protestës aty pranë ka kaluar edhe ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është gjuajtur nga protestuesit me tufa parash false. “Hajdut, hajdut”, dëgjohen të thonë protestuesit. Ish-ministri tha se “Pagat në 2025 rriten me 100%”.

Read More

Në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë projektligjin për rritjen e pagave, që sipas saj do të sjellë përmirësime të dukshme në jetët e qytetarëve. “Ky projektligj e bën administratën më konkurruese në raport me ekonominë shqiptare, duke ndjekur urojmë rritjen e pagave për pjesën më konkurruese në sektorin privat, por edhe duke dhënë nxitje në të gjithë ekonominë, duke nxitur konsumin dhe rritjen ekonomike”, tha ministrja. Sipas saj, pagat mesatare do të rritën në mënyrë të qëndrueshme, ndërkohë që ka pasur shumë diskutime. “Niveli…

Read More

Ekipi i Mirëmbajtjes dhe Sinjalistikës kanë vijuar punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e sigurisë në rrugët e kryeqytetit. Ata kanë përfunduar realizimin e vendkalimeve të reja të këmbësorëve në dy pika kyçe të Tiranës. Konkretisht është përmbyllur realizimi i vendkalimeve të këmbësorëve në rrugën e Dibrës, tek zona e Selvisë dhe tek zona e 9-katshëve. Përfundimi i punës për vendkalimet e reja në këto nyje kyçe të kryeqytetit, përveçse shton sigurinë për këmbësorët, kompleton edhe një pamje estetike në rrugët e Tiranës.

Read More

Deputeti demokrat dhe pjesë e grupit të Rithemelimit, Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e kolegëve që zgjodhën Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar të PD. Në seancën e sotme plenare në Kuvend, ai e cilësoi si të turpshëm dhe Kuvendi thotë se duhet të reagojë, jo të shkelë rregulloren. “Në këtë sallë prej kohësh bëhen shkelje të rënda të Kushtetutës. Duhet të mbroni parlamentin nga shfaqjet e rënda që po shkatërrojnë demokracinë. Para disa kohësh kam ngritur disa herë por s’ka përgjigje, përjashtohen deputetë nga grupi parlamentar i PD nga një paçavure. Pasoja sot kush është i këtyre…

Read More

Lëvizja Bashkë e cila doli forcë e tretë në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës dhe ka marrë rolin e një opozite të vërtetë, këtë të enjte po proteston para Parlamentit kundër rritjes së pagave për pushtetarët. Teksa Kuvendi i Shqipërisë miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori po proteston kundër këtij ligji. Protestuesit mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.

Read More

Me rikthimin e djeshëm të Lulzim Bashës në jetën aktive politike, kjo pas një 1 heshtje, dhe në një moment që PD-ja zyrtare nuk ka kryetar, ka shtruar një tjetër diskutim në PD e madhe. Deputeti i PD-së, pjesë e grupit të Rithemelimit, Ervin Salianji thotë se nuk mundet që ato që kanë dalë në vend të katërt t’u kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët. Deputeti e ka për rezultatin në zgjedhje. “Do të vazhdohet sërish me të njëjtën mënyrë. Ka dhe një budallallëk. Ata që kanë dalë të katërtit u kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të…

Read More