Në prangat e Policisë ka rënë një avokat. 51-vjeçari G.K është arrestuar pasi i kishte marrë 4 mijë e 200 euro klientes së tij përmes mashtrimit dhe nuk kishte kryer detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokuroë. Kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë avokatin për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese) dhe i kishin dhënë atij 4200 Euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 177 vjetorin e poetit më të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Frashëri ndriçoi një komb, frymëzoi një epokë dhe përjetësoi dashurinë për gjuhën shqipe. “Poeti Naim Frashëri ndriçoi një komb, frymëzoi një epokë dhe përjetësoi dashurinë për gjuhën shqipe! Le të nderojmë sot 177 vjetorin e lindjes së poetit më të madh të Rilindjes Kombëtare”,-shkruan Begaj.
Një 30-vjeçar nga Kuçova është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë. 30-vjeçari me iniciale S.D i dha 50 euro policit kufitar brenda pasaportës me qëllim që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt. Kjo për shkak se 30-vjeçari ishte kthyer deportiv nga Policia Kufitare e Greqisë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, është sot në Kosovë në një vizitë zyrtare. Takimin e parë Varhelyi e ka me presidenten Vjosa Osmani në orën 09:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media. Më pas ai do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 10:05, ndërsa një orë më vonë do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. “Këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe,…
Kryeministri Edi Rama ka ftuar në episodin e tij të radhës në Podcast,”FLASIM”, këngëtaren Elhaida Danin. Rama ka ndarë në facebook momente nga biseda me këngëtaren Dani lidhur me ardhjen për herë të parë në Shqipëri të spektaklit më të shikuar në Evropë, “Notre-Dame de Paris”, me muzikën e Riccardo Cocciante dhe spektaklin e Luc Plamondon. “Me Elhaida Danin, yllin shqiptar që mahniti italianët e ne bashkë, kur fitoi Voice of Italy, e cila është e ftuara e Podkastit FLASIM me rastin e ardhjes në Shqipëri për të sjellë në skenë Esmeraldën e NOTRE-DAME DE PARIS më 28 Maj në…
SPAK mbyll hetimet për korrupsion, dhe çon në burg një oficer gjyqësor dhe për një tjetër kërkon masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e materialeve të referuara nga Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimi penal nr.187 datë 03.11.2022, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal nga BKH,…
Tre kryetarët e rinj të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit do të betohen këtë të enjte në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale. Kjo për shkak të sigurisë. Në Leposaviç, kryetari i zgjedhur Lulzim Hetemi, do ta bëjë betimin në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”. Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pritet ta bëjë betimin solemn në fshatin Çabër të kësaj komune, në objektin e zyrës komunale për komunitete. Ndërsa në Zveçan, kryetari Ilir Peci, do ta bëjë betimin solemn në fshatin Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”, ku…
Zgjedhjet lokale të 14 Majit që nxorrën fituese PS-në, me një rezultat të thellë, nuk do të mbyllen pa u bërë publik raporti nga OSBE-OHDIR. Monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover do të zhvillojë këtë të enjte një takim me kryeministrin Rama në selinë e PS-së. Takimi i Glover me Ramën pritet të ketë në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 Majit.
Nga: Fatos Tarifa Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!! Ju përshëndes! Thjesht dhe modestisht, por edhe mjaft i preokupuar si një qytetari kësaj republike dhe si një intelektual publik i angazhuar, kam një këshillë miqësore për ju, të cilën shpresoj se një pjesë e juaja do e mirëkuptojnë. Do të bëni gjënë e duhur, do të fitoni respektin e qytetarëve që ju kanë votuar (dhe të publikut të gjerë) dhe do të mbaheni mend për mirë nëse nesër, kur të votoni miratimin e ligjit për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, propozoni amendimin e tij, duke kërkuar që…
Një 13-vjeçar që u denoncua i zhdukur, është gjendur i pajetë. Policia thotë se është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit të pajetë nga liqeni i fshatit Shumbat. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbrëmjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati. Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja…
Shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në kryeqytetin Kiev dhe në katër rajone të tjera të Ukrainës, Kharkiv, Lviv, Rivne dhe Khmelnytskyi. Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kryen sulme me dronë, duke shtuar se mbrojtja ajrore e kryeqytetit “shkatërruan të gjithë” avionët e armikut. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në një mesazh Telegram se Rusia “sulmoi përsëri nga ajri” kryeqytetin ukrainas. “Armiku vazhdon të përdorë taktikat e sulmit në disa valë, me intervale ndërmjet grupeve të dronëve sulmues”.
Në seancën plenarë këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ligjëvënësit do të diskutojnë dhe votojnë projektligjin që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale. Këtë javë në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të…