Author: tirana

Andreas Ndoj ka marrë dritën jeshile nga FIFA për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që të jetë pjesë e kombëtares greke. Futbollisti i Olympiacos ka marrë vëmendjen e mediave greke, duke u konsideruar si një prej afrimeve më të rëndësishme në përfaqësuesen e tyre. 20-vjeçari, vlera e të cilit llogaritet mbi 2 milionë euro, ka luajtur këtë edicion në 21 ndeshje me Olympiacos në kampionat, duke spikatur teksa ka shënuar edhe një gol ndërsa konsiderohet si një potencial për përfaqësuesen helene. Në mediat greke trumpetohet fakti se lojtari tani do të presë vetëm ftesën e trajnerit të Greqisë. Ndoj…

Read More

E ardhmja e inteligjencës artificiale është vënë në vëmendjen e shumë debateve mes teknologjistëve dhe politikbërësve. Ish CEO i Google, Eric Schmidt ka deklaruar se AI mund të përbëjë një rrezik ekzistencial dhe qeveritë duhet të mësojnë sesi të parandalohet keqpërdorimi i saj nga njerëz të këqij. ChatGPT, roboti me AI që u bë viral vitin e kaluar, ka shtuar interesimin për inteligjencën artificiale, ndërsa kompani të mëdha në mbarë botën po kërkojnë të lançojnë produktet e tyre rivale. Duke folur për Samtin e Këshillit të CEO-ve në Londër organizuar nga The Wall Street Journal, Schmidt tha se shqetësimi i…

Read More

Një përleshje e madhe që përfshiu shumë njerëz shpërtheu gjatë marrjes së bagazheve brenda Aeroportit Ndërkombëtar O’Hare të Chicagos, sipas një videoje publikuar në rrjetet sociale. Dy persona u arrestuan pas përleshjes në të cilën udhëtarët u panë duke u goditur me grushte, tërhequr flokët dhe u rrotulluar në dysheme në një zonë pranë një karuseli për marrjen e bagazheve, sipas pamjeve të postuara në Twitter. Përleshja masive u nxit nga një debat mes pasagjerëve që po zbrisnin. Sent in video of a brawl this morning at O'Hare International Airport.#Chicago pic.twitter.com/AiiLrobUk8— 16th & 17th District Chicago Police Scanner (@CPD1617Scanner) May…

Read More

Në prag të rikthimit në normalitet të punimeve të Kuvendit, në radhët e opozitës kanë nisur edhe mbledhjet e deputetëve, të ndara tashmë në dy seli, atë të PD-së ku mblidhet grupi i ish kryeministrit Sali Berisha dhe në një nga ambientet e marra me qira pranë kryesisë së Kuvendit ku mblidhet PD-ja zyrtare. Ish kryeministri Berisha ka denoncuar sërish sot manipulimin e zgjedhjeve, teksa në mbledhjen e thirrur prej tij merrnin pjesë 14 deputetë. Mësohet se për arsye personale nuk kanë qenë të pranishëm Flamur Noka dhe Isuf Çela. Ndërkohë, në mbledhjen e thirrur nga kryetari i ri i…

Read More

Gjermania duhet të investojë më shumë në burimet e energjisë së ripërtërishme dhe të largohet nga lëndët djegëse fosile, porositi Komisioni Evropian më 24 maj. Komisioni, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, këshilloi ekonominë më të madhe në Evropë që të reduktojë më tej varësinë e saj ndaj lëndëve djegëse fosile. Kjo kërkesë është në kuadër të disa rekomandimeve të politikave ekonomike, që janë pjesë e një analize më të gjerë që i është prezantuar shteteve anëtare të BE-së. Komisioni Evropian theksoi nevojën që qeveritë e BE-së të ulin mbështetjen për amvisëritë dhe bizneset sa i përket kostove të…

Read More

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Lulzim Basha shpjegoi dhe arsyet se përse u shkëput përkohësisht nga jeta aktive në politikë, duke u shprehur se donte t’i jepte një shans bashkimit të demokratëve. Ish-kreu i PD deklaroi se nuk është nga ata njerëz që i braktis misionet dhe shtoi se demokratët duhet fokusohen më shumë te hallet e qytetarëve dhe jo te debatet e brendshme. “Tërheqja para një viti u bë për të mos ushqyer përçarjen dhe për ti dhënë një shans bashkimit. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por nuk kam hequr dorë kurrë për t’i lënë njerëzit në…

Read More

Artan Fuga është shprehur se opozita pa Sali Berishën nuk i merrte dot ato vota që mori në 14 maj, por sipas tij, do të përfundonte si PD zyrtare e drejtuar nga Alibeaj. Komentet Fuga i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku “preku” disa nga problemet me të cilat u përball PD në zgjedhjet e 14 majit. Ai shtoi se ka ardhur koha për një lidership të ri të opozitës dhe sipas tij, Berisha duhet ta kuptojë këtë gjë. “Demokracia është luftë e përditshme e qytetarit për interesat e veta. Qytetarët po të duan të mos e bëjnë…

Read More

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Ronaldo Sharka ka vijon thumbat ndaj Nitës. Moderatori ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video nga momenti kur Nita shprehet gjatë një emisioni “Çfarë ka Elvana që nuk e kam unë? Pse mos me qenë unë Elvana?”, duke e ironizuar këngëtaren. “O Nita o pasha, fito Big Brother-in se bëmë shaka”, ka shkruar ai krahas videos. View this post on Instagram A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)

Read More

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar. Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi Firdeuss Berberi, 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria…

Read More

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Diola Dosti ka folur në lidhje me çiftin Kiara-Luiz. Teksa ishte e ftuar në “Breaking”, ajo e quajti nisjen e marrëdhënies së tyre si të nxituar. “Unë e kam thënë, mendoj se është i nxituar, sepse kam përshtypjen që një çift duhet të njihen shumë më shumë me njëri-tjetrin. Mbase shumë shoqëri që nisën aty, jashtë nuk kanë vijuar dhe ky është një indikator që tregon që jo çdo gjë që ndodh aty është reale. Njerëzit kanë shumë ngjyra dhe unë mendoj që partnerët duhet t’i njohin të gjithë ‘ngjyrat’ e njëri-tjetrit”, u shpreh…

Read More

Kryeministri Rama, teksa falënderoi Pandeli Majkon për punën e tij në Kukës zbuloi edhe momentin sesi e kishte pritur deputeti momentin kur Rama i kishte caktuar detyrën. “Kur unë Pandit i thashë do shkosh në Kukës më pa sikur do shkonte në internim. Nuk ke çfarë mendohesh i thashë do shkosh në Kukës. Nuk foli, pastaj në darkë më çoi mesazh: Ore Edi seriozisht e ke ti? Unë i thashë: Mendova se më shkrove nga atje. Përtej shakave, shumë faleminderit Pandi.”- tha Rama.

Read More