Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kavajës, ku ka mbetur e dëmtuar një 25-vjeçare. E reja po kalonte në vizat e këmbësorëve, teksa një automjet e ka përplasur. Paraprakisht mësohet se gjendja e të resë është jashtë rrezikut për jetën ndërsa në vendngjarje ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Author: tirana
Dea Mishel ka rrëfyer se pasi ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP mësoi se familjarët e saj kishin marrë mesazhe kërcënuese. E ftuar në “Wake up”, ajo tregoi edhe një rast që i kishte ndodhur në rrugë. Sipas saj, tre burra ishin duke e ndjekur, teksa shtoi se sjellja e tyre iu duk sikur kishin diçka pa sqaruar me të. “Unë kam marrë kërcënime më shumë se të gjithë në momentin e nominimit. Prindërit e mi merrnin kërcënime, ‘të di shtëpinë’, ‘dua të të vras’… Edhe kur dola më ndoqën disa njerëz dhe sikur kishin ndonjë muhabet të…
Rritja e pagave për institucionet do të jenë në fokus të diskutimeve në seancën plenare të ditës së nesërme. Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se duhet lënë jashtë diskutimeve politika dhe të gjithë të fokusohen te llogaritë. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, Braçe thotë se qëllimi në të vërtetë është te punonjësit ose thënë ndryshe shërbyesit e shtetit, për të cilit po bëhet revolucion. Sipas Erion Braçes, qeveria është përqendruar te rritja e pagave për pozicionet ku ka probleme si mjekët që po largohen nga vendi pasi jashtë shtetit i ofrohet pagë…
Fjoralba Ponari ka reaguar pas vrasjes së 28-vjeçares shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj pak ditë më parë në Gjermani. Moderatorja shkruan se i ka hyrë frika për të sjellë në jetë një vajzë. “Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”, shkruan moderatorja.
Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e ‘Big Brother VIP Albania’. Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i rënë me X fotos së Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë. ‘Kisha lënë diçka pa bërë’- thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos. Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët që u eliminuan apo larguan nga gara. E mesa duket për Luizin nuk u bë kjo në momentet e para, pasi i kishte kapur euforia e më pas festat. Mbetet…
Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se do ta mirëpriste caktimin e Jorida Tabakut të krye të PD pas dorëheqjes së tij. Ai theksoi se do të ishte dakord me Tabakun në krye të PD për hir të anormalitetit në të cilën gjendet sot partia dhe me qëllimin e vetëm riorganizimin sa më shpejt të saj. “Nuk kam votuar për bardhin është se nuk kam qenë në mbledhje. Dua që statuti të respektohet. Sipas rregullores se grupit parlamentar duhet të jetë kryetari i partisë që të caktojë kreun e grupit. Kryetar…
Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në kuadër të bashkëpunimit me QNOD dhe rojën bregdetare, për kontrollin e vijës bregdetare, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf në pronësi të shtetasit G. G., sepse ky shtetas nuk e kishte regjistruar mjetin lundrues sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020. Për këtë shkelje, shtetasit G. G. iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj. Gjithashtu, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave të përbashkët me Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, “Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit…
49-vjeçarja M. Kristo është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e saj në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë të Kolonjës. Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se ka qenë vëllai i saj, i cili më 20 Prill ka deklaruar se ka humbur kontaktet me viktimën, ditë kur 49-vjeçarja ishte larguar nga banesa. Nga po të njëjtat burime, mësohet se M. Kristo kishte probleme të shëndetit mendor. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49-vjeçares.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pas mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se PD do të nisë një tur dëgjese me demokratët. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në një fazë konsultimi. ‘Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë…
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj iu është bashkuar komenteve pas vendimit për rritjen e rrogave të ligjvënësve shqiptarë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se ka një gabim gati folklorik sa i takon figurës së deputetit, pasi ky i fundit nuk mund të jetojë vetëm me kauzën si në regjimin socialist. Mes të tjerash Gjekmarkaj tha se kjo gjë krijon komplekset, dhe se deputetët shpesh herë kanë pranuar që të jenë pjesë e lojës së lidershipit. Sipas Gjekmarkajt, ka një kategori e deputetëve e ka të domosdoshme rrogën në fund të muajit. Gjekmarkaj tha se rroga duhet të…
Parlamenti pritet te miratoje neser dy projektligje, qe jane pjese e reformes se pagave, me e madhja qe do te aplikohet deri me sot. Behet fjale per rritjen e pagave te te gjithe administrates publike, ku perfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do te perfitojne 130 mije punonjes. Pagat do te rriten gjate ketij viti dhe vitit te ardhshem, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro. Bashke me administraten do te rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati per dyfishimin e tyre. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision per rritjen e…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar në SPAK drejtorin e Kadastrës së Fierit Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë. Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh. Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i Kadastrës Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.