Ditën e sotme, Gazment Bardhi, ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike zyrtare, në selinë e re. Të pranishëm në këtë mbledhje janë 18 deputetë: Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Jorida Tabaku, Qani Xhafa, Bledion Nallbati, Ferdinand Xhaferraj, Zheni Gjergji, Andia Ulliri, Merita Bakiu, Flutura Açka dhe Eralda Bano. Kjo mbledhje vjen disa ditë pas dorëheqjes së kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për shkak të rezultatit që kjo forcë politike pati në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Author: tirana
Arno Dübel, njeriu që njihej si “i papuni më i famshëm”, ka ndërruar jetë Gjermani, në moshën 68-vjeçare. Dübel vdiq në një spital të Hamburgut dy javë më parë, sipas mediave gjermane. Për gati 50 vjet, ai nuk punoi dhe jetoi në kurriz të shtetit. Ai tha se i ka pëlqyer kjo mënyrë jetese, prandaj në vitin 1976 nuk e ka vazhduar më shkollën dhe se sigurimet shoqërore i paguajnë qeranë dhe shpenzimet e jetesës. 20 vite më parë ai u bë i famshëm me deklaratën; “Të gjithë ata që punojnë janë budallenj” dhe shpeshherë ishte i ftuar në emisionet…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha iu është drejtuar deputetëve duke ju thënë se duhet me urgjencë të përgatisin kërkesën për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 14 Majit. Kryetari i PD-së, Berisha e quan procesin zgjedhor të 14 Majit “farsë” dhe e cilëson si më të turpshmen në historinë e Europës. “Komisioni hetimor do i nxjerrë të gjitha këto. Të gjitha këto janë të dokumentuara, se si kanë vepruar këta bosë nëpër burgje për të siguruar votat nëpër burgje”,-tha Berisha.
Këtë të mërkurë, Sali Berisha ka mbledhur grupin e Rithemelimit duke i dhënë mesazhin se duhet të përgatitet me urgjencë kërkesa për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet lokale, ku PD-ja pësoi një humbje të thellë. Berisha i cili nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve pretendon se qeveria “Rama 3” do të bindë shqiptarët se fajin e ka Berisha, dhe se sipas tij, në zgjedhje janë dhënë zarfe me vlerë 50 mijë lekë për 670 mijë njerëz. “Propaganda qeveritare ia doli. 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë. Manja tha se çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë. Për ata të burgosur shqiptar që nuk do të japin pëlqimin e tyre, s’do të ketë transferim. “Ne kemi një marrëveshje të arritur me Britaninë e Madhe për transferimin e të dënuarve. Marrëveshja ka si qëllim kryesor që këta shtetas shqiptar ta vuajnë pjesën e vuajtjes së dënimit pranë familjarëve dhe të…
Sot u dha lajmi për rikthimin në politikë të Lulzim Bashës, në një kohë që PD-ja zyrtare është pa kryetar.“Çdokush ka të drejtë të kandidojë, në një parti që është vërtet demokratike. Këtë e vlerëson vetëm anëtarësia me votim të rregullt, të ndershëm”,-tha ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kur u pyet nga gazetarët nëse do të kanidojë Lulzim Basha për kreun e ri të të djathtëve. Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike e drejton Gazment Bardhi, i cili është edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë. Përpos Alibeajt, ka pasur deputetë si Saimir Korreshi që kanë deklaruar se Basha, Berisha…
Këtë mërkurë, Këshilli i Ministrave ka marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me çështjen e pronave. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se prona që është e lirë do t’u kthehet ish-pronarëve, kurse për atë që është e zënë do të ketë dëmshpërblim. “Kemi kaluar dy vendime të rëndësishme që i hapin rrugë zgjidhjes përfundimtare procesit të kompensimit të pronave në Republikën e Shqipërisë. Në kuvend miratuam disa ndryshime të ligjit për trajtimin e pronës. Me këto dy vendime sot, kompletojmë paketën ligjore dhe procesi i njohjes së të drejtës së pronës dhe i shpërblimi financiar për ata do…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 21-vjeçare me iniciale D.M ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Nr.13 në Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Milena Deraj, 30-vjeçe është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi që Verracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel. Milena Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së…
Këtë të mërkurë, Komisioni Qëndror Zgjedhor miratoi shpërndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive: Peqin, Has, Kukës, Vau Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec. KQZ vendosi dhënien e mandatit të Kryebashkiakut për Bukurosh Maçi, i propozuar nga PS në Bashkinë e Peqinit. I dha mandatin Miftar Dautit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Has. Po ashtu, edhe Safet Gjicit të propozuar nga PS, në Bashkinë e Kukësit. KQZ po ashtu vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë për Kristian Shkrelin, të propozuar…
Qeveria e Katarit i ka miratuar një grant 11 milionë euro Bashkisë së Tiranës për realizimin e sheshit fundor në Bulevardin e Ri. Lajmin e mirë e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri. “Sot kemi marrë një super lajm të mirë nga nga Katari, për të cilin i shpreh mirënjohjen time Emirit të Katarit, Shkëlqesisë së tij Al Thani, por edhe mikut tonë, ambasadorit Al Marri. Qeveria e Katarit na ka akorduar një grant prej 11 milionë eurosh për sheshin përfundimtar te “Bulevardi i Ri”, një shesh që do të…
Suella Braverman do të mbetet në postin e saj si sekretare e Brendshme e Britanisë së Madhe pasi kryeministri Rishi Sunak, bëri të ditur se një hetim i mëtejshëm nuk është i nevojshëm. Në letrën e tij drejtuar sekretarit të brendshëm, kryeministri Rishi Sunak bëri të ditur se ishte konsultuar me këshilltarin e tij të pavarur të etikës, Sir Laurie Magnus, i cili këshilloi që të mos kryhen hetime të mëtejshme. Sunak u përball me presionin për të ndërmarrë veprime ndaj Braverman pasi “Sunday Times” raportoi dyshohet që ajo u kërkoi nëpunësve civilë të organizonin një kurs privat për të…