Në skenën politike të Partisë Demokratike duket se po rikthehet ish-kryedemokrati Lulzim Basha. Ai do të zhvillojë një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë. Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen pas rezultatit drastik që mori në zgjedhje. Ai la edhe postin si kreu i grupit parlamentar i PD-së, që tashmë ka kryetar të ri deputetin Gazment Bardhin.
Author: tirana
Me ftesë të Presidentit të Italisë Sergio Mattarella, Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali në datat 26-27 maj 2023. Më 26 maj 2023, Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti italian dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle. Në qendër të bisedimeve do jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik. Gjatë qëndrimit në Romë, Begaj…
Habib Rexha u dorëzua pas vrasjes që kreu në Kavajë, ku i mori jetën Arjan Gosës, në sytë e të atit të moshuarit. Ndërsa sot Policia e Shtetit ka gjetur edhe pistoletën. Ka qenë pikërisht 31-vjeçari ai që ka treguar se ku e kishte fshehur armën. Habib Rexha ka treguar se pak pas ngjarjes i ka lënë me qëllim në këtë zonë, si makinën dhe armën, që të humbte gjurmët. Gosa u vra të dielën dhe u qëllua me plumb në kokë në sy të babait të tij, me të cilin kishte dalë për të pirë një kafe. Më pas…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nisur këtë të mërkurë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku së bashku me Përfaqësuesen e Përhershme të SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, do të drejtojë takimin informal të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Arria Formula), si dhe do të mbajë fjalën e saj në emër të Shqipërisë. Takimi i cili do të mbahet më datë 25 Maj, titullohet “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” dhe synon të fokusohet tek rëndësia e trajtimit të sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit…
I shumkërkuari Laert Haxhiu u arrestua ditën e martë në Janinë, dhe sipas mediave greke, oficerët e policisë arrestuan një person me rrezikshmëri të lartë pas një ndjekje aventureske si nëpër filma mbrëmjen e së hënës. Makina në tentativë për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke thotë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që BMW X5 përplasur bordurën. Nga hetimi i drejtorisë së policisë së Janinës rezultonte se personi që u arrestua ishte Haxhiu, i cili kërkohej…
Nga: Roland Bejko Edhe pse falenderimet dhe mirënjohjen time për të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që më mbështetën në fushatë elektorale për Tiranën, e kam shprehur publikisht në televizione, si dhe me telefonata të personalizuara, gjej edhe njëherë rastin që t’i falënderoj sërish bashkëpunëtorët e mi të afërt, anëtarët e shtabit elektoral, grupin mediatik, hartuesit e programit për Tiranën, dhe veçanërisht, deputetët dhe ata kryetarë të Degëve të Tiranës që kanë mbajtur mbi shpatullat e tyre gjithë barrën e rëndë për përballimin me sukses të situatës së vështirë ku gjendet PD prej kohësh, e që më shoqëruan në takimet…
Bota ka një kuzhinier maratonomak të ri. Hilda Baci ndezi vatrat e sobës në 11 maj, në orën 4 pasdite dhe gatoi pa pushim për 100 orë radhazi, duke përfunduar në 15 maj. E reja nga Nigeria, kishte si qëllim që të thyente rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Lata Tonton, me 87 orë e 45 minuta. Rekordi i ri u vendos në Lagos të Nigerisë dhe kuzhinierja gatoi qindra vakte. Çdo orë, Baci kishte vetëm 5 minuta pushim. Në iniciativën e saj ajo u shoqërua nga miq, personazhe të famshëm vendas dhe zyrtarë qeveritarë.
Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këto ditë me ndërhyrjet në mënyrë kapilare nëpër lagje për përmirësimin e infrastrukturës. Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në kryeqytet u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në zona të ndryshme si rrugët “Ligor Lubonja”, “Danish Jukniu”, “Ilia Papanikolla”, “Bubulina”, “Fadil Hadushaj”, Blloku i Nj.A.nr.4, “Shyqyri Bërxulli”, “Him Kolli”, “Llazi Miho”. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar banorët se këtë mandat një vëmendje të veçantë do të marrin ndërhyrjet nëpër lagje, për të çuar asfaltin gjer në shtëpinë më të largët.
Hektor Dyrmishi është arrestuar nga policia në Berat, pasi qëlloi me armë zjarri në Lapardha. Në hetim është vënë edhe shoku i tij. “Qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, në një rrugë të fshatit Lapardha, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga 34-vjeçari me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Procedohet penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër, nga automjeti”. Njoftimi i plotë Finalizohet në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, operacioni policor i koduar “Mesnata”, për…
Ndaj Mario Balotellit rëndonte një akuzë e bërë në vitin 2018 nga një vajzë nga Bassano, me të cilën lojtari konfirmoi se kishte pasur marrëdhënie konsensuale. Vajza 22-vjeçare u kishte thënë karabinierëve se ishte dhunuar nga Baloteli në Nice në gusht të vitit 2017, kur futbollisti luante në qytetin francez. Sulmuesi ishte regjistruar gjithashtu në regjistrin e të dyshuarve nga zyra e prokurorit të Brescias (çështja u mbyll më vonë). Më pas, avokati Imparato e ka kërcënuar futbollistin se do ta shiste lajmin në gazeta dhe në këmbim të heshtjes i kërkoi 100 mijë euro. Në atë moment, Baloteli ka…
Një nga banoret më të bujshme të “Big Brother Albania vip 2”, aktorja Olta Gixhari ka publikuar një video në instastory-n e saj, teksa sqaron zërat mbi blerjen e mundshme të ndjekësve të saj. Ajo shprehet se lajmet janë krejtësisht të rreme teksa fton të gjithë ata që dyshojnë të shikojnë videon ku ajo ka treguar të gjitha të dhënat e saj personale mbi numrin e ndjekësve të arritur, numrin e atyre që nuk e ndjekin por vetëm i shikojnë profilin etj. “Kam lexuar disa lajme që unë kam blerë followers në rrjetin tim social Instagram ,dhe kjo nuk është…
Xylazine, një drogë e re që i shndërron përdoruesit në “zombi” dhe ka efekte të rënies së lëkurës, ka mbërritur edhe në Evropë, pasi u përhap masivisht në qytetet amerikane. Është Britania e Madhe, vendi ku është regjistruar viktima e parë nga përdorimi i kësaj droge, me Karl Warburton, një punonjës fabrike që vdiq majin e kaluar nga efektet e ksilazinës së kombinuar me droga të tjera, duke përfshirë heroinën, fentanilin dhe kokainën. Kjo shënon herën e parë që droga, e njohur shpesh si ‘tranq dope’, është gjetur jashtë Amerikës së Veriut.