Habib Rexha ka folur para policisë disa orë pas vetëdorëzimit si autor i vrasjes së Arjan Gosës dy ditë më parë në një lokal në Kavajë. Ai ka thënë se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë bashkë me shokun e tij në kinkaleri dhe ka parë që shënjestra ishte ulur në lokal. Pasi është larguar për 30 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka lënë automjetin dhe ka ecur në këmbë në drejtim të tij. Rexha ka thënë se përballja me të ka qenë e rastësishme dhe vrasjen e ka kryer nga gjaknxehtësia. Ai ka mohuar që shoku…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Librazhd, tek Kthesat e Murrashit. Një furgon ka dalë nga rruga duke u përplasur në pengesën anash rrugës. Nga aksidenti nuk ka viktima, por ka sjellë problematika në lëvizjen nga pika e aksidentit.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimit dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023. Rrogozhinë, 30 votat që bënë diferencën Në Rrogozhinë koalicioni Berisha – Meta ankimon rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave.Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore…
Meta është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqmenaxhim të të dhënave personale të përdoruesve gjatë transferimit të tyre mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është gjoba më e madhe vendosur ndonjëherë nën ligjin Evropian për mbrojtjen e të dhënave GDPR. Meta thotë se do të apelojë kundër këtij vendimi, të cilin e quan të padrejtë dhe panevojshëm. Në vëmendje të këtij vendimi janë klauzolat kontraktuale standarde për zhvendosjen e të dhënave mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Këto kontrata ligjore, përgatitur nga Komisioni Evropian, përmbajnë masa të cilat sigurojnë se të dhënat e transferuara do të mbrohen kur dalin…
Nëse nuk marrin miratimin e saj për diçka, ata nuk ecin përpara. Ata ndihen të detyruar të pyesin për gjithçka. Ata nuk marrin asnjë vendim apo iniciativë dhe kryejnë çdo urdhër të gruas së tyre pa u menduar. Nga njëra anë kanë frikë prej saj, por nga ana tjetër, nëse e mendojmë, e duan aq shumë sa thjesht nuk i kursejnë asgjë dhe duan ta mbajnë të kënaqur. Le të shohim se cilët tre burra të zodiakut po i referohemi: GAFORRJAPër burrin Gaforre në radhë të parë është familja e tij. Ai është tipi i burrit që do të vendosë…
Ekstremisti grek Babis Karathanos ishte në krye të protestës së zhvilluar të martën para ambasadës shqiptare në Athinë në mbështetje të Fredi Belerit. Karathanos është i shpallur non grata në Shqipëri për thirrje antishqiptare. Ai u ndalua të hynte në Shqipëri në 2019, për 1 vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas. Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë, një oficer dhe një pjesëtar i FA i cili u ekzekutua në vendroje. Karathanos arrestohet një…
Eliona Pitarka ka krijuar në llogarinë e saj të “Instagram” një komunitet të vogël, ku ndan sfidat e prindërimit, por edhe përjetimet personale. Së fundmi, ajo ka publikuar disa fragmente nga një libër që po lexon, ku flitet për ndikimin e të qarës së tejzgjatur të fëmijës në zhvillimin e tij psiko-emocional. Shpeshherë dëgjojmë nga gjyshet dhe mamatë shprehjen “Lerë të qajë se pushon vetë”, pa e ditur që ky veprim, si dhe ndërhyrje të tjera, mund t’i shkaktojnë stres. Kjo është arsyeja pse Eliona kërkon që mamatë e reja ose jo të heqin dorë së besuari këto mite dhe…
Nga Lutfi Dervishi Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen. Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake. Ai kallzoi menjëherë tek kolegët vlerësimin qesharak që i bëhej deputetëve të një vendi aspirat për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Me rritjen e pagës, deputetët do…
Kina po përgatitet të përballet me një valë të re të Covid-it , e cila do të arrijë kulmin e saj në fund të qershorit, me 65 milionë raste në javë. Këtë e pretendon Zhong Nanshan, i konsideruar si eksperti kryesor për sëmundjet e frymëmarrjes në vend dhe i cituar nga Global Times. Zhong zbuloi gjithashtu se dy vaksina të reja për të luftuar variantin Xbb do të dalin në treg së shpejti dhe shtoi se ndoshta tre ose katër të tjera do të miratohen së shpejti. “Ne jemi përpara vendeve të tjera në zhvillimin e vaksinave më efektive”, tha…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u shpreh se kandidatët e tjerë që garonin në 14 maj për Bashkinë Tiranë e kanë pasur problem të përballeshin me të në debat. Në një intervistë për “Panorama Tv”, ai theksoi se kjo gjë duhet zgjidhur me ligj dhe se kandidatët duhet të përballen të paktën një herë gjatë fushatës me kundërshtarin në debat publik. “Unë do të doja shumë që të kishte një debat mes kandidatëve përpara zgjedhjeve. Kam përshtypjen që kjo duhet zgjidhur me ligj. Kandidati duhet të jetë i detyruar që të përballet me rivalët, të ulen të paktën 1…
Dedektivja private Shkenda Lili ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku ka folur për rastet e tradhtisë në vendin tonë. Ajo deklaroi se në eksperiencën e saj, shumica e çifteve shqiptare, edhe pasi marrin vesh tradhtinë nuk ndahen. Ajo shprehu keqardhje për ato gra që përveç tradhtisë, vazhdojnë të qëndrojnë në një familje ku ka dhe dhunë. “Jo gjithmonë shkojmë drejt ndarjes, në eksperiencën që kam, çiftet nuk ndahen. Më vjen keq ta them sepse kur diçka ka shkaur aty ku… ka marrë fund, duhet t’i japin drejtim. Por sidomos femrat shqiptare, që unë jam femër…
Një orë, që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të Dinastisë kineze Qing, është shitur për një çmim rekord prej 6.2 milionë dollarësh në një ankand në Hong Kong më 23 maj. Një koleksionist aziatik, me banim në Hong Kong, thirri në telefon dhe bleu orën e rrallë të kompanisë, Patek Philippe, që i përkiste perandorit Aisin-Gioro Puyi, bëri të ditur shtëpia e ankandeve. Jeta e perandorit kinez, Aisin-Gioro Puyi, është paraqitur në filmin që ka fituar Oscars, të titulluar The Last Emperor. Çmimi real i shitjes së orës është 5.1 milionë dollarë, ndërkaq pjesa tjerë e vlerës…