Një 26-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Besnik Hidri” në kryeqytet. I riu me inicialet E.H. është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. “Më datë 23.05.2023, në rrugën “Besnik Hidri”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Arrestohen dy autorët e një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë. 2 bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet. Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec. Të rinjtë u kapën menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me…
Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni. Të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara. Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve. Meloni, e cila vizitoi të dielën zonat e prekura, të martën mblodhi kabinetit qeveritar për të miratuar paketën e ndihmës. Ajo tha se…
Habib Rexha, autori i akuzuar i vrasjes së 48 vjeçarit Arian Gosa në një lokal në Kavajë, është vetëdorëzuar ditën e sotme në komisariatin e policisë së Kavajës. Para se t’u dorëzohej autoriteteve, 31-vjeçari realizoi një video në të cilën shfaqej pranë babait të tij, teksa njoftoi se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve. “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai. Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve…
Ronaldo dhe Bledi nuk e kanë pritur mirë deklaratën e Nitës për ta teksa ajo foli për aventurën e saj në Big Brother VIP Albania në një intervistë për “Prive”. Pyetjes se kush e meriton një nominim të përjetshëm, Nita iu përgjigj duke thënë dy emra, atë të Bledi Manes dhe Ronaldo Sharkës. Pas intervistës, Ronaldo ka nisur të përdorë ironi ndaj këngëtares. “E more vesh Bledi Mane?”, është shprehur ai në Instagram duke ndarë sekuencë nga intervista. Ndërkohë, Nita nuk e ka lënë pa një përgjigje Ronaldon.
Është vetëdorëzuar në polici Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës. Mësohet se Rexha u dorëzua me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjarëve. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Arian Gosa ishte së bashku me babanë e tij duke konsumuar kafe në një lokal në Kavajë, kur u qëllua për vdekje nga 31-vjeçari Habib Rexha.
Ky dokument i deklasifikuar shërbimit sekret amerikan, konfirmon se në vitin 1995, Presidenti i kohës, Sali Berisha ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Madje në raportin e CIA_s të siguruar nga ABC Neës nënvizohet se në prag fushate, Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për cështjet etnike, duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët. Dokumenti i CIA-s studion mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha. Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë të cilëve ju…
Shqiptarja, Bleona Tafallari e cila u arrestua dy vite më parë në Itali, pasi akuzohej për vepra terroriste, është dënuar me 4 vite vite vite burg nga Apeli në Milano. Mediat vendase shkruajnë se e reja shqiptare ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”. Ajo ishte e martuar me Përparim Veliçin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur. Në Shkallën…
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luarzë, Velipojë, në banesën e çiftit, ku i riu ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Laert Haxhiu u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin me inicialet Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, per te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Orgest Bilbili , Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e…
Qytetaret e Kosovës vijojnë konsumin e lartë të produkteve serbe. Statistikat e Tregtisë së jashtme të Mallrave citojnë se Eksporti i mallrave muajin e kaluar kapi vlerën e 67.2 milionë Eurove, ndërsa importi 448.2 milion Euro, ku ka shënuar rritje importi i mallrave nga Serbia. Në total mallrat serbe zënë 6.1 perqind të eskporteve, me një vlerë prej mbi 27 milionë eurosh. Në vitin 2022, Kosova ka importuar mallra në vlerë 371.6 milionë euro nga Serbia, e cila, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i vendit në këtë aspekt. Për t’i ulur…
Si njerëz, ne të gjithë kemi dëshirat tona unike kur bëhet fjalë për aktivitetin seksual. Ndërkohë që disa mund të preferojnë veprime ose pozicione të caktuara, të tjerët mund pëlqejnë një qasje tjetër. Megjithatë, ka disa gjëra të rëndësishme që një grua mund t’i pëlqejë vërtet në shtrat, të cilat shpesh anashkalohen. Së pari, fuqia e paralojës nuk mund të nënvlerësohet. Mos hyni drejt e në temë. Ndizeni atmosferën. Për shembull, pak muzikë e mirë mund të të ndryshojë humorin si edhe të ndihmojë në krijimin e një atmosfere më të qetë, që i lejon të dy partnerët të shijojnë plotësisht momentin. Së…