Author: tirana

Arrestohet në Janinë Laert Haxhiu, autori i dyshuar i masakrës së Lushnjës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Burime zyrtare bënë me dije se arrestimi ndodhi në Janinë nga Policia greke. Mësohet se 31-vjeçari u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç. Haxhiu është i akuzuar për vrasjet e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ndodhur 6 vite më parë në qytetin e Lushnjes. Në vitin 2017 Gjykata e Lushnjës, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi…

Read More

Los Angeles Lakers u mposhtën 4-0 në serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit nga Denver Nuggets, pavarësisht një performance të shkëlqyer të LeBron James, i cili në moshën 38-vjeçare realizoi 40 pikë, kapi 10 topa në tabelë dhe dha 9 asist në ndeshjen e katërt. Pas ndeshjes, ylli i Lakers shokoi fansat duke thënë se po mendon tërheqjen nga basketbolli. “Ishte një udhëtim i bukur këtë sezon, por nuk mund ta konsideroj sezon të suksesshëm, pasi unë luaj vetëm për të fituar tituj. Jam i trishtuar kur shoh që nuk jam i aftë për të shkuar në Finale”, tha…

Read More

Babai i Arian Gosës që u vra me një plumb në kokë në Kavajë, ka dhënë dëshminë e tij në polici. Autori i ekzekutimit, Habib Rexha ndodhet ende në arrati. I moshuari ka dhënë një dëshmi të shkurt para grupit hetimor, duke theksuar se kishin menduar se historia e 29 marsit ishte mbyllur. Ai është shprehur gjithashtu, se e kishte diskutuar me anëtarët e familjes ngjarjen dhe kishin menduar se kjo histori ishte mbyllur duke qenë se kishin dy viktima. Me tej ka shtuar se e ka parë autorin që ka ardhur në drejtim të djalit të tij, ka ngjitur…

Read More

Të gjitha vajzat janë të prirura pas modës e markave më të mira, e sigurisht që ku tjetër veç këtyre do përplaseshin edhe Sarah me Kiarën. Kiara pas daljes nga BB VIP mban kudo me vete një cantë Jacquemus në ngjyrë kafe, madje edhe në koncert ka dalë me të. Por duket se të njëjtën cantë ka edhe Sarah Berisha.

Read More

Dramat post-Big Brother vazhdojnë. Nita Latifi dhe Bledi Mane, ndryshe nga qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, nuk kanë raportin më të mirë jashtë saj, përkundrazi kanë shpërthyer ndaj njëri-tjetrit. Në një intervistë për “Prive”, e pyetur se çfarë i kishte bërë përshtypje pasi doli nga shtëpia, këngëtarja foli për Bledin. “Jam habitur pak prej Bledit dhe deklaratave të tij që i ka thënë kur ka dalë jashtë. Kanë qenë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favorin e tij”. Në vijim, këngëtarja la të nënkuptuar se e kishte fjalën për deklaratat e Bledit ku…

Read More

PSG këtë verë pritet të bëjë ndryshime të shumta në skuadër. Nuk është vetëm Lionel Messi që do t’i japë duart klubit parisien, por me shumë gjasa dhe Neymari. Braziliani pritet të nisë një aventurë të re për të vazhduar karrierën e tij në Premier League. Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, klubi i ri i sulmuesit 31-vjeçar do të jetë Manchester United. “Djajtë e kuq” tashmë kanë nisur bisedimet me kampionët e Francës për shërbimet e 10-shit të ekipit. Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar shitjen e ish-sulmuesit të Barcelonës drejt Anglisë. Sulmuesi brazilian ka pësuar një dëmtim dhe e ka mbyllur…

Read More

Këtë të martë në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera, u mbajt një seancë dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjatë vitit 2022. Deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti një shqetësim që shkaktoi jo pak të qeshura në sallë. Për të telefonat që bëjnë kompani të ndryshme që bëjnë promocione për dyshekë, është diçka shqetësuese. Deputeti demokrat duket se ka dalë në përfundimin se këto kompani përpos numrit të telefonit, kanë akses në të dhëna të tjera demografike të qytetarëve,…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal. Ata shoqëroheshin në këtë takim nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Begaj përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizitat e shumta kohët e fundit, jo vetëm nga zyrtarë të administratës amerikane të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, por edhe të përfaqësuesve të dy dhomave të Kongresit, janë shprehja më e mirë e kësaj vëmendje në rritje. Begaj vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e…

Read More

Sot në Athinë do të mbahet një protestë mbështetëse për Fredi Belerin. Unioni i Himariotëve ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë. Arrestimin e tij Unioni i Himariotëve e cilëson si të padrejtë. Përmes një deklarate zyrtare, shoqata fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe grekë t’i bashkohen protestës përballë ambasadës shqiptare në Athinë, në orën 18:00 në adresën: Nr. 7 Vekiareli, Filothei. NJOFTIMI I PLOTË Protesta në Ambasadën Shqiptare ditën e martë më 23 maj në orën 18:00. Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin…

Read More

Nga Benet Beci Të nderuar bashkëqytetarë! Procedurat për të marrë zyrtarisht detyrën që ju më ngarkuat po ndjekin ecurinë e duhur ligjore. Duke më zgjedhur për kryetar bashkie të qytetit tonë, më keni vënë në pozita të forta përgjegjësie, e për këtë ju jap fjalën, që do të bëj të pamundurën për të qenë në lartësinë e duhur. Teksa kam nisur detajimet e bashkëpunimet, që shumë punë të mira të nisin me të ardhur në detyrë, ju siguroj se kam qenë shumë i vëmendshëm për ato që ju keni thënë. Kjo javë ka qenë e mbushur me biseda, mesazhe, telefonata,…

Read More

Bleona Tafallari u arrestua në nëntor 2021, pasi akuzohej për vepra terroriste. Sot është dënuar me 4 vite burg nga togat e zeza të Gjykatës së Apelit në Milano. Kur Tafallari u arrestua se ajo ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”. E reja gjithashtu ishte martuar me Përparim Veliqin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur. E radikalizuar që…

Read More

Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje. Këtë herë, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në Lagjen 12, në rrugët dhe rrugicat që lidhin zonën mes Freskut dhe Dajtit. Ai tha se për Bashkinë e Tiranës kryefjalë është vetëm puna, pavarësisht nëse është fushatë, festë apo fundjavë. “Jam shumë entuziast për faktin që vlon puna”, u shpreh ai. “Ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, puna duhet të vijojë dhe Tirana njeh vetëm një fushatë: është fushata e punës. Këto fushatat e tjera shkojnë e vijnë, pushimet shkojnë e vijnë, fundjavat shkojnë e vijnë, Viti i…

Read More