Author: tirana

Brian Johnson ka si synim kryesor që ta bëjë trupin e tij që të funksionojë një lloj me atë të një 18-vjeçari. 45-vjeçari, i cili e vuri pasurinë në mesin e të 30-tave kur shiti kompaninë e tij Braintree Payment Solutions në eBay për 800 milionë dollarë, pretendon se tashmë ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe konstruktin e një 18-vjeçari. Për t’u dukur më i ri, ai ka zbuluar se merr gjak nga djali i tij, për të siguruar transfuzion gjaku. Në një klinikë afër Dallasit muajin e kaluar, Brian Johnson, babai i tij 70-vjeçar dhe…

Read More

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka folur pas paraqitjes në SPAK këtë të martë në lidhje me denoncimet për krimet zgjedhore. Pjesë e grupit të Berishës, deputeti Noka tha për mediat se PD-ja ka bërë një mori padish në SPAK, teksa sot u thirr për dy çështje, atë të kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi dhe për aplikacionin Aktivisti. “Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në…

Read More

Në videon e cila u shpërnda gjerësisht, Erdogan refuzoi të pinte ujë nga truproja e tij dhe ia ktheu atë dhe më pas ia mori nga duart djalit të tij, Bilal Erdogan. Nuk u kuptua pse presidenti i Turqisë fillimisht refuzoi të pinte ujë, ndërsa mediat lokale thanë se çështja lidhej me një “masë sigurie” dhe disa aktivistë treguan se kjo ishte nga frika se mos i ndodhte diçka e keqe. Raportet e mediave lokale treguan se ajo është marrë gjatë pjesëmarrjes së Erdoganit në një aktivitet politik në provincën Hatay, në përgatitje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve praprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën një shtetas. Uniformat blu bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin E.Q është përplasur me automjetin tjetër i cili drejtohej nga një 55-vjeçar me ininciale SH.K, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën. Ndërkohë, pasagjerja e cila udhëtonte me 55-vjeçarin është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Nga Albert Vataj Nuk ka diskutim, se Shkodra, në zgjedhjet e 14 majit, ishte kryebeteja; e foltores për ta mbajtur me çdo kusht, dhe e rilindjes për ta marrë me çdo çmim. Pakkush ishte gati të vinte bast, se Edi Rama do ta humbiste këtë përballje. Por të gjithë do të ishin të mundur, nëse do të besonin, se PS, do të rrëmbente në Shkodër një fitore kaq impresionuese. Shkodra, bastioni i demokratëve, ndoshta nuk bëri mirë që tradhtoi të djathtën. Por shumë më keq bëri lidershipi demokrat, që shkeli me këmbë të gjitha parimet, mbi të cilat antikomunistët shkodranë…

Read More

Blendi Fevziu ka komentuar një reagim të kolegut të tij Arjan Çani, që shpërtheu ndaj tij në sharje vulgare pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke e quajtur ndër të tjera, “fantomas” dhe “këllirë”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu zgjodhi ta injorojë moderatorin, duke u shprehur se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë. Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për…

Read More

Strukturat për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative se në një lavazh në unazën e qytetit të Burrelit shpërndaheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Lavazhi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: L. H., 32 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte marrë me qira lavazhin; J. P., 39 vjeç, banues në Burrel, punëtor në këtë lavazh. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë…

Read More

Profesionet kanë ndryshuar shumë në një kohë të shkurtër, si reflektim i transformimit që po pëson bota që kur dixhitalizimi mori frenat e teknologjisë. Dhe kjo është arsyeja pse ofertat e punës po ndryshojnë. Disa oferta janë ëndërr për të rinjtë e zhytur në rrjetet sociale. Ubiquitous ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë. Domethënë, 1000 dollarë në ditë. Pas një kontrate të tillë të veçantë ekziston një shpjegim racional: kjo kompani kërkon të njohë tendencat e reja në internet. Kjo do t’i lejojë klientët e agjencisë në fjalë të jenë…

Read More

Të gjitha institucionet financiare në vend kanë afat deri më 31 Maj 2023, për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të raportueshme. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton institucionet financiare shqiptare detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”. Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi ky Ligj, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard) Për të luftuar…

Read More

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë. “Mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”. Borrell foli pas takimit të ministrave të shteteve anëtare dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Këshillin e Punëve të jashtme në Bruksel, ku u diskutua për situatën në rajon dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell u kërkoi shteteve që nuk kanë përshtatur politikën…

Read More

Në derën e SPAK-ut këtë të martë është paraqitur deputeti i PD-së, Flamur Noka. Kjo vizitë është në kuadër të denoncimeve që janë bërë për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku PD-ja pësoi një humbje të thellë dhe drastike.

Read More

Banka e Nivelit të dytë Raiffeisen Bank, nëpërmjet departamentit Raiffeisen Leasing SHA ka kërkuar që Gjykata e Lartë të heqë sekuestron për dy automjete luksoze në pronësi të bankës të cilat ajo i kishte dhënë me qira (leasing). Në vendimin e atashuar në këtë shkrim, shihet se Kolegji Penal ka argumentuar se si SPAK ashtu edhe Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm kanë vepruar drejt duke sekuestruar pasuritë e të afërmve të Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) pasi edhe qiratë e paguara janë me burime ende të pajustifikaura. Ndërkohë Raiffeisen Bank ka pretenduar të hiqet sekuestro pasi pronare e mjeteve…

Read More