Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, OIta Xhaçka ndodhet në Bruksel, ku është takuar me ministrat e Jashtëm të blloku, ku edhe thotë se ia ka bërë të qartë homologut grek, Nikos Dendias, se çështja e arrestimit dhe lënies në burg të Fredi Belerit, i përket drejtësisë. “E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re. Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe…
Author: tirana
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka informon se në fokus të takimit mes ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian zhvilluar dje në Bruksel ishte thellimi i dialogut për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, në kuadrin e rëndësisë gjithnjë e më të madhe që BE po na kushton në kontekstin aktual gjeopolitik. Në një prononcim për mediet, Xhaçka bëri me dije se u diskutua mbi nevojën e ruajtjes së unitetit evropian dhe mbështetjen…
Nga: Dritan Hila GJKKO la në burg Fredi Belerin, ish-kandidatin për kryebashkiak të Himarës, i zgjedhur me një diferencë për 17 votash. Kjo ka shkaktuar një valë protestash te Athina zyrtare. Ministri i Jashtëm i Greqisë Dendias takoi ministren Xhaçka dhe i kërkoi sqarime për këtë rast. Ministrja ia bëri të qartë se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës, e cila është e pavarur si pushtet. Por Dendias ka thënë se do ta ndjekë më tej këtë problem. Ajo që nuk kuptoj unë nervozizmi i Dendias, sepse bëhet fjalë për një krim që në Greqi dënohet me masa represive.…
Policia e Korçës ka vënë në pranga Selami Zyberin, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 28-vjeçari u kap pasi ndjekjeve nga policia në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec, pasi tentoi që të largohet me shpejtësi me një makinë, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip “Benz”, u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë rezultoi se 28-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan…
A ka gisht Rusia në shpërthimet që ndodhën përgjatë linjës së tubacionit të gazit “Nord Stream” më 26 shtator 2022? Duket se hetimet kanë marrë një kthesë të pabesueshme. Hetuesit gjermanë që merren me rastin kanë në dorë pista që mund të implikojnë Ukrainën me shpërthimet misterioze. Dyshimet mbeten konkrete pavarësisht aktivitetit të dyshimtë detar rus në zonë vetëm disa ditë përpara shpërthimeve ende të pashpjegueshme në tubacionet që u ndërtuan për të transportuar gaz nga Rusia në Gjermani. Shpërthimet e shtatorit të kaluar shkaktuan dëme të mëdha në tre nga katër tubacionet “Nord Stream”, të cilave iu deshën 15…
23-vjeçari Arsen Rama, person i arrestuar 3 vite më parë për mashtrim, është bërë shkak që Fredi Beleri të shkojë në burg. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati zbuloi se i riu është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj në policinë e Vlorës, duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro. Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio. “Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra…
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, thotë se shpreson që Presidenca suedeze e Këshillit të Bashkimi Evropian të ketë rezultate konkrete në bisedimet që po bën me anëtarët e tjerë të Unionit në lidhje me aplikimin e Kosovës për në BE. Sipas saj, ky shtet gjatë presidencës së saj është treguar i gatshëm për të çuar përpara kërkesën e Kosovës. “Ne shpresojmë që Presidenca suedeze të finalizojë bisedat që po zhvillon me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vijnë me një rezultat konkret, parashikimi se cili mund të jetë rezultati dhe kur nuk jam në gjendje të jap…
Trazira të dhunshme, makina që digjen dhe policë që përplasej fizikisht me protestues, janë regjistruar në kryeqytetin e Wells-it, Cardiff. Mediat britanike raportojnë se në drejtim të forcave të shumta të policisë që u angazhuan për të shuar revoltën që shpërtheu pak pas orës 18:00, janë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta. Incidenti ndodhi në Snowden, lagjia e Ely, ku grupi i personave të dhunshëm që mbanin të veshur kapuç të zinj përdorën edhe fishekzjarrët për të sulmuar policinë. Ngjarjet që çuan në këtë revoltë mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e Wells-it të Jugut njoftoi se oficerët…
Një uiski me shijen e sanduiçit të preferuar të Elvis Presley ka dalë në tregun amerikan. “Grain & Barrel’s Elvis Whiskey” ka lançuar uiskin “Midnight Snack”, që ka shijen e gjalpit të kikirikut, bananes dhe proshutës. Ideja për këtë pije erdhi nga sanduiçi me këto përbërës që “Mbreti” hante natën vonë.
24 vite më parë, forcat shtetërore serbe kryen Masakrën në Dubravë ndaj të burgosurve shqiptarë. Ngjarja alarmoi opinionin vendor e ndërkombëtar. Akti barbarë shpërfaqi edhe një herë mendësinë e regjimit të Millosheviçit. Media prestigjioze amerikane, “The New York Times”, në nëntor të vitit 1999 kishte publikuar një artikull të gjatë për Masakrën e Dubravës. Artikulli i plotë i “The New York Times”: Muret e larta me tulla të kuqe të burgut të Dubravës tregojnë pak. Ashtu si ndërtesat moderne të policisë jashtë, ato mbajnë shenja të dëmtimit të bombave nga sulmet e NATO-s në maj të këtij viti, por kjo…
Jani Rustemi ndërroi jetë në spital disa ditë më parë, pasi më herët ishte arrestuar për një tapet. Dje familja e tij mbajti një protestë para Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar drejtësi për këtë humbje. Toksikologu Alban Haxhi, thotë se të riut mund të i jetë dhënë metadoni si terapi zevëndësuese e heroinës, duke qenë se i riu ishte përdorues i kësaj të fundit. Më tej ai theksoi se përdorimi i tepërt i metadonit mund të shkaktoj vdekjen ose gjendjen e komës. “Metadoni përdoret si terapi zevëndësuese për të lënë heroinën. Ti kalon nga heroina që merret me shiringa,…
Në vend do të rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare dhe kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë mes me Greqinë fqinje, e cila sipas kreut të qeverisë është përkundur në djepin e një tradite të madhe. Në kuadër të javës greke, Nikos Vertis, këngëtari i njohur grek, vjen në një koncert madhështor më 25 maj në Tiranë, në stadiumin Air Albania. Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, ai është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e nisjes…