Author: tirana

Akuzat pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha i ka adresuar edhe për mediat. Gjatë mbledhjes së kryesinë e Rithemelimit, Berisha tha se synimi është të mbrojnë votën me dinjitet dhe rregulla, jo me armë e dhunë. “Mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Zotimi solemn e i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD nuk e nënkupton mbrojtje me…

Read More

Edhe në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në zgjedhjet vendore të 14 Majit, për herë të parë në histori, vota në vendin tonë u ble hapur. “Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj. Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet…

Read More

Më 24 maj 2023, në orën 21:16 me orën tonë, Toka duhet të marrë një sinjal që vjen nga Hapësira dhe që përmban një mesazh të koduar që duhet të interpretohet. Bëhet fjalë për një ngjarje në kuadër të projektit “A Sign in Space”, i kryer nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, që përfshin një sondë që është në orbitë rreth Marsit, ExoMars Trace Gas Orbiter (Tgo) të Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe tre teleskopë. Projekti kërkon një përgjigje për pyetjen: “Çfarë mund të ndodhë me njerëzimin nëse do të mbërrinte një sinjal nga një qytetërim jashtëtokësor?”. Në orën 21:00 sonda…

Read More

Këtë të martë, në Komisionin e Ekonomisë opozita dhe mazhoranca miratuan projektligjin për rritjen e pagave. Ndërkohë që pro u votuar edhe për propozimin e opozitës që nga rritja e pagave të preken edhe deputetët dhe ministrave. Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto.

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi sot ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që pas rritjes së pagave të nisë reformën në administratë për të larguar të paaftët dhe të tepërtit. Ish-zv/ kryeministri kërkoi që çdo individ të paguhet për punën dhe jo për karrigen. “E para mbi të gjitha, rrogat natyrisht janë një vlerësim monetar i punës, që kanë vlerësimin e punës, por edhe statusin e individit apo edhe pa diskutim me vështirësinë e punës. Hierarkia është vendosur që në ’90. Parlamenti zë një vend shumë të rëndësishëm. Mjerë ai që e shikon si institucion që ka grumbulluar ca njerëz…

Read More

pas 32 vitesh, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja dhe aty PD-ja pësoi humbjen më të thellë. Por kryebashkiaku i Shkodrës në detyrë, Bardh Spahia deklaroi sot se demokratët nuk i braktisën dhe votat e tyre janë aty. Në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes në selinë blu, Spahia tha se institucionet shtetërore u përfshinë në fushatë. “Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty”, deklaroi Spahia.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në vendin e shenjtë, në Kishën e Laçit. Policia private ka denoncuar për dhunë fizike shitësit ambulantë që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në territorin e Kishës së Shna Ndout në Laç. Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i rojeve private, Gjon Shkëmbi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, që ka në juridiksion dhe Laçin. Ai tha për mediat se me 30 prill ka ndodhur një sherr masiv mes rojeve dhe shitësve ambulantë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i tij. Ruaja dhe siguria e objektit të kultit bëhet në…

Read More

Procesi zgjedhor i së dielës së shkuar edhe pse nxori fitues “Demokracinë e Re” të kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, nuk i ka dhënë atij shumicën për të formuar qeverinë. Një parti duhet të marrë një shumicë prej të paktën 151 vendesh në Kuvend, nga 300 në total, për të formuar qeverinë e re. Mitsotakis nuk pranoi që të krijojë një qeveri koalicioni dhe dhe i komunikoi Presidentes Katerina Sakellaropoulou se nuk janë kushtet për të qeverisur vendin, duke kërkuar që të përshpejtohen procedurat për të shkuar sërish në zgjedhje më 25 qershor. Edhe lideri i SYRIZA, Aleksis Tsipras i është…

Read More

Këtë të martë, Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin për rritjen e pagave në administratë, ndërkohë që nuk është përfshirë ndryshimi i rrogave për deputetët dhe ministrat. Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka pyetur ministren e Financave, pse për deputetët nuk ka qeveria rritje pagash. Debati Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën. Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit, pasi iu mori para një çifti bashkëshortësh, me pretendimin se do t’iu siguronte pension të invaliditetit, në kundërshtim me ligjin. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, pas kallëzimit të dy bashkëshortëve për një rast korrupsioni, policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar shtetasin me iniciale E.P, banues në Elbasan. 37-vjeçari iu ka marrë çiftit të bashkëshortëve shumën 100 mijë lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit. Materialet procedurale i…

Read More

Një stjuardese ka postuar një video në TikTok ku tregon rutinën e saj të ecjes në një dhomë hoteli për të qenë të sigurt nëse ka apo jo kamera. Me avancimin e teknologjisë, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vigjilent ndaj shkeljeve të mundshme të privatësisë. Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni të inspektoni tërësisht dhomat e hoteleve për ndonjë kamera spiune të fshehur. Këtu janë gjashtë vende ku këto pajisje mund të fshihen Detektorë tymi: Një nga vendet më të zakonshme për t’u fshehur kamerat spiune është brenda detektorëve të tymit. Këto pajisje zakonisht montohen në…

Read More

Zgjedhjet e 14 majit krahas forcave politike janë një sfidë edhe për vetë median. Jo vetëm me resurset në burime njerëzore për të mbuluar aktivitetet e shumta të partive politike, por së pari në cilësinë e raportimit. Zgjedhjet nxorën në pah se trysnia e informacionit të shumtë dhe nga ana tjetër mungesa e njerëzve nëpër redaksi uli vigjilencën për të kaluar nën filtrim lajmet duke sjellë dhe rritje të prodhimeve lajmeve fake news që shfrytëzohen nga forcat politike. Lajmi më i bujshëm ishte ai i fotos së Veliajt me iranianët, që në fakt rezultoi një fake news dhe nxori në…

Read More