Author: tirana

Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale në mesdite dhe pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten 9-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 20-23 °C në veri, 23 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Në dashuri dëshira për t’u përfshirë është e madhe dhe duhet të përfitoni nga kjo periudhë për të lënë veten të largoheni dhe të deklaroni ndjenjat tuaja. Në punë, vini bast gjithçka për të qenë diplomatë dhe ndërmjetësues. Demi Të martën, kjo është koha e duhur për të dashuruar dhe për ta lënë veten të dashuroheni. Në punë, nëse ka pasur krizë, duhet kapërcyer me përkushtim dhe vendosmëri. Binjakët Fatkeqësisht në dashuri jeni larg partnerit dhe kjo gjë po ndikon negativisht në marrëdhënien tuaj. Në punë është një moment qetësie dhe force. Ju mund t’i tregoni të gjithëve nga…

Read More

Nga Vladimir Karaj Tre prokurorë që garojnë për vendin e drejtuesit në prokurorinë e Fierit, e bashkuar së fundmi me atë të Lushnjes, prezantuan një situatë apokaliptike para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa folën për mbi 2400 dosje të mbartura, numër të kufizuar prokurorësh, mungesë hapësire dhe probleme organizimi. Prokurorët Elida Hoxhaj, Elion Mustafaj dhe Suela Beluli garojnë për postin e drejtuesit të prokurorisë së Fierit, shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por para se të niste intervistimi i prokurorëve, KLP u përfshi për një orë në debate të ashpra mes anëtarëve, për procedurën dhe mënyrën e trajtimit…

Read More

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri. Në një intervistë në News 24, Hoxha u shpreh se gjatë arrestimit të Belerit, këtij të fundit i janë kapur 2 celularë dhe se një nga motivet se pse ai është vizituar nga diplomatët grekë në qeli kanë qenë pikërisht telefonat e tij. Sipas Hoxhës nëse këto pajisje do kontrollohen do kemi një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ndërsa i cilësoi përmbajtjet e tyre si “thesare”. Sakaq, ai tregoi atë që do ndodhë me…

Read More

Ndryshimi i çmimit për produktet bujqësore nga njëri qytet në tjetrin vjen si pasojë e tregtarëve të cilët abuzojnë. Kështu u shpreh Arian Jaupllari, zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili komentoi deklaratën e deputetit Erion Braçe sa i takon ndryshimit të çmimit të domateve në Divjakë dhe Tiranë. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Jaupllari tha se kjo lidhet me probleme të tregut dhe se nuk janë vetëm probleme të ministrisë së Bujqësisë. Më tej shtoi se duhet të përcaktohet një marzh tregtimi në mënyrë që mos të ketë abuzime të tilla. “Unë kam…

Read More

Kjo është java e fundit e mësimit për nxënësit e klasave të 12, të cilët duke nisur nga 1 qershori do të zhvillojnë provimet e maturës. Provime të cilat nuk do të zhvillohen  më në klasa me 15 nxënës, por në hapësira të mëdha. “Po punojmë me nxënësit që të fokusohen te pyetjet e të ruajnë qetësinë për të nxjerrë potencialin më të mirë të tyre në mjediset e provimit. Risia nuk është vetëm mjediset e hapura që do zhvillohen provimet, por edhe monitorimi I tyre për të mos lejuar problematika si kopjet”– tha Klotilda Jaupaj. Mjediset e provimeve duhet…

Read More

Gjykata në Itali ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar Juventusin me 10 pikë. Tanimë është zyrtare, Zonja e Vjetër do jetë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kanë shpëtuar nga dënimi ish-drejtuesit. Me këtë vendim, nga vendi i dytë me 69 pikë, Juventusi zbret ne vendin e 8 me 59 pikë. Këtë mbrëmje do të përballet me Empolin në transfertë për javën e 36-të të Serisë A.

Read More

Kleona Tela, tifozja e Tiranës ka shkaktuar të qeshura në studio me fjalët e saj për Berat Gjimshitin. E ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, Tela është pyetur për lojtarin e saj të preferuar te Kombëtarja. Zgjedhja ishte Berat Gjimshiti, por arsyetimi nuk dëgjohet edhe aq shpesh. “Mua më pëlqen Berat Gjimshiti. Ky më pëlqen se e ka hundën e madhe. E tregon që është shqiptar. E vetmja gjë e keqe është që ka marrë grua serbe. Gjithë ai cun, me gjithë atë hundë, duhej të merrte grua shqiptare”, tha Kleona Tela.

Read More

Fluksi i udhëtarëve në aeroportin e Kukësit është rritur gjatë këtij muaji. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga Kosova, që perdorim këtë trafik ajror jo vetem nga afërsia me destinacionin por edhe çmimet konkuruese. “Ne vijmë nga Gjilani, udhëtojmë për në Gjermani. Kushtet janë më të mira, dmth çmimet e biletave janë më lirë; Për ne kosovarët afër, mirë, edhe më lirë, është perfekt, shumë mirë; E mira është e mirë, më lirë, më afër; Aeroporti i Kukësit po më pëlqen. Hera e parë që po udhëtoj, por ama shumë i mirë”-tha njëri prej qytetarëve. Thuajse në 9…

Read More

Georgina Rodriguez konfirmon faktin se në familjen e Cristiano Ronaldos ka demokraci. Ajo publikon një video ku djali i legjendës madrilene, CR7 po kërcen bashkë me dy motrat e tij me fanellën e Barcelonës të veshur. Portugezi u bë një nga lojtarët më të urryer në Katalonjë gjatë periudhës kur ai luante për Realin por nuk mund të nxisë djalin e tij të bëjë zgjedhje që nuk i dëshiron dhe në këtë rast, vullneti i fëmijës 5-vjeçar duket se ka triumfuar. Gjatë 9 viteve në Madrid Ronaldo shënoi 451 gola, 20 prej të cilëve Barcelonës.

Read More

Tremor qendror (ET) Nga të gjitha arsyet e dridhjes të duarve, kjo është më e zakonshmja. Është një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit nervor. Ajo zakonisht fillon tek duart dhe mund të përhapet edhe në krahë, kokë, zë, ose edhe në pjesë të tjera të trupit. Tremori qendror është i ndryshëm sepse prek duart kur janë duke lëvizur. Ndërsa format e tjera të tremorit (dridhjes së duarve) ndodhin kur nuk jeni duke lëvizur. Ajo mund të shkaktohet nga një ndryshim në gjene (mjeku mund ta quajë mutacion), që do të thotë, nëse një nga prindërit e tuaj ka tremor, edhe…

Read More

Një lajm interesant për përdoruesit e Whatsapp. Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë prezanton mundësinë për të redaktuar mesazhet pas dërgimit. Lajmi është zyrtar, konfirmohet nga Mark Zuckerberg në një postim të publikuar në faqen e tij në Facebook: “Tani mund të redaktoni mesazhet tuaja WhatsApp deri në 15 minuta pasi të jenë dërguar!” shkruan presidenti i Metës. Funksioni i këtij opsioni të ri është të korrigjojë çdo gabim shtypi. Kufiri i futur në funksionin e modifikimit është ai i kohës. Ndryshimet e vetme mund të bëhen brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit. Sipas thashethemeve që qarkullonin…

Read More