Author: tirana

Koalicionin “Bashkë Fitojmë” kërkon rinumërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Belshit. Ata pretendojnë se nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton që diferenca ndërmjet kandidatëve është disafish me e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi, i cili është 229 vota. Koalicioni ka kërkuar që të ribëhet procesi i numërimit në të gjithë Qendrat e Votimit të bashkisë Belsh. “Në përfundim Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin fitues, z. Arif Tafani me një diferencë prej vetëm 40 vota. Por nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet…

Read More

Zhaklin Lekatari dhe Nita Latifi janë përfshirë në një debat virtual pas reagimit të këngëtares në lidhje me një deklaratë që opinionistja bëri teksa ndodhej në Serbi, vend për të cilin u shpreh se ndihej e sigurt sepse nuk kishte shqiptarë. Këtë deklaratë ish-banorja e “Big Brother VIP 2” e quajti “hipokrizi të gjallë”. Ndërkohë Nita në një Instastory zbuloi se Zhaklina i kishte dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet. E ftuar në “Prive”, Nita u pyet për këto mesazhe zanore dhe ish-banorja tregoi: “Komunikimi mes meje dhe Zhakut mbetet diçka private. Mund t’ju them që ka pasur…

Read More

Ndonëse cilësohet si një nga gratë më të bukura, aktorja Megan Fox zbuloi gjatë një interviste për revistën “Sports Illustrated” se nuk e do trupin e saj dhe se vuan nga çrregullimi trupor dismorfik. “Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka pasur një moment në jetën time që ta kam dashur trupin tim, kurrë, kurrë”, u shpreh aktorja dhe modelja me famë botërore. Ajo shprehet se ishte e “ndërgjegjshme” për trupin e saj që kur ishte vajzë e vogël dhe ishte e fiksuar pas një imazhi të caktuar. “Padyshim që nuk ishte çështje…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Read More

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka…

Read More

20 persona kanë humbur jetën pas zjarrit që shpërtheu në konviktin e shkollës në shtetin e Amerikës së Jugut, Guajana. “Me pikëllim të madh ju sjellim një përditësim tronditës për zjarrin në konviktin e shkollës së mesme Mahdia. Numri i të vdekurve aktualisht është 20, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Informacionit Publik. Në deklaratë nuk thuhet nëse viktimat ishin nxënës, mësues apo anëtarë të tjerë të stafit, por shtoi se zyrtarët po përgatiteshin të transportonin shtatë fëmijë në kryeqytet, Georgetown, për trajtim mjekësor.

Read More

Pas zgjedhjeve të 14 majit deputetët socialistë janë rikhtyer në punë si ligjvënës, me një retorikë politike më të zbehur dhe më të hapur për të bashkëpunuar me opozitën në lidhje me nismat e mazhorancës. Provën e parë e dhanë pas mbledhjes së grupit parlamentar, kur Taulant Balla nuk ja mbylli “derën” politikisht propozimit të Sali Berishës që votimi në Zgjedhje të bëhet i detyrueshëm për qytetarët. Lëshimi në këtë drejtim mund t’i shërbejë socialistëve si një instrument për të negociuar me demokratët për të miratuar ligjet që kërkojnë 84 vota në Parlament, duke nisur me drejtësinë. Për ndryshimet ligjore,…

Read More

Një raport i publikuar së fundmi evidenton se në Zelandën e Re ka më shumë dele sesa njerëz, por përqindja është në nivelin më të ulët që nga vitet 1850, më pak se pesë dele për person.  Sipas një raporti mbi prodhimin bujqësor vendas të publikuar çdo pesë vjet nga Stats NZ, vendi kishte 25.3 milionë dele në qershor 2022, një rënie prej 400,000 krerë krahasuar me regjistrimin e fundit. “Në vitin 1982, në Zelandën e Re kishte 22 dele për kokë banori. Australia tani ka tre herë më shumë dele se Zelanda e Re, megjithëse proporcioni është vetëm rreth tre…

Read More

Pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e PS-së u zgjodhën kryebashkiakë në 53 bashki të vendit, Rama ka nisur një tur falënderimesh në të gjitha këto bashki. Këtë herë ai është ndaluar në Mat dhe Klos ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha priti në zyrë këtë të hënë kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Fisnik Qosjan. Përmes një postimi në facebook, Berisha, ka ndarë pamjet nga takimi, dhe shpreh mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Kavajës që ia besuan drejtimin kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Berisha në reagimin e tij theksoi se qytetarët e Kavajës e shpëtuan qytetin për të dytën herë nga monizmi.

Read More

Familjarët e Jani Rustemajt, të riut që ndërroi jetë pasi qëndroi 1 muaj në koma, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë. 27-vjeçari ishte i arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteje kur u arrestua dhe përfundoi në spital. Familjarët shprehen se kur ishin në spital, nuk e lejonin që të shihnin djalin, ndërsa pretendojnë se kanë vënë re shenja dhune në trupin e tij. “Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikojmë. Nuk e dimë se s’na lejonin ta shohim. Do të vazhdojmë protestat…

Read More

“Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit…

Read More