Moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ka bërë që dhjetëra drejtues mjetesh të penalizohen me bllokim përfundimtar të lejes së drejtimit pasi më parë i janë hequr të gjitha pikat prej saj në bazë të shkeljeve që kryejnë. Këta drejtues mjetesh rikthehen në Autoshkollë për ritestim njohurish dhe statistikat për një periudhë 1-vjeçare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, tregojnë se shqiptarët janë shoferë “të dështuar”. Nga 429 ri regjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, që janë kryer në afatin kohor qershor 2022-maj 2023, rezulton se vetëm 44 prej tyre, ose 10.2%…
Author: tirana
Akullorja është ëmbëlsira më e preferuar e njerëzve gjatë verës, por nëse porosisni një kupë nga një akullore që shitet në Japoni, me shumë gjasa do t’iu kushtojë më tepër se e gjithë shuma që keni shpenzuar gjatë jetës suaj për akullore. Akullorja e quajtur “nata e bardhë” shitet për momentin plot 880 mijë jen, ose 6380 dollarë, duke u bërë zyrtarisht akullorja më e shtrenjtë në botë, sipas Librit të Rekordeve “Guinness”. Kompania që ofron këtë akullore quhet “Cellato”, një fjalë që rrjedh nga italishtja “gelato” , që do të thotë akullore. Ajo që e bën kaq të shtrenjtë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre tetë-vjeçar. Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit. Autori pasi ka qëlluar partneren e tij, më pas ka kthyer armën drejt vetes dhe i ka dhënë fund jetës. Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze 12 vjeçare, e cila nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi vrasja pasi kishte shkuar tek gjyshja. Ende nuk dihen arsyet pse burri i mori…
Dhjetëra mijëra mësimdhënës rumunë hynë në grevë më 22 maj duke kërkuar rritje të konsiderueshme të pagave dhe duke bërë thirrje për më shumë investime në arsim. Rreth 100,000-150,000 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme ndaluan punën, derisa kërkojnë që qeveria e koalicionit të përmbushë kërkesat e tyre, shkruan REL. Bisedimet e minutës së fundit më 21 maj midis sindikatave të mësuesve dhe qeverisë së kryeministrit Nicolae Ciuca nuk arritën një marrëveshje dhe në këtë formë dështuan përpjekjet e qeverisë për t’i rikthyer mësimdhënësit në shkolla. Marcel Ciolacu, nga partia PSD, që do të jetë kryeministër i ardhshëm sipas…
E thirrur këtë të hënë, por seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë për datën 29 maj. Kjo pasi Gjykata kërkoi kohë që të shprehet në lidhje me kërkesën e bërë nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të mos kompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ndërsa i pandehuri Arenc Myrtezani kërkoi pavlefshëm rin e akte ekspertizave grafike dhe teknike të bërë nga prokuroria. Avokati i te pandehurit Arber Denizi kërkoi që të pezullohet gjykimi pasi nuk ka dijeni për procesin.
Sot nga sheshi “Nënë Tereza” u mbajt ceremonia për nisjen e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023”, dhe në fund të aktivitetit tërhoqi vëmendjen prania e drejtueses së re të SHISH, Vlora Hyseni. Prej gati dy muajsh, Hsyeni mori drejtimin e SHISH, ndërsa kjo është një ndër daljet e para publike në aktivitete të kësi lloji. Pas përfundimit të aktivitetit, krerët më të lartë të shtetit u afruan për të diskutuar me Hysenin, që nga presidenti Bajram Begaj, te kryeministri Edi Rama, por edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Vijojnë daljet për mediat nga selia blu e Sali Berishës, duke mos pranuar humbjen, ai akuzon se votimi i qytetarëve ka qenë nën presion dhe i padrejtë. Berisha thotë se do përgatisë një material voluminoz ku sipas tij do të provohet që zgjedhjet ishin “farsë”. “Në burgun e grave kanë votuar të gjithë për Veliajn. Qytetarët janë detyruar edhe në qendra te tjera të mos futën në dhomën e fshehtë sepse kanë marrë fletën e mbushur nga komisioneri. Këto janë disa nga rastet e panumërta që dëshmojnë dhunimin flagrant të qytetarëve. Një komision i ngritur po punon me intensitet në…
Që nga viti 1970 deri në vitin 2021 në të gjithë botën, moti ekstrem ka shkatërruar thuajse 12 mijë katastrofa. Pasojat e këtyre kushteve klimaterike kanë sjellë mbi 2 milionë viktima, 90% prej të cilëve në vendet në zhvillim. Kurse, dëmet në ekonomi kanë qenë thuajse 4.3 tilionë dollarë. Shifrat u njoftuan sot nga Organizata Botërore Meteorologjike, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. OKB tashmë ka si synim kryesor që të sigurojë paralajmërimet e hershme deri në fund të 2027.
Pas dështimit të raundit të parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kandidatura për Avokatin e Popullit duhet të jetë e paanshme politikisht. Në një deklaratë për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Balla pret nga opozita që kandidatura që do të propozojnë të mos ketë rol aktiv në parti politike. “Na duhet një Avokat Populli që të jetë i paanshëm politikisht. Arsyja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte qartësisht sepse nuk mund të votonim avokatin e PD si Avokatin e Popullit dhe sa kohë që kemi ndjekur këtë standard në procesin e zhvilluar deri tani,…
I përgatitur për vrasjen, Habib Rexha, vrasësi i dyshuar i Arjan Gosës një ditë më parë në Kavajë, është filmuar duke vrapuar me pistoletë në dorë pas krimit. Kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme në qytet e kanë filmuar teksa autori u largua në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arjan Gosën. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arjan Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.
Greqia dhe Shqipëria mbajtën proceset elektorale, të ndryshme për nga lloji por shumë të ngjashme për nga rëndësia. Ato në Shqipëri ishin vendore, por politike, ndërkohë që Greqia vendoste qeverinë e katër viteve të ardhshme në një periudhë sfidash të rëndësishme, sidomos ekonomike. Dy ishin elementët që u panë në të dy proceset zgjedhore, një thuajse identik dhe tjetri diametralisht i kundërt. E para lidhet me këto dy pamje në foto, e para është harta e Greqisë, thuajse një ngjyrëshe, ajo blu e së djathtës të “Demokracia e re” të kryeministrit Mitsotakis, ndërsa tjetra harta e Shqipërisë dhe ajo e…
Çëshjen e Fredi Belerit, qeveria greke e ka marrë si problem të tyren. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar se takimin me kolegët e Ballkanit Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së do ta shfrytëzojë për të ngritur si problematikë ndalimin e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Në Bruksel ai pritet që të takohet dhe me homologen shqiptare Olta Xhaçka, me të cilën paralajmëron një bisedë interesante pas zhvillimeve të fundit. “Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen…