Author: tirana

Akrepi Akrepi është një nga shenjat më cinike të zodiakut. Një nga karakteristikat e tij përcaktuese është mosbesimi i tij natyror ndaj njerëzve. I sunduar nga Plutoni, planeti i sekreteve dhe tabuve, kjo e bën atë shumë të vetëdijshëm për anën e errët të jetës, si dhe mjaft inteligjent për të mbajtur kontrollin në çdo kohë. Kjo shenjë fikse e ujit ka ndjenja shumë të forta, por dëshiron t’i mbajë për vete. Bricjapi Bricjapët janë aq praktikë në të gjitha aspektet e jetës sa ndonjëherë ndihen të dëshpëruar për gjithçka. Emocionalisht, Bricjapët janë qenie të ndjeshme apo edhe të dobëta…

Read More

Prej disa muajsh në Kuvend po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e Reformës në Drejtësi, dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i bëri sot thirrje opozitës që t’i votojë. Në një dalje për mediat, Balla shprehu gatishmërinë e mazhorancës për t’u ulur me opozitën në një tryezë e për të diskutuar. I pyetur se me cilën nga “opozitat” kërkon të bashkëpunojë PS, Balla tha se bëhet fjalë për Partinë Demokratike. “Për hir të punës të përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë të punojmë së bashku. Mezi pres që…

Read More

Jani Rustemi u arrestua për vjedhjen e një tapeti, dhe përfundoi në koma, ku edhe ndërroi jetë pas disa ditë qëndrimi në spital. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e të riut. 27-vjeçari humbi jetën të shtunën pas qëndrimit në koma për afro dy javësh. Nga ana tjetër, familja e tij pretendon se u dhunua në burg, ata do të protestojnë në 15:30 te Ministria e Drejtësisë.

Read More

Këtë të hënë ka nisur stërvitja “Defender Europe 2023”, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere kanë zbarkuar në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”. Presidenti Bajram Begaj, ka inkurajuar qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Begaj tha se Shqipëria do të vazhdojë gjithnjë të mbrojë vlerat e paqes dhe unitetit, duke qëndruar krahë për krahë SHBA e NATO. Fjala e plotë Dy vite më parë, kur nisëm punën për stërvitjen Defender Europe 2021, e dinim se sfida ishte tepër e madhe për kapacitetet e vendit tonë. E…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Arian Gosës në Kavajë. Autori i dyshuar Habib Rexha nuk e ka një dorë, pra është person paraplegjik. Ai ka qëlluar me dorën e majtë dhe një plumb i mori jetën 48-vjeçarit. Habib Rexha e ka humbur kur ka qenë fëmijë. Kamerat e sigurisë kanë qenë ato që kishin regjistruar vrasjen. Plot 4 kamera dhanë pamje të plotë të ngjarjes dhe ndihmuan në identifikimin e autorit Habib Rexha. Ai ka qenë pa maskë dhe qëllimi ka qenë që të merrej vesh që ai mori hakun e të vëllait. Mësohet se autori ka…

Read More

Gjatë fjalës së tij në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 2023”, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë “nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar”. Po ashtu Rama tha se organizimi për herë të dytë në Shqipëri i stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë është një privilegj i posaçëm për FA-të e Shqipërisë, të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitjeje. “Shqipëria ka nderin që të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot, e ulur…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e pranishme në ceremoninë e nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake në Europë, “Defender Europe 23”, dha një mesazh të fortë sa i takon aleancës mes dy vendeve. Ajo tha se amerikanët dhe shqiptarët ecin krah për krah sot, duke qenë aleatë të NATO-s. “Ja ku jemi në sheshin Nënë Tereza, në një shtëpi demokratike, të rrethuar nga aleatët tuaj. Defender Europe 2023 jemi këtu si aleatë. Amerikanë dhe shqiptarë qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë, tani aleatë të NATO-s. Ne jemi të bashkuar. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e…

Read More

Gjenerali amerikan Micheal Wickman ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë. Ai tha se këto mundësi dhe partneriteti i Shqipërisë me Amerikën janë të shkëlqyera për të promovuar paqen në vend. “Në emër të gjeneralit Williams, jam i nderuar që kthehem për stërvitjen defender që organizohet nga partneri dhe miku ynë Shqipëria. Shqipëria ka angazhuar trupa për Avganistan, Kosovë, Bosnje dhe Irak. Vitin e shkuar Shqipëria mirëpriti prezencën amerikane në vend, së fundmi kjo stërvitje ofron mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë për të promovuar vlerat e vendit. Mezi presim që të vazhdojmë angazhimin me Shqipërinë në të ardhmen…

Read More

Në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, u shënua një ngjarje e pazakontë. Një vajzë e panjohur u paraqit e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Teksa po ecte, është ndalur për të pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe. Ajo i plasi ato dhe u mbulua me bojën e gjakut përpara se të arrite stafi i sigurisë për ta larguar. Vajza u mbulua me bojë në premierën e filmit Just Philippot Acid për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për Ukrainën. Ky incident ka ardhur…

Read More

Fitorja 3-2 me Erzenin për javën e 34 në Superligë ka bërë që Egnatia e Rrogozhinës të sigurojë vendin e tretë në renditje dhe dy javë nga fundi i sezonit të marrë një biletë për në Europë. Në sezonin e dytë pas rikthimit në elitë, Egnatia është një nga klubet që do përfaqësojë vendin tonë në arenën europiane. Veç formës së mirë, vendit të tretë dhe një organizimi model në klub, Egnatia do diskutojë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës më 1 qershor. Rrogozhina ka gjetur një “ishull shpëtimi” me futbollin, teksa tifozët i qëndrojnë pranë ekipit edhe…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi vodhën dy herë brenda një banesë gjatë javës së fundit. Bëhet fjalë për dy të rinj 20 dhe 22 vjeç, të cilët vodhën 1 mln lekë, sende me vlerë dhe bizhuteri. Policia ka sekuestruar disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve. Njoftimi Shërbimet e komisariatit numër 6 i kapën dy të rinjtë në Tiranë në zonën e Kombinatit. Nga veprimet hetimore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, dy të rinjtë kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe…

Read More

Fredi Beleri, kandidati fitues i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 14 Majit, këtë të hënë do të dalë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai do të përballet me akuzën e korrpsionit zgjedhor. Bashkë me të para gjykatës do të dalë edhe Pandeli Kokaveshi. SPAK pritet që të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të hetuarit, një kërkesë që do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj. Nga ana tjetër, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.

Read More