Kristian Kodra, 25 vjeç u dënua me dy vjet për drejtimin e institucionit kriminal që furnizonte kokainë dhe prostituta në Britaninë e Madhe. Banda e Kodrës fitoi të paktën 400,000 £ në gjashtë muajt përpara se policia të bastiste shtëpinë e qytetit gjeorgjian në Holborn, Londrën qendrore, në korrik 2019. Kodra drejtonte një shtëpie publike që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbit, Lawrence Dallaglio, dhe i ka shpëtuar deportimit pasi gjykata e përshkroi atë si “të zgjuar dhe punëtor”. Pavarësisht dënimit të Kodrës për administrimin e një shtëpie publike, posedim të pronës kriminale dhe posedim të letërnjoftimeve false, atij…
Author: tirana
Arjan Grosa u vra të dielën në qendër të Kavajës, teksa ishte duke pirë kafe me babain e tij. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës. Ashtu siç u raportua që në fillim të ngjarjes, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Gosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal mes tyre. Shkak për sherrin me dy viktima në muajin mars është bërë ofendimi që Edmond Gosa i bëri Sali Rexhës për origjinën, duke i thënë…
Pamje të trishta dhe alarmuese vjinë nga simboli i Romës.“Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes“, ishte thirrja që shoqëroi një sulm të ambientalistëve ndaj simbolit të Romës, shatërvanit të famshëm “Fontana di Trevi”. Pamjet që tregojnë mbi 10 anëtarë të grupit ambientalist “Gjenerata e Fundit” duke hyrë në ujë dhe ngjyrosur atë me bojë të zezë, janë bërë virale në rrjet. Përveç aktit me bojën e zezë, ambientalistët e rinj u përplasën me kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimet e tyre, duke i fyer ata. Policia lokale ndërkohë, ndërhyri duke e ndërprerë protestën. Kryetari i bashkisë së…
Mbrëmë në Tiranë u zhvillua një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit, edhe pse mediat rozë nuk kanë folur shumë për këtë event. Bëhet fjalë për martesën e vajzës së politikanit dhe sipërmarrësit Tom Doshi, Briana me biznesmenin Bruno Çela. Martesa është mbajtur në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ndërsa sa i takon arredimit të ambientit pamja ka qenë përrallore. Mijëra lule janë përdorur për të krijuar një ambient magjik, për çiftin, ndërkohë që nuk kanë munguar si të ftuar as personazhe të momentit në showbiz, siç është edhe Luizi dhe Kiara. Këta të fundit…
Këtë të hënë 24 mijë trupa dhe mjete ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarokojnë sot në sheshin “Nënë Tereza”, në stërvitjen më të madhe të vitit Defender Europe 2023. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që të bashkohen sot në shesh në ngjarjen më të rëndësishme të viti që rrit bashkëpunimin dhe aftësinë në raste krizash apo konflikti. “Mirëmëngjes dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë…
Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka marrë një përqindje historike në zgjedhjet e së dielës, duke marrë edhe “kështjellat” që ishin të destinuara të binin. Në këto zgjedhje ranë të gjitha kështjellat historike, si ajo e Kretës që nga viti 1974, me përjashtim të Rodopit që po mbahet nga SYRIZA. Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan…
Një ngjarje e pazakontë ndodhi të dielën në Greqi. Një burrë në Selanik, i cili u bë kumbarë të dielën, shkoi për të ushtruar të drejtën e votës i veshur me kostumin e tij pak para mbylljes së qendrave të votimit. Një përfaqësues i komisionit nuk e la të largohej, pasi ai ishte anëtar i komisionit zgjedhor, por nuk ishte paraqitur që në mëngjes. Pak pas orës 18:00 burri ka shkuar në shkollën Evosmos dhe kur ka dhënë të dhënat e tij në qendrën e votimit 707, përfaqësuesi i komisionit e ka njoftuar ai ishte i detyruar të ishte në…
Avokati Çedomir Stojkoviç thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka angazhuar grupin paramilitar rus Wagner në protestën e Beogradit. Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë. “Aleksandar Vuçiç angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviç, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS”, shkruan Stojkoviç. Sipas tij, këta pjesëtarë kanë ardhur…
Këtë të hënë do të nisë stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”. Vendi ynë do të mirëpresë eventin ushtarak që ka qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor. Ndërkohë, ditën e sotme do të mbahet një evenet për nisjen e stërvitjes në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në…
Hakëmarrja përgjaku ditën e dielë Kavajën dhe hasmi u vra në sytë e të atit. Një krim i ftohtë që i mori jetën Arjan Gosës nga Habib Rexha, është një këmbanë alarmi për plagën e vjetër në vend që është gjakmarrja. 31-vjeçari Rexha qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pasi ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes. Policia e Shtetit njofton se ka vënë 10 mijë euro shpërblim për…
Këtë të hënë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 9-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 18 -22 °C në veri, 23 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3- 4 ballë në det të hapur.
Dashi Gjatë orëve në vijim do të keni ndjesinë se keni kapërcyer një pengesë të madhe dhe kjo për faktin se do të mund të përfitoni nga një pamje më e qetë astrale në krahasim me ditët e fundit, veçanërisht në dashuri. Demi Të hënën, një moment i vogël stresi për ju, përpiquni të shmangni diskutimet në familje dhe jo gjatë gjithë javës së kaluar keni qenë subjekt i luhatjeve të humorit, tani do të jetë e rëndësishme të shmangni thëniet që nuk i mendoni. Binjakët Në këtë fazë të jetës suaj duhet të jeni më praktik. Mbani shpenzimet larg…