Author: tirana

Inter dhe Manchester City sfidojnë njëra tjetrën me 10 qershor, në finalen e madhe të UEFA Champions League. “Qytetarët” shihen si favorit në këtë takim, mendim të cilin e ndajnë shumica e tifozëve. Gjithsesi ka nga ata që besojnë se zikaltërit do mund të ngrejnë në qiell trofeun. Një prej tyre është edhe legjenda e njohur, Karl-Heinz Rummenigge. “Manchester City padyshim fillon si favorit, por ky është një avantazh për Interin, i cili absolutisht nuk duhet të ndihet i mundur. Interi mund të lëndojë, dhe mund ta bëjë këtë në vetëm një ndeshje. Unë nuk po them mrekulli, thjesht fitim.…

Read More

Partia Demokracia e Re dominon bindshëm ndërsa janë numëruar rreth 50 përqind e votave. Partia e kryeministrit aktual grek Kyriakos Mitsotakis ka siguruar deri më tani 41% të votave, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s, parti e cila deri më tani ka arritur 20.09% të votave. Forca e tretë është PASOK/Lëvizja Ndryshim me 12,16%, e ndjekur nga KKE me 6,96% dhe Zgjidhja Helenike me 4,5%. Siç duket nga vlerësimi i rezultateve, partia Demokracia e Re mbledh 145 mandate, SYRIZA ka siguruar 71, PASOK 44, KKE 24 dhe Zgjidhja Helenike me 16 mandate.

Read More

Jori Delli ka qenë e ftuar në “E Diell N’Trip” me moderatore Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën. Tashmë dihet se Jori është pjesë e videoklipit të këngës së re të Noizyt , por ka treguar se i pëlqejnë edhe këngët e Don Xhonit e për këtë Beniada i ka kërkuar të zgjedh mes dy reperave. “Është si të thuash kë do më shumë mamin apo babin… nuk zgjedh, më pelqejnë që të dy edhe këngët e Don Xhonit i kam kënduar pafund atje…”, tha ajo.

Read More

Arian Gosa, i cili u ekzekutua pasditën e sotme në Kavajë me pistoletë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u qëllua në kokë, teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Por kush është Arian Gosa? Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në kavajë. Edmondi u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë. Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë…

Read More

Një plumb në kokë i ka marrë jetën Arjan Gosës pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se Gosa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal pranë shkollës “24 Maji”, kur një person i është afruar duke e qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, autori, ende i paidentifikuar ka ikur në këmbë pasi ka qëlluar ndaj Gosës. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi në mars të këtij viti, Arjan Gosës iu vra i vëllai, për shkak të një konflikti banal. Dy persona mbetën të…

Read More

Arian Gosa, i cili u ekzekutua pasditën e sotme në Kavajë me pistoletë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u qëllua në kokë, teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Por kush është Arian Gosa? Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në kavajë. Edmondi u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë. Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë dhe…

Read More

Gjatë sezonit aktual, Juventusit i janë hequr 15 pikë për shkelje financiare. Më pas pikët iu rikthyen torinezëve, por procedimi është në vijim. Sipas Corriere dello Sport, dënimet me pikë të Juventusit do të rishikohen të hënën. Sipas burimit, klubit torinez mund t’i tërhiqen 12 pikë. Në këtë rast, skuadra do të kalojë në vendin e shtatë në tabelën e Serisë A dhe nuk do të mund të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm. Juventusi do ta luajë ndeshjen e radhës më 22 maj kundër Empolit.

Read More

Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” u publikua pak kohë më parë dhe “theu” një rekord në Netflix, pasi u shikua për 83.71 milionë orë gjatë fundjavës së parë të publikimit. Në fakt, ky është një numër veçanërisht i rëndësishëm, pasi Netflix liston statistikat për javën nga 8 maji deri më 14 maj, me filmin që do të dalë vetëm më 12 maj. Kështu, digitalspy.com vëren se “The Mother” ia kaloi “Luther: The Fallen Sun” që u publikua shkurtin e kaluar dhe kishte grumbulluar 65.92 milionë shikime. Kujtohet se përmbledhja e çështjes është si më poshtë, sipas Netflix: “Vite më parë, një atentator u detyrua të dilte…

Read More

Këngëtarja e njohur Beyonce dhe partneri i saj Jay-Z, blenë një pronë në Malibu me vlerë 200 milionë dollarë. Konsiderohet si shtëpia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Kaliforni, por edhe në SHBA. Shtëpia është projektuar nga arkitekti që ka ideuar edhe shtëpinë e Kanye West, Pritzker Tadao Ando, dhe është afërsisht 3700 m2, e shtrirë në një sipërfaqe prej 31 hektarësh.

Read More

Në Post Big Brother VIP Albania ish-konkurrentët kanë debatuar ashpër për situata të kaluara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, e në mesin e banorëve nuk kanë munguar edhe komentet për opinionistët e veçanërisht për Zhakun. Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin, të cilin e njihte edhe më parë nga një emision ku të dy kanë qenë pjesëmarrës. Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Zhaklina, e cila tha se nuk ka mbrojtur Kristin por vlerat që ai ka shfaqur gjatë qëndrimit për 133 ditë në shtëpinë…

Read More

Publikohen exit-pollet pas zgjedhjeve në Greqi. Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19 të së dielës. Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë përqindje në zgjedhje. Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më…

Read More

Kavaja është tronditur ditën e sotme, nga të shtënat me armë zjarri. Arjan Gosa është qëlluar për vdekje me plumb në kokë, në ambientet e një lokali. Mësohet se shkak i kësaj vrasjeje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes, pasi pak muaj më parë, Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën me 29 mars të këtij viti. Viktimë ditën e sotme mbeti Arjan Gosa, pra vëllai i Armand Gosës.

Read More