Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e falënderimeve për fitoren e thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Turi nisi këtë të premten në Shkodër, që Rama e cilësoi si kryefjalën e këtyre zgjedhjeve. Pas Shkodrës, ndalesa e radhës për kryeministrin do të jetë Mati, një nga zonat ku socialistët fituan thellë, duke i besuar një mandat të dytë kryebashkiakut Agron Malaj. “E hënë, datë 22.05.2023, ora 15:00, në sheshin “Ahmet Zogu”, Kryeministri Edi Rama zhvillon takimin falenderues në qytetin e Burrelit. Jeni të mirëpritur!”-shkruan Malaj përmes një postimi në facebook.
Author: tirana
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Kavajë. Një person është vrarë me plumb në kokë në një lokal. Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me një vrasje të mëparshme.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, ku një mjet është përplasur me një minibus. Raportohet se si pasojë e aksidentit 5 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 3 jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Aktorja Olta Gixhari ka ndarë një mesazh tejet emocionues në rrjetet sociale. Ajo ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtij ‘reality show’. “Faleminderit me zemër publik i dashur për mbështetjen, komentet, sugjerimet, përqafimet dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Faleminderit dhe ju që me stoicizëm më urryet deri ditën e fundit, faleminderit që u perfshitë kaq shumë.”-shkruan aktorja. Ndër të tjera ajo i dedikon disa fjalë speciale mikut dhe ‘armikut’ të saj, Luiz Ejllit.”Aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njëjtë”-shkruan Gixhari. Postimi i plotë: “Ja dhe ”BB” zyrtarisht mbaroi! Faleminderit me zemër publik…
Inter do të përballet me Napolin në transfertë në orën 18.00, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Napoletanët luajnë pa presion pasi e kanë fituar kampionatin, ndërsa zikaltërit kërkojnë një biletë për në Champions League. Trajneri i ekipit nga Milano, Inzaghi ka vendosur që Kristjan Asllani të jetë titullar në këtë takim. Mesfushori shqiptar ka luajtur 18 ndeshje këtë edicion, ku vlen të përmendet se nuk e ka nisur gjithmonë titullarë. Më poshtë keni rreshtimet. NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Minjae, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Elmas, Osimhen, Kvaratskhelia. INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini,…
Tre burra janë qëlluar për vdekje në një makinë në qytetin jugor francez të Marsejës, ku kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës mes bandave të drogës. Policia bën me dije se pesë persona, ndodheshin në një automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikovë. Dy të tjerë të cilët ishin po ashtu nën shënjestër të sulmit, arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Po ashtu edhe sulmuesit të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë arritur të largohen. Policia e lidh ngjarjen e ndodhur me tregtinë e drogës, duke theksuar se numri…
Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus në këtë rrugë, teksa më pas ka marrë flakë. Bëhet e ditur se ngjarja ka lënë pas disa të plagosur që janë dërguar me urgjencë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, është kthyer më herët se sa ishte planifikuar nga samiti i G7 në Japoni dhe aktualisht po viziton zonat e prekura nga vala vdekjeprurëse e motit të keq, në rajonin Emilia Romagna. Të martën, kabineti do të mblidhet në Romë për të miratuar masat emergjente për të mbështetur të prekurit. Sipas të dhënave të fundit, 15 persona kanë humbur jetën dhe deri më tani mbi 36 mijë persona, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Dëmet materiale llogariten në pesë miliardë euro. “Më në fund doli dielli, situata filloi të përmirësohej. Një pjesë e madhe…
Rusia e ka dënuar samitin e G7 si një ngjarje të “politizuar” që nxjerr deklarata anti-ruse dhe anti-kineze dhe ka akuzuar organizatorët për cenimin e stabilitetit global. Ministria e Jashtme e Moskës në një deklaratë në Telegram akuzoi samitin për deklarata anti-ruse dhe anti-kineze, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Sipas tyre G7 ishte “përkeqësuar në mënyrë të pakthyeshme” dhe se forumi ishte bërë “një inkubator ku, nën udhëheqjen e anglo-saksonëve, po përgatiten iniciativa shkatërruese që cenojnë stabilitetin global”. Në të njëjtën deklaratë, ata pretenduan se G7 po “flirton” me shtetet joperëndimore në një përpjekje për të penguar zhvillimin e lidhjeve…
Një javë pas zgjedhjeve të 14 Majit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbërritur ankesat e para zyrtare. Deri më 21 maj, Komisioneri ka regjistruar 9 ankimime të palëve politike edhe për Bashkitë, ku tashmë është certifikuar rezultati zgjedhor. Një sërë partish të vogla si Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Demokristiane, apo Uniteti Kombëtar, kërkojnë rinumërim për Këshillat Bashkiakë në Pukë, Lezhë, Kamëz, Durrës e Tiranë. Përveç ankimimeve në KQZ, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Lefter Maliqi, ka paraqitur kallëzim në SPAK me pretendimin për manipulim të rezultatit në Kuçovë. Rezultati negativ i opozitës në zgjedhjet e 14 Majit, nuk është shoqëruar…
Një tjetër person i shtohet listët të së hetuarve nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si të dyshuar që kanë lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht verën e vitit të shkuar. Pak ditë më parë, oficerë të komisariatit numër 1 kanë shoqëruar për të marrë në pyetje një tjetër person, emir i të cilit doli pas dëshmive që dhanë Rodin Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte keniania, si dhe miqtë e tij. I hetuari i ri i policisë dhe prokurorisë, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, gjithashtu mësohet se…
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dërgimi i avionëve luftarakë F-16 drejt Ukrainës nuk është në planet e Berlinit. “Së pari, të gjithë e dinë se ne nuk kemi avionë të tillë,” tha Scholz në një intervistë pas samitit të G7 në Japoni, ndërsa shtoi se Gjermania e ka ndihmuar më shumë se kushdo Ukrainën, pas SHBA-ve. “Ne do ta ndihmojmë Ukrainën për aq kohë sa të nevojitet, financiarisht, njerëzisht dhe ushtarakisht,” vuri në dukje ai, duke shtuar se e gjithë kjo “është e lidhur drejtpërdrejt me atë që po ndodh në Ukrainë, ku qeveria në Kiev dhe ushtarakët tani…