Author: tirana

Këtë të dielë është përkujtuar 50 vjetori i Revoltës së Spaçit nga të burgosurit politikë në vitin 1973 kundër regjimit komunist. Të pranishëm në këtë përkujtim, kanë qenë edhe krerët fetarë në Shqipëri . Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në ish-burgun e Spaçit, ku i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike. Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë personave që bënë sakrifica për liri, duke përmendur…

Read More

Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt kandidatit për bashkinë Himarë, Fredi Beleri dyshohet të jetë Arsen Rama. Vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për mediat se rasti dhe mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij. “Çdo gjë e kemi marrë vesh në media. Nuk e dimë rolin e të dyshuarit në dosjen e përgjimit. Nuk kam folur me vëllanë përveç ditës kur u arrestua Beleri. Erdhi policia në 2 të natës dhe na mori në pyetje në komisariat. Policia ka marrë vetëm vëllain tim, babanë dhe…

Read More

Këtë të dielë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e 14 majit për dy bashkitë më të mëdha në vend, Tiranë dhe në Durrës, të fituara nga socialistët. Të certifikuar, tashmë zyrtarisht Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës me 158,856 vota, ku mundi në këtë garë Belind Këlliçin i cili mori 100,425 vota. E ndërsa në Durrës, do të drejtojë Bashkinë për 4 vitet e ardhshme Emiriana Sako me 48,512 vota, teksa kundërshtari i saj, Igli Cara i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ mori 38,784 vota. Një ditë më parë, Celibashi ka miratuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit…

Read More

Tabloidi britanik, DailyMail, duke u bazuar në një studim të ri tregon se Prishtina, është kryeqyteti europian ku mund të blihet më lirë një shtëpi. Duke bërë një krahasim, çmimi i banesave në Mbretërinë e Bashkuar shkon mesatarisht 294,910 £, ndërsa në Londër kushtojnë gati dyfish. Nëse në Britani me këtë çmim mund të blini një shtëpi normale, në Kosovë mund të merrni në super vilë. Studimi vë në pah se me 250,000 £ në Prishtinë mund të blihet një shtëpi me pesë dhoma gjumi me tre tualete, një garazh dhe kopsht të madh. Pronat në qytet kushtojnë 577 £…

Read More

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook-un e tij një shkrim të një prej gazetave më të madhe botërore, Washington Post e cila i ka propozuar turistëve amerikanë të vizitojnë Shqipërinë, madhe edhe si alternativë ndaj ishullit shumë të famshëm grek, Mikonos. “Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike, e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 24-vjetorin e masakrës së Stagovës në Kaçanik. Ajo ka potencuar se përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë është e përhershme. “24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive. Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”,- është shprehur Osmani.

Read More

Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së të riut Jani Rustemi në QSUT, pasi ky i fundit mbahej në paraburgim për vjedhjen e një tapeti. Sipas Berishës, Rustemi u dërgua në spital në gjendje kome pas “keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë”, ndërsa shtoi se sipas familjarëve të tij ndaj të riut është ushtruar “dhunë e egër”. Berisha e cilësoi këtë ngjarje si një krim horror shtetëror, ndërsa i bëri thirrje Avokatit të Popullit si edhe Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të hetojnë mbi atë që ndodhi.

Read More

Drejtuesi i një gomone është ndëshkuar nga policia me gjobë prej 10 mijë lekësh pasi nuk dispononte dokumentacionin e plotë. Pas kontrolleve të shtuara në Karaburun, është ndëshkuar me gjobë një shqiptar me shtetësi të Kosovës, i cili me mjetin e tij tip gomone ka rrezikuar jetën e personave në bord dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm. Ndërkohë kontrollet janë shtuar sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Read More

Greqia i drejtohet sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Se çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme do të varet nga vendimi i qytetarëve. Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Kardicës në Greqi për shkelje të ligjit zgjedhor. Në një automjet në pronësi të njërit prej tyre, u gjetën 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje të kartave të identitetit si dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante kartën e kandidatit për deputet dhe pesë fletë votimi me emrin e tij “të kryqëzuar”. Njëkohësisht dy…

Read More

Greqia i drejtohet sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Se çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme do të varet nga vendimi i qytetarëve. Megjithatë Protothema jep disa skenarë të ndryshëm. Mëngjesin e të hënës, ministrja e Brendshme, Calliope Spanou, do të shkojë në zyrën e kreut të Kuvendit, Constantinos Tassoulas dhe do t’i japë dosjen me rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. Më pas, Tasoulas shkon në pallatin presidencial për t’i shpallur rezultatin Presidentes Katerina Sakellaropoulou. Lëvizjet e radhës do të varen nga vullneti i qytetarëve dhe si ata kanë vendosur t’i ndajnë votat për partitë.…

Read More

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 18 vite burg 39-vjeçarin Afrim Kila, i akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”. 2 vite më parë, në ambientet e një lokali, Kila ka goditur me mjete të forta një person dhe më pas e ka përplasur me makinë, ku si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në spital. Si rezultat i hetimeve, u konstatua që nuk ishte një aksident, por vrasje e mirëmenduar. Viktimë e kësaj ngjarjeje të 2 viteve më parë ishte D. (P). K.

Read More

Antonio Cassano nuk e ka kapërdirë dot mënyrën sesi Roma u kualifikua për në finalen e Europa League përballë Leverkusen dhe për këtë arsye gishtin e drejton për nga tekniku portugez Jose Mourinhon. Për këtë ish-lojtari i Romës ia vë fajin Mourinhos. Sipas tij, futbolli i portugezit është i turpshëm teksa kalimin në finalen e Budapestit e konsideroi thjesht një çështje fati dhe jo zotësie. “E dua Romën, i dua ata njerëz. Por Roma nuk luajti në 98 minuta. Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por ai është më me fat se sa është i fortë. Unë…

Read More