Author: tirana

Banorët e Berxullës kjo e dielë i ka gjetur sërish në protestë. Njëzëri ata kanë kërkuar një përgjigje nga qeveria se çfarë do të bëhet me pronat dhe tokat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut, po ashtu dhe një ndërtim të një nënkalimi për ta, si një rrugë alternative. “Ne jemi akoma në qiell të hapur, nuk kemi informacion. jemi ne stres dhe ankth, s’dimë ku të shkojmë nesër. Shteti nuk na jep një zgjidhje”, tha administratori i këtij fshati. Një tjetër banor iu bëri thirrje bashkëfshatarëve…

Read More

Shtatë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë pjesë e garës në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në shtetin fqinj. Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në…

Read More

Koalicioni ’’Bashkë Fitojmë’’ ka një tjetër denoncim sa i takon rezultateve të prodhuara nga zgjedhjet lokale për bashkinë e Elbasanit. Kryetari i Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, Anton Prekaj renditi disa nga parregullsitë e procesit, ku mes tyre është dhe se në një qendër votimi pajisja elektronike e votimit dhe e numërimit ishte pa vulë sigurie. “Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale”.

Read More

Kategoria Superiore ende ka enigma. Në javën e 34 të saj, Tirana kryesuese do të udhëtojë drejt Laçit ku do të gjejë kurbinasit e motivuar për të luftuar deri në fund për një vend në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës. Kryeqytetasit duhet të fitojnë për të vijuar rrugëtimin drejt titullit kampion pasi ndodhen vetëm dy pikë larg kushërinjve të Partizanit që do të presin në “Arenën e Demave”, Vllazninë. Shkodranët njësoj si kurbinasit synojnë Europën. Egnatia e vendit të tretë do të presë Erzenin teksa në Ballsh luhet një ndeshja mes Bylisit dhe Kukësit, e konsideruar si një…

Read More

Piramida i është rikthyer Tiranës me një dimension të rilindur dhe një madhështi ndryshe nga më parë, si zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe destinacioni më i madh i teknologjisë digjitale në rajon. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë për të arritur në majë të saj. Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara…

Read More

Në debatin e mbrëmshëm mes pjesëmarrësve në Big Brother Vip 2 pati një diskutim me tone të larta për Luizin dhe miqësinë e tij me Jorin. Luizi tha se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj. Olta Gixhari ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për modelen dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij. “Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorit do të niste diçka”, tha aktorja.

Read More

Këshilli Botëror i Paqes me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (UPC), me Kryetar dhe Themelues Sheik Kasem Bader dhe Misioni Diplomatik ‘Paqe Dhe Prosperitet’ (DMPP), me Guvernator Dr. Shefki Hysa, organizuan Kongresin Ndërkombëtar të Paqes në Tiranë, me mbështetjen e Gjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij Haxhi Dede Dr. Edmond Brahimaj dhe të gjitha feve në vendin tonë. Kongresi është një mbledhje e partnerëve ndërkombëtarë, organizatave dhe personaliteteve të tjera të shquara te fushave te ndryshme për të diskutuar rëndësinë e paqes, shmangien e luftës. Edukimin mbi mënyrat e të jetuarit në një botë paqësore, duke përfshirë…

Read More

Qytetarët e Kosovës, sot do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”. Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës. Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe…

Read More

Një mjeke 102 vjeçare ka zbuluar se cili është thelbi i lumturisë për të. “Zakoni që më ka sjellë shëndet dhe lumturi ndër vite është aftësia për të ndërtuar gjërat nga e para, qoftë kjo një marrëdhënie, një rrugë karriere apo ndonjë projekt”, thotë Dr. Gladys McGarey, mjeke dhe autore e “Jeta e jetuar mirë: 6 sekretet e një mjeku 102-vjeçar për shëndetin dhe lumturinë në çdo moshë”. Në librin e saj, ajo vetë përqendrohet në të vetmen gjë që duhet të bëjmë për t’u ndjerë më të lumtur, por edhe për të qëndruar të shëndetshëm: Të lëmë pas gjërat…

Read More

Turizmi në Shqipëri e “ka marrë veten” pas pandemisë, e ndërsa këtë sezon pritshmëritë janë edhe më të larta. Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në portin e Vlorës kroçeria “LA BELLA DEL ADRIATIQUE” me 146 turistë nga vende të ndryshme si Franca, Kanadaja, Belgjika, Britania e Madhe dhe Maroku. Turistët do të qëndrojnë 1 ditë në Vlorë, ku do të zhvillojnë ture të ndryshme dhe më pas do të ndalen edhe në Durrës.

Read More

Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në pallatin ku po punonte në Tiranë. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) që nga e shtuna e 20 majit është zyrtarisht një gjë e së kaluarës. Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit iu bashkua Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatës së Ohrit, që është faza përfundimtare në tejkalimin e mosmarrëveshjeve në mes të KOS-it dhe KOM-it. Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe njoftoi të shtunën, në fund të seancës së tij, se ka marrë vendim për integrimin e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit në Sinodin e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit. Mosmarrëveshja mes dy kishave ndodhi kur Kisha Ortodokse Maqedonase u nda në mënyrë…

Read More