Author: tirana

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur këtë të shtunë, ku një 27-vjeçar i dënuar për vjedhjen e një tapeti, ndërroi jetë në QSUT. Vasili i ka bërë thirrje policisë që të kryejnë një hetim të thelluar dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Postimi: Ku është drejtësia të rinjtë po humbin jetën në paraburgimet e policisë??? Vdekje shumë të rënda kanë ndodhur në paraburgimet e policisë. Vdekje të cilat janë kaluar në heshtje, pa hetim rrenjësor dhe pa marrje përgjesie të shkaktarëve. Asnjë shkak bindës nuk është paraqitur në publik megjithëse bëhet fjalë…

Read More

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras dukeshin shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje. Këngëtarja konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private, por në shfaqjen e filmit “Omar La Fraise” pozuan krah njëri-tjetrit. Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anëar Hadid…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi plagosi me thikë një 55-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Novoselë. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Nga policia u bë sekuestrimi  i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë…

Read More

Spartak Ngjela shprehet se demokratët zgjodhën të abstenonin në këto zgjedhje dhe se nuk u bënë pjesë e përçarjes së partisë. Gjatë një interviste televizive, avokati theksoi se zgjidhja brenda kampit blu është largimi i Berishës. “Pati një rrënim të madh në vota dhe pritej abstenimi dhe Rama që donte ta sabotonte se kishte frikë se mos mundeshin thellë këta se do Saliun. Ka një rrënim të portretit Sali. Abstenuan, nuk donë në votime, çdo të thotë më vodhën…Në dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh…

Read More

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë,  Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane. Kjo vlen për…

Read More

Kreu i IKMT-së së Vlorës, Simbol Pazaj, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Shkak për këtë shkarkim nga detyra dyshohet se është bërë aksioni i pak ditëve më parë për shembjen e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit, i cili ishte edhe numërues votash. Kjo pasi ai akuzohet se nuk e prishi objektin që më parë, kur është konstatuar pa leje, bëjnë me dije burime nga “Panorama”.

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Melgushë, Vau i Dejës. Një automjet tip Porsche, i cili drejtohej nga një 20-vjeçare, ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë lënduar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave është nga Ukraina. Të rejat u dërguan në spital dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau kunatën e tij Alma Qevani duke e goditur disa herë me sëpatë, në seancën e sotme gjyqësore deklaroi se e kreu krimin në gjaknxehtësi e sipër. “Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet të ketë thënë Tashi. Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin. 44-vjeçarja u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal. Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan…

Read More

Një avion turistik është rrëzuar gjatë ditës së sotme në Ponts-de-Martel, afër kufirit të Zvicrës me Francën. Mediat e huaja raportojnë deri më tani për disa të vdekur. Një zyrtar lokal tha për RTN Radio se ka disa viktima, por nuk dha detaje apo një numër të saktë. Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pjerrët dhe të vështirë, rreth orës 10:20 të mëngjesit të së shtunës.

Read More

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se nëse nuk nis shpejt një lëvizje e re opozitare atëherë do të ketë një thyerje të demokracisë shqiptare. “Fitimtarë pa moral, të mundur pa turp. Kjo është arsyeja pse parlamenti i së enjtes nuk kishte asnjë zë në rendin e ditës që të përfshinte diskutime. E pra: tri ditë pas zgjedhjeve!!!! Kjo është arsyeja pse pas dy muajsh paralizë totale të shtetit dhe Parlamentit, ai do të ketë sërish javë të gjelbër. Nëse shumë shpejt nuk…

Read More

Komuniteti LGBTQIA+ ka mbajtur sot marshimin e krenarisë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, me qëllim ndërgjegjësimin dhe respektimin e të drejtave të tyre. Parulla me të cilën mbahet parada këtë vit është “Hape Zemrën”. Me pankarta në duar e flamujt, ata kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen. Pavarësisht se Shqipëria prej vitesh ka bërë përparime në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit, disa anëtarë thonë se ende ata vuajnë problematika të ndryshme, siç është diskriminimi, refuzimi i shërbimeve etj.

Read More

Enkelejd Alibeaj ka treguar arsyet që e çuan drejt vendimit për të dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike. “Një vit më parë pas dorëheqjes së Bashës një nga nënkryetarët duhet të merrte drejtimin e partisë. M’u ofrua drejtimi e nuk mund ta refuzoja. Ka pasur edhe një vendim të Kryesisë dhe grupit, sipas të cilës në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin procedurat për zgjedhjen e kryetarin, por ishte një kohë e turbullt për PD dhe u mendua që situata të vijonte deri pas zgjedhjeve lokale. Të mërkurën doli rezultati final, atëherë përfundoi edhe mandati im. Kjo ishte një…

Read More