Author: tirana

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të miratojë tabelat përmbledhëse zgjedhore për Tiranën dhe Durrësin. Mbledhja publike pritet të nisë rreth orës 12:30. Bashkinë e Tiranës kandidati i PS-së, Erion Veliaj mori një fitore të thellë, i cili mundi me një diferencë mbi 58 mijë vota Belind Këlliçin. Veliaj mori 54.69% (158.688 vota). Kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e…

Read More

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania pamjet ekskluzive të mjetit të fundit ku është parë miku i tij. Nga pamjet shihet në një pikë karburanti në Qafë Gjashtës, afër Sarandës, një mjet tip Benz, i cili ndjek një furgon. Në sediljen e parë të Benzit shihet Fatmir Krasniqi, i cili duket i qetë. Në të njëjtën pikë karburanti, shihen pas një ore e 10 minuta përsëri të dy mjetet, por me ndryshimin se mjetit Benz i janë ndryshuar targat dhe i janë vendosur targa greke. Gjini…

Read More

Borshi do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, një event që promovon turizmin dhe traditën. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije ky festival do të mbahet më datat 25-28 maj. Kjo me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të llojllojshme. “MIRËMËNGJES dhe me trokitjen e South Outdoor Festival në Borsh, që prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të llojllojshme, ju uroj të diel të bukur“,-shkruan Rama.

Read More

9.8 milionë grekë me të drejtë vote do të shkojnë sot të votojnë për të zgjedhur qeverinë e re të vendit që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Sondazhet nxjerrin sërish fituese partinë e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, i ndjekur nga SYRIZA e ish kryeministrit Aleksis Tsipras. Ndërkohë që rritje pritet të ketë PASOK dhe Partia Komuniste e Greqisë. Mitsotakis do t’i duhet të formojë një koalicion që të ketë mundësinë të drejtojë vendin për një mandat të ri. Në qoftë se edhe ky skenar dështon, atëherë shkohet në një raund të dytë votimi, në korrik. Në këto…

Read More

Dashi Gjatë kësaj fundjave mund të ketë momente nervozizmi që mund të shkaktojnë debate. Jini të durueshëm dhe mos bini në provokime. Ka disa afate për të paguar, kontrollojeni mirë. Mbani një sy në shëndetin tuaj. Demi Të dielen me pak vullnet të mirë, gjatë fundjavës do të mund të kapërceni përplasjet dhe nervozizmin që kanë ndodhur në jetën bashkëshortore. Kujdes maksimal gjatë negociatave dhe biznesit. Binjakët Yjet e fundjavës janë të rëndësishëm për takime të reja, veçanërisht ata që janë beqarë. Nëse historitë e dashurisë funksionojnë, është gjithashtu e mundur që të gjeni përsëri afërsinë e humbur. Gaforrja Le…

Read More

Këtë të dielë, pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura te pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me rrebeshe lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 9-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 18 -19°C në veri, 22 -24°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Ishujt Britanik, Europa-jugperëndimore dhe Mesdheu moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Skandinavia dhe Evropa verilindore moti do të jetë me diell.

Read More

Të sapomartuarit Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kujtuan sonte si nisi romanca e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në një diskutim në “Post Big Brother”, çifti pranoi se në fillim nuk besonin se do të lindte diçka midis tyre, por sikurse thanë, dashuria nuk pyet. Olta Gixhari nga ana tjetër, teksa tregoi si e ka parë romancën mes Kiarës dhe Luizit, u shpreh se asnjëherë s’ka menduar se këngëtari i përshtatet moderatores. Ajo mendon se lidhja mes tyre nuk do të zgjasë shumë. Kiara: Në fillim, kam pasur dilemat e mia. Ajo që më afroi me Luizin ishte…

Read More

Është shoqëruar me debat të fortë Post Big Brotheri mes Oltës dhe Gertit, dy ish konkurrentëve të cilët nuk kishin marrëdhënie miqësore as brenda. Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm për të mbështetur Luizin duke çuar dëm mundësinë e tij, ndërsa Gerti tha se atë e urren gjysma e Shqipërisë. Pjesë nga debati: Gerit: Me thënë të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar me e pa… prej situatave ja kuptoja humorin Arbana: Shumë mirë bëre po mundësinë tënde pse e hodhe në plehra Gerti: Kur hyra e kisha në mendje që atë vlerësim që kam për…

Read More

Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë krime ndaj të miturve. Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlament nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve , për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues. Konkretisht në ndryshimet e propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit. Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë dënohet me burg të përjetshëm. Ky ndryshim në kodin…

Read More

Qetsor Ferrunaj shprehet i lënduar për kërcënimet që kanë bërë në rrjet ndjekësit e “Big Brother VIP” ndaj fëmijëve të tij. I ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, Qetsori tregoi indinjatën ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”. “Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e…

Read More

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në bashkitë Lushnje, Kamëz, Fier, Berat, Elbasan, Vlorë dhe Korçë. U miratuan gjithashtu dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiakë. Në KQZ kanë mbërritur të shtunën dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë”. Po ashtu, Lëvizja Legalitetit ka ankimuar rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

Read More

Në kuadër të pjesëmarrjes në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Presidenti Bajram Begaj u takua edhe me të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Në qendër të takimit ishin zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja e krijimit të një fryme të re bashkëpunimi, me synim minimizimin maksimal të propogandës dhe influencës së aktorëve të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike të vendeve të rajonit. Presidenti Begaj vlerësoi rolin aktiv të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin personal…

Read More