Author: tirana

Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar për disa vite bashkëshorten e tij. Gruaja 46-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin duke thënë se ka qenë viktimë e abuzimit për të paktën 17 vjet, veçanërisht pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në vitin 2006. Shqiptari është arrestuar me akuzën e keqtrajtimit, lëndimit personal dhe dhunës seksuale ndaj gruas së tij.

Read More

Xhamia “Sinan Katibi” në Prizren është grabitur nga disa persona. Mediat kosovare raportojnë se persona të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur paratë e bamirësisë. Rasti është denoncuar nga personi që ruan xhaminë, i cili ka raportuar se hajdutët kanë vjedhur të gjitha paratë e grumbulluara për bamirësi. Prokuroria ka bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Read More

Sulmet ajrore ruse goditën zona të ndryshme në Ukrainë gjatë natës, përfshirë në kryeqytetin Kiev. Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se kishin arritur të rrëzonin 18 dronë që po sulmonin kryeqytetin gjatë natës. “Gjatë orëve të natës, agresorët bënë sërish sulme masive me dronë”, shkruajti në rrjetin Telegram, Serhiy Popko, drejtues i administratës ushtarake për Kievin. “Të gjitha objektet fluturuese të pikasura u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore”. Nga dronët që rrëzoheshin mori flakë një godinë banimi, por nuk u raportuan viktima. Shpërthimet tronditën edhe qytetin Chernihiv, në verilindje të Kievit. Disa shpërthime u njoftuan në qytetin port Mariupol . Sipas mediave ruse…

Read More

Ndërron jetë në spital 27-vjeçari Jani Rustemi, i cili u arrestua më 13 prill për vjedhjen e një tapeti. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur papritur probleme shëndetësore dhe është njoftuar shërbimi i emergjencës. 27-vjeçari u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa u raportua se qëndroi në gjendje koma. Ai ishte arrestuar dhe më herët për të njëjtën vepër penale.

Read More

Sociologu Ergys Mërtiri pati një debat me dy ish-banoret e “Big Brother Vip”, Dea Mishel dhe Jori Dellinnë, teksa ishin të ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”. Duke folur për termin “influencers”, siç pretendojnë të jenë dy vajzat në rrjete sociale, Ergysi u shpreh se ato nuk “meritojnë” të kenë një titull të tillë. Kjo pasi nuk kanë një zanat dhe nuk mund të japin mend në fusha që nuk u takojnë. Dea dhe Jori e kundërshtuan, duke thënë se njëra është arkitekte e tjetra inxhiniere, mirëpo ky nuk u duk argument bindës për sociologun.

Read More

Një vajzë e mitur rreth moshës 3 vjeç është përplasur me makinë aksidentalisht nga babai i saj në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Kissamos të Chania, ndërsa vogëlushja ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital. Prej ditës së djeshme, mjekët kishin nisur procesin e analizave të përcaktuara për të konstatuar funksionin e trurit të fëmijës, në të cilat vajza nuk ka shfaqur asnjë reagim.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç. “Si dy vende aleate në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm”, u shpreh Begaj. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të këtij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatoviç dhe të…

Read More

Këngëtari Skerdi Ago dhe partnerja e tij Vesa janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e këngëtarit përmes një postimi në Instagram.  “Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirë se erdhe bota jonë”, është shprehur ajo në Instagram në fotografinë e parë me të birin dhe Skerdin.  Reo është emri i përzgjedhur për bebushin që iu dha për herë të dytë epitetin e prindit, pas Roit që ishte bekimi i tyre i parë. 

Read More

Kryeministri Edi Rama publikuar të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë për rritjen e turizmit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria renditet e para në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë. “Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit,  nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit,…

Read More

Katër minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh janë lënë në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Oligert Kume, avokati i një prej të miturve, Xhonatan Çekrezi, në një prononcim për mediat, u shpreh se fajtor për ngjarje të tilla është e gjithë shoqëria, ndërsa shtoi se duhet kuptuar gabimi i strukturave shtetërore. “Falënderoj median për interesin e treguar. Sot u zhvillua seanca gjyqësore për masën e sigurisë për katër të miturit. Unë mbuloj Xhonatan Cekrezin, dhe jam i autorizuar nga prindërit e të miturit për të dhënë deklaratë. Solidarizohem jo vetëm si qytetar dhe…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të zhvilluar pak më parë me qytetarët, u shpreh se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë vend në PD. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Alibeaj, i cili shkroi se “humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit, paska gjetur armiq të rinj”. Sipas tij, Berisha është arsyeja e vërtetë e përçarjes së opozitës. “Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë…

Read More

“Eugene Onegin”, vepra më e famshme e repertorit rus është rikthyer në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Palermo pas 24 vitesh. Shtëpia e artit Massimo Vittorio Emanuele mirëpriti një kast të shkëlqyer sopranosh dhe tenorësh të cilët çelën më 19 maj siparin e natës së parë të veprës ruse. Tenori shqiptar Saimir Pirgu është pjesë e këtij kasti, me një ndër rolet kryesore, atë të romantikut Vladimir Lenskij të cilin e veshi mjeshtërisht për ta përçuar në zemrën e publikut Italian. I njohur për diksionin e tij sa elegant, aq edhe potent, interpretimi i Pirgut u shoqërua…

Read More