Author: tirana

Në samitin e pritshëm të korrikut në Vilnius, aleanca e Atlantikut të Veriut NATO duhet të miratojë mijëra faqe planesh sekrete ushtarake që, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, do të shpjegojnë në detaje mënyrën se si Aleanca do t’i përgjigjet një sulmi rus, raportoi Reuters. Agjencia britanike thekson se ky është një ndryshim thelbësor sepse NATO-ja nuk ka pasur nevojë të krijojë plane të gjera mbrojtëse për dekada të tëra, duke udhëhequr luftërat në Afganistan dhe Irak, dhe duke pasur parasysh se Rusia post-sovjetike nuk është më një kërcënim ekzistencial. Por ndërsa lufta më e përgjakshme…

Read More

Gazetarja e TSH Anisa Ymeri denoncon retushimin që i është bërë gjatë restaurimit Mozaikut “Shqipëria sot” në Muzeun Kombëtar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ymeri nënvizon se gjatë restaurimit janë hequr yjet me pesë cepa. Sipas saj, “ai mozaik është (ishte) një gjurmë e vyer e artit në periudhën e diktarurës dhe ishte detyrim të ruhej ashtu sikurse ishte krijuar apo sikurse ishte diktuar të krijohej”. “Enveri i fshinte të tërë ata që nuk i duheshin, nga fotografitë, nga pikturat por edhe nga faqja e dheut. Edhe këta ja morën hakun me Mozaikun “Shqipëria sot” që e shndërruan në…

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha ka propozuar si një formë për të shmangur blerjen e votës, votimin e detyrueshëm dhe për këtë jep argumente. “Votim i detyrueshëm, se shmang blerjen e votës, njëra anë është merr këto para dhe mos dil në votim dhe një tjetër merr këto para dhe voto për mua. Nëse vihet votimi me detyrim, siç e ka Greqia dhe Australia, Rama nuk e pranon se e quan kinezeri Kodin Zgjedhor dhe pranon standarde që i lejon atij të manipulojë dhe të kontrollojë votën e shqiptarëve”, tha Berisha.

Read More

Ide e re për krahun e djathtë të Milanit në repartin sulmues. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po mendojnë për Edon Zhegrovën, sulmuesin anësor nga Kosova i cili luan për Lille në Francë. Marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë Milanin dhe tregojnë optimizëm. Ende nuk ka negociata në zhvillim me Zhegrovën, por shihet si zëvendësuesi potencial i Messias. Në këtë sezon për Lille deri më tani, Zhegrova ka luajtur 24 ndeshje në total, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Read More

Shkodra, bastioni historik i demokratëve, u fitua për herë të parë nga Partia Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha tha se ditën e zgjedhjeve Shkodra është vendosur nën terror nga të gjitha bandat kriminale që sipas tij u bënë bashkë. Ndër të tjera, Berisha thekson se për humbjen në këto zgjedhje do të bëhet një analizë dhe se ai do të votëbesohet në krye të partisë. “Ju siguroj se radioskopia do bëhet e plotë. Votëbesimi është i domosdoshëm se është ligj i statutit. Por ne jemi forcë politike…

Read More

Është lënë në burg pa afat Tefik Tashi, i cili akuzohet për ekzekutimin e motrës së bashkëshortes me sëpatë, vetëm tre ditë më parë. Pas nisjes së seancës gjyqësore, Gjykata e Elbasanit ka vendosur për ta lënë në burg të akuzuarin. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhi në fshatin Kusarth, ku ajo u godit për vdekje nga kunati 58-vjeçari, i cili jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes. Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas viktima…

Read More

Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest me burg për katër të miturit në Elbasan, të cilët goditën për vdekje bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh pas një zënke në Tik Tok. 6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.

Read More

Gazetari Martin Leka është i mendimit se Luzlim Basha do mbahet mend vetëm për aktin që përjashtoi nga grupi i Partisë Demokratike, Sali Berishën. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Leka e cilësoi akt të guximshëm nga Lulzim Basha dhe nënvizoi se ai vuajti më pas pasojat, pasi Sali Berisha e ndau PD dhe e çoi në zgrip. Duke vijuar më tej tha se Sali Berisha e ka udhëhequr atë parti, madje edhe i djathti më injorant e kupton se sa të jetë, partia ka qenë, është dhe do jetë e Sali Berishës, por e reduktuar në atë…

Read More

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar pas humbjes së opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Postimi i plotë: GOD BLESS…ZGJEDHJET Zgjedhjet u kryn! Më në fund u çliruam. Çlirimi duket se do njihet si dikur nga të gjithë aleatët tanë. Disa fituan. Fituan si fituan, me para, me dhunë apo me truke kompjuterike, ata sot tundin me krenari të shpifur parrullën shtegdalëse: “Fituesi nuk gjykohet” (shpikësi i saj duhet të ketë qenë fitimtari më i dëshpëruar i historisë dhe i planetit) Fituan karriget, interesat, sigurinë e mos hyrjes së gjembit në këmbë. U…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha në një intervistë për Euronews Albania se ishin disa faktorë që çuan në humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Mziut, presioni ndaj administratës dhe kërcënimet e Ramës në fushatë kundër demokratëve ndikuan në humbje. Por sipas deputetit demokrat nuk duhet fajësuar vetëm rilindja për këtë rezultat pasi fakti që PD u fut e përçarë në garë ishte vendimtare në disfatën që pësoi. “Është një rezultat zhgënjyes për demokratët dhe shqiptaret se po kthehemi në monizëm. Nuk është vetëm faji ynë se duke pasur të gjitha pushtetet kjo qeveria…

Read More

Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” u publikua pak kohë më parë dhe “theu” një rekord në Netflix, pasi u shikua për 83.71 milionë orë gjatë fundjavës së parë të publikimit. Në fakt, ky është një numër veçanërisht i rëndësishëm, pasi Netflix liston statistikat për javën nga 8 maji deri më 14 maj, me filmin që do të dalë vetëm më 12 maj. Kështu, digitalspy.com vëren se “The Mother” ia kaloi “Luther: The Fallen Sun” që u publikua shkurtin e kaluar dhe kishte grumbulluar 65.92 milionë shikime. Kujtohet se përmbledhja e çështjes është si më poshtë, sipas Netflix:…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23”, do të zhvillohet në Tiranë, nga 22 maji deri në 3 qershor. “Stërvitja #DEFENDER23 rikthehet në Shqipëri! Ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri dhe ne presim me kënaqësi fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s. Më shumë se 20 vende aleate dhe partnere…

Read More