Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet në dy projekte të rëndësishme që janë duke u zhvilluar në Pogradec. Sipas kryeministrit Rama, brenda 12 muajve zona do të përfundojë projekti i “Shëtitores së Tushemishtit nga ura e Drilonit deri në pikën doganore të Tushemishtit” dhe i “Unazës së Tushemishtit”, që fillon nga ura e Drilonit dhe kalon nga burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore.

Read More

Në episodin e sotëm të podcastit të tij, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar Luiz Ejllin si dhe Benet Becin. Kreu i qeverisë e pyeti këngëtarin shkodran nëse ishte martuar vërtetë më Kiara Titon apo vetëm për spektakël. Këngëtari u shpreh se martesa ishte reale. Pjesë nga biseda Kryeministri Edi Rama: Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i…

Read More

Dyzet e dy vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian. Vepra që mban autorësinë e Josif Drobonikut, Vilson Kilicës, Anastas Kostandinit, Agim Nebiut dhe Aleksandër Filipit përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2. Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit. Anastas Kostandini tregon në MCN TV historinë e ndërtimit të tij: “…Janë montuar hap pas hapi…

Read More

E ftuar në “Më lër të flas”, Grida Duma foli për situatën brenda Partisë Demokratike, e cila sërish doli nga zgjedhjet me një humbje të thellë. E pyetur nga binjakët Veshaj se kë do të zgjidhte në garën për Tiranën nëse do të ishte në krye të Partisë Demokratike, Duma tha se ajo do të kishte nxjerrë një figurë jo politike. “Unë ia thashë Erjon Veliajt këtë gjë kur e kisha, që sot nuk ka ende një figurë politike, me aq shumë mjete që të jetë thelbësisht politike që të dalë përballë tij. Unë strategjikisht do të kisha nxjerrë një…

Read More

I pasur me Omega3, salmoni përmban disa burime që janë të mira për trupin tonë, por konsumimi duhet të jetë i kontrolluar sepse ky produkt përmban yndyra. Përdorimi i tij në kuzhinën japoneze është i njohur, për përgatitjen e sushit. Ka shumë veti ushqyese që e karakterizojnë dhe që janë të mira për trupin tonë nëse hahen në sasitë e duhura. Pjesë e familjes Salmonidae, salmoni që ne përgjithësisht gjejmë në tavolinat tona është ai norvegjez, i cili, nga ana tjetër, konsiderohet i vetmi specie vendase në Evropë. Është një peshk shumë i vlefshëm që i përshtatet recetave të ndryshme…

Read More

Në brigjet e Detit të Zi ndodhet një ndërtesë, më saktë një pallat mbi 16750 metra katrorë. Nga ajri, mund të dallosh lehtësisht, një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi, por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark. Kjo sipas një hetimi të nisur prej vitit të shkuar nga lideri i arrestuar tashmë i opozitës ruse, Alexey Navalny dhe i drejtuar nga grupi që e mbështet. Ata thonë se kjo ndërtesë luksoze, gati-gati një pallat mbreti, është ndërtuar posaçërisht për Vladimir Putin. Masat për sigurinë e tij janë tejet të…

Read More

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Ata u ndaluan nga Policia në afërsi të lagjes “Kodra e Diellit”, e cila në vitet e fundit njihet dhe si një prej zonave preferenciale të personave të pasur, apo personazheve të njohur të ekranit. Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë: Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka dhe Shemsi Proda. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë ndryshe këtë fundjavë. Ai është “arratisur” në Bjeshkët e Sharrit, Kosovë, që mesa duket i ka zgjedhur për të qëndruar larg zhurmës mediatike dhe komenteve të post-zgjedhjeve. Kjo mund të jetë një periudhë relaksi për Metën pas humbjes së thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në zgjedhjet vendore të 14 majit. “Mirëmëngjes nga Bjeshkët e Sharrit”, ka shkruar Meta në foton që kam shpërndarë në Facebook.

Read More

Gjykata e Lartë ka vendosur që Gjykata e Korçës është kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Myrtezan Çaushit për ulje të dënimit. Caushi i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë, për zgjidhen e kompetences mes Gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës. Pas vendimi të Gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shtyrtojnë kërkesën e Çaushit. Ai ndodhet në Burgun e Drenovës.

Read More

Nga Akis Georgakellos* Grekët janë të etur për stabilitet politik. Pas shumë vitesh me trazira ekonomike, vendi ka mundësi për të rifituar vlerësimin e tij të nivelit të investimeve në tregjet ndërkombëtare dhe për t’u rehabilituar në eurozonë. Gjeopolitikisht, tensionet me Turqinë në Detin Egje dhe sfidat e reja për NATO-n kërkojnë një udhëheqje politike me sy të mprehtë në Athinë. Megjithatë, zgjedhjet e 21 majit në Greqi nuk kanë gjasa të ofrojnë shumëçka. Katër vjet më parë, kur Kyriakos Mitsotakis u bë kryeministër i Greqisë, shumë ekspertë dhe analistë prisnin që politika greke të bëhej më pak e trazuar…

Read More

Ishte viti 2014 kur shkrimtarja Rita Petro, botoi librin me poezi “Vrima” me të cilin fitoi çmimin si libri me poezi më i mirë atë vit dhe ky çmim iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Marrja e çmimit, ngjalli aq shumë debat për librin që në Shqipëri e konsideruan erotik dhe u sulmua jo pak nga opinioni në Tiranë. Por, shkrimtarja Rita Petro që po merr pjesë më shtëpinë botuese Albas në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve i është rikthyer edhe njëherë zhurmës së këtij libri rreth…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë inteligjencës informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur, Durrës, dhe dyshohet se do kryente krim në familje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e shtetasit që qarkullonte me armë zjarri. Falë vlerësimit në kohë reale të informacionit, si dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin…

Read More