Luizi: Jam shumë mirënjohës e nuk merrem me ata që më thonë je i majtë e i djathtë. Rama: Ke thënë që Beneti tu gjend kur ke qenë në moment të vështirë. Luizi nuk paska parë gjë përveç Big Brother, po ti Benet kishe parë ëndërr që mundtë ishe kryetari i Bashkisë Shkodër? Benet Beci: Jo nuk kam parë në fakt por gjithë kohës kur shikoja çfarë bëhej mendoja si i bëhet të bëhet edhe në Shkodër një gjë e tillë. Kam menduar si mund të arrij një ditë të bëj atë që po bëhet edhe në Shkodër. Shkodra ka…
Author: tirana
Dashi Për katër javët e ardhshme, ka të ngjarë të ndjeni një qetësi në energjinë tuaj. Mos i bëni shumë presion vetes për të arritur diçka të rëndësishme. Ky do të jetë më shumë se një muaj për t’u argëtuar sesa për t’u shqetësuar për situatën e karrierës apo të punës. Demi Ju mund të vini re një ndryshim në energji – një ndryshim që është mjaft domethënës. Ky është fillimi i një periudhe katër javore gjatë së cilës duhet të bëni një shtytje të fundit drejt përmbushjes së qëllimeve tuaja. Punoni me të tjerët për të përfunduar projektet e…
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës; dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit por pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta, si fillim në jug të vendit dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, duke rrezikuar momente me pika shiu në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës priten vranësira më të dendura në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C. Era do…
Albert Mëlyshi, kandidati i Bashkë Fitojmë i cili fitoi zgjedhjet në bashkinë e Mirditës, tha se për fitoren e tij kanë bashkëpunuar të gjitha forcat e opozitës, duke përfshirë edhe PD-në zyrtare. Në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll’ me Anduela Ndreu, Mëlyshi u shpreh se pas humbjes që opozita pësoi në zgjedhjet e 14 majit, duhet të ketë një hapje të Partisë Demokratike. Sipas tij, edhe Sali Berisha duhet të reflektojë mbi këtë gjë dhe të ketë një bashkim të frontit të djathtë për të krijuar një opozitë të fortë që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë për të…
Shkodra do të jetë në fokusin e kryeministrit Edi Rama, pasi arriti që me Benet Becin të merrnin drejtimin e Bashkisë në 14 maj. E pikërisht nga kjo kryeministri ia ka dedikuar edhe podcastin e radhës. Mirëpo surpriza është se i pranishëm do të jetë edhe Luiz Ejlli, ose siç Rama e ka quajtur “Blu Bradhërs”. Ejlli doli hapur pro Becit, duke qenë se është shprehur se ai ka qenë një njeri që e ka mbështetur shumë, atëherë kur ka pasur nevojë.
Ëngjëll Brahimi, 60 vjeçari shqiptar i cili u arrestua ne janar të këtij viti në Kanada pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij 8 vjeçar 23 vite më parë në Fier, do të presë në liri me kusht vendimin për ekstradimin e ti drejt Shqipërisë. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Quebec François Dadour ra dakord për lirimin e përkohshëm të tij të enjten pasi vendosi se ndalimi i tij nuk ishte i nevojshëm për të ruajtur besimin në administrimin e drejtësisë. Gjykatësi e liroi Brahimin me…
Mijëra persona kanë protestuar ditën e sotme në Beograd në protestën e organizuar nga opozita” “Serbia kundër dhunës” është slogani i protestës. Në atë që po konsiderohet ndër protestat më të mëdha ndonjëherë në Serbi, protestuesit kanë shprehur zhgënjimin ndaj autoriteteve për reagimin, pas vrasjeve që ndodhën në maj në Serbi. “Vuçiç, dorëhiqu” e “Vuçiç, largohu” ishin thirrjet e protestuesve para Parlamentit e Qeverisë së Serbisë. Është protesta e tretë e madhe që po organizohet pas sulmeve. Në fillim të majit, për dy ditë në Serbi ndodhën dy sulme. Në të parin, një nxënës 13-vjeçar i vrau tetë nxënës dhe…
Gjoba për sjelljen e tifozëve në derbin e kryeqytetit i zhvilluar të mërkurën në stadiumin ‘Air Albania’ që solli edhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes. Tirana është gjobitur me 600 mijë Lekë për sjelljen e mbështetësve dhe parrullat homofobike. Partizani u gjobit me 200 mijë Lekë po për sjelljen e tifozëve që hodhën sende në fushë. Klubet duhet të dëmshpërblejnë edhe dëmet e shkaktuara në stadium.
Shumë punonjës në pozicione të larta, përveçse menaxhojnë presionin, kërkojnë edhe vendimmarrje të shpejtë kur shfaqen probleme dhe kriza. Megjithatë, për të marrë vendimet e duhura, fillimisht duhet të identifikoni se çfarë nuk po shkon mirë dhe se kjo duhet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Por sa i trajnuar është truri juaj për të zbuluar problemin në kohë? Kjo është pikërisht ajo që përpiqet të kontrollojë testi i mëposhtëm i IQ-së. Ka shumë zero në imazhin më poshtë. Nëse arrini të gjeni “C”-në e fshehur në më pak se 9 sekonda, kjo do të thotë se truri…
Juventusi apo klube të tjera? E ardhmja e Igli Tares duket larg Lazios dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shtohen zërat për drejtorin shqiptar. Ish-bomberi kuqezi, ka ide të ndryshme nga ato të Maurizio Sarrit dhe ka vendosur që të kërkojë një aventurë të re. “Il Messaggero” madje e bën fakt të kryer largimin e Igli Tares dhe shprehet se Claudio Lottito ka nisur nga puna për zëvendësuesin e tij. Në “pole position” qëndron drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, por ky i fundit ka një akord verbal me Juventusin. Ndërkohë që alterinativat e tjera janë Pasquale…
Kanë dalë detaje të reja nga tragjedia e nodhur një muaj më parë në Greqi, ku pas përplasjes mes dy trenave humbën jetën 57 qytetarë, mes tyre edhe të rinj nga Shqipëria të cilët jetonin dhe studionin në shtetin helen. Së fundmi ka dalë një audio, ku dëgjohet se si dy drejtues të hekurudhës ngatërrohen me njëri-tjetrin pak para aksidentit. Media greke “Zougla” ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë. Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit),…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Serbia ta dorëzojë Kosovën “në pjatë”. “Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiç. Marshi i partisë së tij në Pançevë, është duke u mbajtur në kohën e njëjtë me protestën “Serbia kundër dhunës”, që po mbahet në Beograd. Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve,…