Author: tirana

Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, sheh dy rrugë të cilat mund të ringrenë edhe një herë opozitën e vendit, për të marrë më pas pushtetin dhe larguar qeverinë e Edi Ramës. I ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News24, Zogaj, referuar rezultatit të këtyre zgjedhjeve ku opozita pësoi një humbje të thellë, tha se sipas standardit të sjelljes politike, kreu i partisë (grupimit) duhet të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugën më pas një lidershipi të ri. Këtë rrugë ai thotë se e sheh pak më të vështirë për t’u ndjekur nga Sali Berisha. Një tjetër rrugë…

Read More

I ati i Ordis Mollës ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjes, pasi Gjykata e la në burg të riun që grabiti postën private. Ordis Molla, 27-vjeç, ka treguar para togave të zeza, se ai ka babanë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj kreu grabitjen me thikë të një filiali të një poste private në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Por i ati tij e hedh poshtë këtë hipotezë, duke thënë se grabitjen e ka bërë për të larë ndonjë borxh bixhozi, dhe se nuk është i sëmurë. I riu u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në…

Read More

Dy shqiptarë, 31 dhe 32 vjeç, janë arrestuar nga policia belge dhe spanjolle, pasi akuzohen për plagosjen e një të riu me armë zjarri brenda një lokali në qytetin e Hamburgut. Mësohet se dy bashkëkombësit kanë hyrë në lokal së bashku me persona të tjerë më 25 prill të këtij viti dhe për arsye të paqarta, ka pasur një konflikt mes tyre dhe të plagosurit. Më pas, siç raporton Polica, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 31-vjeçarin në bark.

Read More

Kiara Tito ka bërë me dije se faqet e hapura në emër të saj në Facebook janë fallco. Moderatorja ka kërkuar nga ndjekësit që t’i bëjnë report faqeve të tilla. “Më keni pyetur në lidhje me këtë faqen në Facebook, nuk jam unë dhe do ju lutesha mos përdorni adresa fallco duke pretenduar si faqe zyrtare dhe sikur janë nën menaxhimin tim! Ju lutem report! Unë nuk përdor facebook fare”, shkruan Kiara.

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha nga Shkodra se projektligji për rritjen e pagave do të votohet javën tjetër në Kuvend dhe më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave. Ibrahimaj u shpreh se të gjithë punonjësit e sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha nivelet e administratës, në qershor do marrin pagat e rritura bashkë me shtesën e muajit prill që nuk e morën për shkak të shtyrjes së miratimit të vendimit. “Projektligji për rritjen e pagave pritet të miratohet javën e ardhshme në kuvend dhe më tej do vijohet me miratimin e akteve nënligjore që rritja…

Read More

Gruaja e Tefik Tashit, i cili vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevanin, ka hedhur poshtë deklaratat se ka pasur lidhje mes tyre. “Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur lidhje intime mes tyre. Nuk është e vërtetë që e ka bullizuar apo sharë. Ai ka sharë Almën gjatë sherrit edhe pse Alma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje”, ka treguar ajo. Ajo ka treguar se Tefiku ishte revoltuar se nuk i kishte hapur telefonin dhe se i kishte qëlluar me shpullë. “Ai i gjuajti me shpullë dhe më pas nxori sëpatën. E kishte fshehur në triko”,…

Read More

Shumë njerëz në mbarë botën i drejtohen bankave zvicerane për të mbajtur paratë e tyre të sigurta. Faktorët që i bëjnë bankat zvicerane kaq të besueshme vijnë nga historia e vendit, sistemi teknologjik që përdorin dhe stabiliteti i tyre ekonomik. Zviceranët kanë kohë që i mbajnë të sigurta paratë e të famshmëve, aktorëve, politikanëve apo biznesmenëve dhe bankat zvicerane janë shumë të njohura në këtë drejtim.Por, çfarë i dallon ato nga bankat e tjera në vende të tjera të botës? Gjithçka bazohet në historinë e përgjithshme të Zvicrës. Vendi mbeti neutral për shumë çështje kombëtare, duke përfshirë dy luftërat botërore.…

Read More

Familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, të zhdukur prej datës 6 Prill në Sarandë, kanë zhvilluar për herë të dytë një takim kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Për rreth 30 minuta të afërm të dy të zhdukurve kanë diskutuar me kryepolicin rreth hetimeve dhe kërkimeve që po zhvillohen për gjetjen e trupave të familjarëve të tyre. Ashtu si në takimin e zhvilluar 2 javë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka garantuar atyre zbardhjen e ngjarjes. Megjithatë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Tv Klan se nga hetimet dhe kërkimet e kryera në…

Read More

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier. Policia njofton se 33-vjeçari me iniciale K.L., teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, i riu ka marrë disa dëmtime, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Read More

Përfundon sezoni për futbollistin e Juventusit, Nicolò Fagioli. I larguar nga fushë me barelë gjatë ndeshjes së Europa League-s kundër Sevillas, mesfushori italian theu klavikulën dhe do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. “Nicolò Fagioli, i dëmtuar mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus, ka pasuar një frakturë në klavikulën e djathtë – thuhet në njoftimin për shtyp nga klubi i Juventusit – Ai do t’u nënshtrohet testeve të tjera instrumentale në J|Medical, më pas do të kryejë një operacion dhe do të nisë procesin e rehabilitimit,” shkruhet në njoftimin e klubit bardhezi për këtë rast. Për momentin, nuk është ende…

Read More

Një 62-vjeçar, punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Nga hetimet paraprake, dyshohet se ndarja nga jeta e shtetasit E. M. ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e falenderimeve nga Shkodra, ku tha se rezultati i dalë në zgjedhjet e 14 majit, është sfida e tij më e madhe. “Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë…

Read More