Xhensila Myrtezaj ka reaguar në mediat sociale pas aludimeve se është shtatzënë. Disa media raportuan se ajo është në pritje të ëmbël dhe se do bëhet me një djalë. Gjë që rezulton sërish e pavërtetë. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto nga palestra teksa në një status shkruan më pas: “Filluan prap më duket”. Ajo është vendosur shpesh në qendër të aludimeve të tilla që i ka mohuar gjithmonë.
Author: tirana
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, gjatë fjalës së tij në turin e mirënjohjes në Shkodër, theksoi se ky qytet do të jetë në krye të listës së prioriteteve të qeverisë. “Do të jetë bashkia e dyerve të hapura, ku do të pres dhe përcjell, do të diskutoj me secilin që ka një problem për ta zgjidhur këtë problem. Ne do të duhet të aktivizojmë edhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes. Dua ta nis këtë falënderim me Elisën, drejtuesen politike pa të cilën nuk do ta gjejë dot të gjithë energjinë për këtë betejë të fuqishme të fushatës…
Situata e përmbytjeve në Itali, sidomos në rajonin e Emilia Romagna, është kthyer në një dramë. Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë momentin kur në qytetin Cesena është shmangur një tragjedi. Në video shihet një nënë me djalin e saj të vogël në krah e cila nuk mundet të lëvizë nga rrjedha e ujit përtej hyrjes së pallatit. Fatmirësisht aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili shihet teksa i ndihmoi të dilnin nga situata dhe momenti i shpëtimit është bërë viral në rrjet.
Meridian Ramçaj u shpreh gjatë një emisioni se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016 me Luiz Ejllin, pavarësisht se ky i fundit mohon të kenë pasur raport të ngushtë. Madje, Meridiani, për ta përforcuar dhe vërtetuar këtë, publikoi disa foto ku shfaqeshin me partneret e tyre. “Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në…
Gjykata e ka dënuar me burg të përjetshëm Aurel Hoxhallarin, pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin. Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë më 29 janar të 2018 , pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. – Vrasja me paramendim për interes“, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – Dënim i përjetshëm – “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer…
18 hetime janë regjistruar nga prokuroritë në të gjithë vendin për krime zgjedhore të lidhura me fushatën dhe zgjedhjet vendore të 14 Majit, nga 31 kallëzime të dorëzuara në total, deri në datën 18 Maj. Pjesa tjetër e kallëzimeve janë ende në verifikim nga Prokuroritë, ndërkohë 9 nga kallëzimet u dorëzuan nga subjektet politike dhe 22, u referuan nga Policia e Shtetit. Të dhënat zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se këto zgjedhje u karakterizuan nga shkelje si dëmtimi i materialeve zgjedhore, shkelja e fshehtësisë së votës, korrupsioni, kanosja e votuesve, apo edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike.…
Detaje te reja zbardhen nga rrëmbimi i një 53-vjeçari në Tiranë nga një i ri, nën kërcënimin e thikës. Mësohet se 23-vjeçari Arment Trezhnjeva, i arrestuar tashmë nga policia dhe 53-vjeçari që denoncoi, të cilët dyshohet se i përkasin komunitetit LGBTQ, ishin njohur në rrjetet sociale dhe kanë komunikuar prej disa kohësh. Disa ditë më parë i riu i ka kërkuar një takim. Dhe në momentin që janë takuar përballë në zonën e “Brrylit” Arment Trezhnjeva i ka marrë telefonin 53-vjeçarit nën kërcënimin e thikës dhe ka dërguar në një banesë në lagjen “Ali Demi” ku e ka mbajtur për…
Kreu i ri i Bashkisë Kamëz Rakip Suli së fundmi ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania. Ai theksoi se humbja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamëz ishte varrimi politik që iu bë Sali Berishës. Suli nënvizoi mes të tjerash se Berisha gjatë një muaji ka shkuar 11 herë në Kamëz por asnjë qytetar nuk i shkoi në takim. “Zoti dhe Perëndia nuk harron. Mendoj se ka qenë një mallkim dhe nga Zoti sepse qytetarët e Kamzës vetëm shpirtin si kanë dhënë se vetën po. Varrimi politik Berishës i erdhi nga Bashkia e Kamzës, ku e mbështetën 30 vjet. Lindën…
Në autostradën Lushnje- Fier është shënuar një aksident i rëndë ditën e sotme, ku për pasojë është plagosur rëndë 30-vjeccari me inciale E. B. Ngjarja ka ndodhur ne baypassin Pluk – Saver, ku drejtuesi i një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e betonit. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit E.B., 30 vjeç, banues në Lushnje ka qenë në gjendje të dehur në kohën e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e djeshëm me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, tha se edhe pse Partia Socialiste ka shumicën, sërish lipset bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e forcave të tjera politike, që do t’u bashkohen atyre në 4-vjeçarin e ardhshëm. “Ne kemi një shumicë absolute dhe nuk kemi nevojë për votat e të tjerëve. Por kemi dëshirë të madhe për votat e të tjerëve, për ta çuar këtë qytet përpara. Ndaj, ftesa ime sot është që edhe anëtarët e tjerë, edhe ata që morën më pak vota dhe përfaqësojnë bindje të tjera, të…
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Shkodër. I shoqëruar nga Benet Beci dhe Elisa Spiropali, Rama është ndalur te muzeu i krimeve të komunizmit, për të cilin thotë se do ta transformojnë për ta kthyer në një destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë. “Vizitë në ‘Vendin e dëshmisë dhe kujtesës’, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”,…
Dy shtetas, 40 dhe 30-vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi vidhnin në mënyrë të përsëritur dhe posedonin doza të lëndës narkotike kanabis. Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa herë, gjatë këtij muaji, sende personale në një automjet, si dhe pajisje në 2 banesa të ndryshme. Njoftimi i policisë: “DVP Berat Vidhnin në mënyrë të përsëritur dhe posedonin doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohen 2 shtetas. Strukturat operacionale të DVP Berat, si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë…