Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do të kalojë në votëbesim. Në komunikimi ne përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se do të zbatohet statuti i PD-së për humbjen në zgjedhjet lokale. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi: “Me statut, kryetari që humbet zgjedhjet lokale kalon në votëbesim dhe e njëjta gjë do të ndodhë si me zgjedhje të vjedhur ashtu edhe me zgjedhje të lira. Pra unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie sepse statuti do të zbatohet pikë për pikë.”
Author: tirana
Sali Berisha është ndalur qark më qark, duke thënë sesa lekë janë blerë votat për zgjedhjet lokale të 14 Majin, ku Partia Demokratike fitoi vetëm 7 bashki të vogla dhe humbi bastionet historike, si Shkodrën dhe Kamzën. Nga selia blu, në konferencën me gazetarët, Sali Berisha tha se çmimi varionte nga 600 euro për një votë deri në 10 mijë euro për një komisioner. “10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave…
27-vjeçari Ordis Molla i cili vodhi një postë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ka shpjeguar motivin para togave të zeza. I riu ka deklaruar se këtë grabitje e ka kryer pasi kishte të atin të sëmurë dhe i nevojiteshin para. “Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësohet të ketë thënë 27-vjeçari. Ai u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialin e…
Këtë të të premte në Komisionin e Ligjeve, opozita dhe mazhoranca ranë dakord për rritjen e pagave për punonjësit e administratës publike dhe institucionet e tjera kushtetuse dhe të pavarura. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shpjegoi se do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës. Nga kjo rritje e pagave nuk do të preken deputetët dhe ministrat. “Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentin. Efekti financiar llogaritet 20 mln lekë. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Koeficientet që lidhen me kuvendin…
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi ka fshehur pasurinë, por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite. Bashkim Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Sipas SPAK, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga Shkalla e Dyte e vetingut. Në tetor të vitit 2021, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes. Gjykata vlerësoi në atë kohë se…
Sali Berisha vijon që të mos e pranojë humbjen e thellë dhe drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit, dhe vijon me akuzuat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sot tha se Rama ka vendosur një diktaturë bandash. Në një panel me ish-të përndjekur politikë ku u përkujtua Revolta e Spaçit Berisha e konsideroi si momentin më të rëndësishëm rikthimin e votes së lirë. “Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij. Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave. Forma më…
Turin e falënderimeve pas fitores së thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kryeministri Edi Rama do ta nisë këtë të premte nga Shkodra, pikërisht atje ku Benet Beci rrëzoi bastionin e PD-së me një fitore historike. Sot në mesditë kryeministri do të ketë takime në Shkodër, ndërsa rreth pasdites do të ketë edhe takimin e falënderimit. PS-ja fitoi zgjedhjet në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, përfshi edhe bastione të përhershme të të djathtës si Shkodra. BF mori 7 bashki dhe 1 bashki shkoi për partinë MEGA.
Këtë të premte, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar. “Unë, Erden Atiç, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha ai në deklaratën e betimit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 Prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e…
Pas “pushimeve” për shkak të zgjedhjeve, këtë të premte është mbledhur Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vënë theksin tek të ardhurat e pamjaftueshme të qytetarëve shqiptarë. Ai u shpreh se pleqtë në Lushnje nuk ia dalin dot me 100 mijë lekë në muaj dhe detyrohen të shkojnë te tregu dhe të marrin ato produkte që kanë ngelur pa u shitur. “E nderuar zonja ministre, nuk dua të bëj pyetje. Por kur erdha për Tiranë, më tha mamaja, ore do ja bësh dy pyetje ministres për mua tha. Mamaja…
Një skuter elektrik që tashmë është një trend, ka shpërthyer papritur si një bombë teksa ishte në karikim brenda një banesë në Angli. Ngjarja tronditëse u regjistrua në Londër, ndërsa gjithçka u fiksua nga kamerat e sigurisë. Brigada e Zjarrfikësve thotë se të tilla ngjarje janë shtuar shumë së fundmi, duke pasur parasysh përhapjen e frikshme të monopatinave, si një mjet transporti që të redukton kohën e harxhuar në trafik dhe mbërritjen më shpejt në destinacion. Megjithatë, ata bëjnë thirrje që organet ligjzbatuese të shtojnë kontrollet sa i përket cilësisë dhe sigurisë së këtyre mjeteve sa nuk është vonë, pasi…
Fenomeni Luiz Ejlli vijon që të prodhojë lajme edhe pas mbarimit të “Big Brother Albania Vip 2”. Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë se nuk ka pasur miqësi me të. Ai tha në emisionin “Vila 24” se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish-të fejuarën e Luizit në atë kohë. “Nuk e kisha të lehtë të…
Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës, pas “pushime” për shkak të zgjedhjeve lokale. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi arsyen përse nuk kanë punuar prej datës 13 prill duke thënë se duhet të mos përfshihej në zgjedhjet vendore se është pushtet i pavarur. Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka i tha se mbledhjet bëhen sipas vendimit të konferencës së kryetarëve dhe ka pasur proces të përgatitjes së akteve e të raportit gjatë kësaj periudhe që nuk janë mbledhur. Dhurata Çupi, deputete e PD: Ju zonja kryetare, duhet ti shpjegoni qytetarëve, përse komisioni ligjeve nuk punon prej…