Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh optimist se vendet anëtare të aleancës më të madhe ushtarake në botë do të zotohen edhe një herë për të përmbushur kriterin e shpenzimeve për mbrojtjen në masën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Gjatë një takimi me kryeministrin portugez, Antonio Costa, Stoltenberg tha se pret që zotimi të bëhet në samitin e radhës të NATO-s që do të mbahet në Lituani. Në buxhetin e vitit 2023, Shqipëria ka llogaritur 25,9 miliardë lekë, ose 230 milionë euro shpenzime për mbrojtjen, që përbëjnë 1,19% të GDP-së, shifër shumë më e ulët…

Read More

Gjykata e Posaçme e ka shtyrë për datën 2 qershor përballjen për “shpifje” të Erion Veliajt kundër Sali Berishës. Në seancën e kësaj të premteje për të cilën gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të Berishës, ish-kryeministri u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso e Ledio Nuraj. Palët nuk kanë pranuar ta zgjidhin çështjen me pajtim. Berisha e ka akuzuar Veliajn se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Sipas tij, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme me Teheranin.

Read More

Kur komunikoi dorëheqjen si kryetar i komanduar, Enkelejd Alibeaj thirri edhe mbledhjen e kryesisë më 19 maj ora 12:00, por nuk kishte dërguar asnjë njoftim tek anëtarët e kryesisë siç e përcakton statuti i PD. Sipas këtij të fundit, një kryetar i dorëhequr nuk e thërret dot Kryesinë e partisë. “Të drejtën për të kërkuar thirrjen e mbledhjes dhe për të propozuar vendime Kryesisë së Partisë e kanë Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm ose 1/5 e anëtarëve të Kryesisë. Vendimet në Kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të…

Read More

Zgjedhjet lokale të 14 majit, prodhuan një humbje drastike për Partinë Demokratike, dhe këta të fundit nuk e pranojnë rezultatin, ndaj edhe i janë drejtuar organeve të drejtësisë. Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet për 28 çështje të lidhura me vepra penale që prekin zgjedhjet e lirë dhe sistemik demokratik të zgjedhjeve. Për kompetencë hetimi, 3 çështje i kanë kaluar SPAK, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë. Njoftimi i plotë Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore…

Read More

Reperi i njohur, Mozzik, duket se po përballet me disa telashe së fundmi, teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në Polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri. Sipas gazetës “Sinjali”, artisti është paraqitur në komisariatin e Policisë në Ferizaj më 16 maj dhe është marrë në pyetje nga autoritetet. Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person, në të njëjtën lagje të qytetit, aty ku edhe banon. Sipas informacioneve të para, Mozzik ka debatuar dhe ka kryer kanosjen me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së viktimës, si pasojë…

Read More

Çështja e Fredi Belerit që ndodhet në burg për vjedhje votash edhe pse fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, ka shkuar deri në senatin amerikan. Gjatë një seance dëgjimore mbi angazhimin amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, tha se kishin kërkuar nga ambasada amerikane në Tiranë të paraqesë një tablo të qartë të asaj që ka ndodhur. Ai reagoi pas ndërhyrjes së senatorit demokrat Bob Mendez, i cili u shpreh i shqetësuar për arrestimin nga policia shqiptare, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Fredi Belerit, përfaqësues…

Read More

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili u arrestua dy ditë para 14 Majit për vjedhje votash, do të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme. Dosja i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri. Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Në…

Read More

Forca të shtuara policore, por edhe përfaqësues të KFOR-it dhe Eulex-it, kanë shtuar prezencën e tyre pranë objektit të Komunës në veri të Mitrovicës, në prag të seancës solemne e cila pritet të mbahet sot ku do të betohet kryetari i ri i kësaj komune. Mësohet se objekti i Komunës në veri të këtij qyteti ka qenë i “blinduar” edhe gjatë tërë natës së mbrëmshme nga këto forca. Edhe përgjatë rrugës nga Komuna drejt urës kryesore dhe në drejtim të udhëkryqit tek “Lagja e boshnjakëve”, pastaj rruga drejt “Tre rrokaqiejve” vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të policisë, ndërsa edhe…

Read More

Nga: Fatos Hoxha Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore të 14 majit provuan se shqiptarët nuk e bëjnë më për burrë sundimtarin e opozitës. Oferta e tij nuk gënjen më njeri, sido që të kamuflohet, sado që të ëmbëlsohet. Gjithësesi, Berisha nuk ka për t’u ndalur në rrugën e tij. Objektivat e tij nuk janë politike dhe rrënimi në zgjedhje nuk mund t’i ndryshojë ato. Çdo thirrje që i bëhet për të bërë mënjanë, për t’u larguar dhe për t’i hapur rrugën alternativave rigjeneruese për PD-në nuk e tut, sepse PD-ja nuk është qëllim i tij. Qëllim i tij…

Read More

Të mitur që përfshihen në sherre banale, që shkaktojnë viktima është një problem që duhet të marrë vëmendje shumë të madhe. Që nga janari deri tanë, janë numëruar 10 vdekje nga përleshjet me thikë në mesin e minorenëve. Sociologu Gëzim Tushi, thotë se shkollat tona janë të prapambetura “në mekanizmin pedagogjik të sjelljes me adoleshentët”. “Shkolla është e prapambetur në mekanizmin pedagogjik të sjelljes me adoleshentët. Mësuesit duhet të ndryshojnë parimet e komunikimit ndaj kësaj moshe delikate. Adoleshentët nuk janë fajtorë, janë viktima. Së pari, janë viktima të jetës së tyre dhe unë them që ne duhet t’i mbrojmë ata…

Read More

NGA: GENC BURIMI Që prej fitores së thellë të maxhorancës në zgjedhjet e fundit vendore, atmosfera është e veçantë në studiot televizive, që pretendojnë se reflektojnë opinionin e përgjithshëm. Kryefjala në modë sot është bërë thirrja për largim e Sali Berishës, e përforcuar nga dorëheqja e Enkeled Alibeajt me “PD-në e tij të vulës”, që mori notën katër në provimin e zgjedhjeve. Në vijim do mundohem të analizoj përse përqendrimi te Berisha është këndvështrimi i gabuar për të lexuar të tashmen dhe të ardhmen e politikës shqiptare, të paktën deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës. Të tjera kërkesa do…

Read More

Sekuestrohen 40 000 euro që tentuan t’i nxirrnin nga vendi ynë, duke i fshehur në trup, 2 shtetase (nënë e bijë). Të dyja shtetaset u proceduan penalisht. Procedohet penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në kufi, për të cilat:-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje…

Read More