Author: tirana

Lufta në Ukrainë dhe klima ishin temat kryesore të samitit të G7-s vitin e kaluar në Kështjellën Elmau, në Gjermani, vend që kishte kryesinë e radhës të G7-s, por këto tema do të jenë prezente edhe në samitin që fillon të premten Hiroshima(19.05.) Shtetet e G7-s duan të koordinojnë veprimet për ndihmën ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë. Zbatimi i sanksioneve financiare pritet të diskutohet në samit, sepse kur ato mënjanohen nga vende të treta, efekti është i kufizuar. Drejtori i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, Guntram Wolff thotë se sanksionet në këtë kuptim do të jenë një temë…

Read More

Italia po përjeton një situatë apokaliptike nga përmbytjet. 13 persona kanë humbur jetën deri më tani nga vërshimet në rajonin verior italian Emilia-Romagna, duke shkaktuar dëme në vlerë prej miliarda eurosh. Guvernatori rajonal tha se sektori i bujqësisë është goditur më së shumti. Shirat e rrëmbyeshëm këtë javë kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut, duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj dhe duke shkatërruar 400 rrugë. Si pasojë e reshjeve, 23 komuna janë përmbytur. Të paktën 10.000 persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, dhe banorët që janë ende në zonat…

Read More

24 vjet më parë në burgun e Dubravës ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviç. 19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosë më shumë se 300 të tjerë. Masakra e burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7 që nisi në Japoni dhe jo përmes një video-mesazhi, si ka bërë që nga nisja e luftës në vendin e tij, rreth një vit e 3 muaj më parë. Ndryshimi i kësaj agjende ka detyruar organizatorët të forcojnë më tej dhe masat e sigurisë, në një kohë kur në Japoni marrin pjesë liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës, përfshirë dhe disa drejtues rajonalë dhe europianë. Disa orë më pas, vizita e mundshme e Zelenskyt në samit u konfirmua dhe nga këshilltarët e tij…

Read More

A do të shoqërohet këtë të premte me forcë Sali Berisha drejt Gjykatës së Posaçme? Kjo për procesin e nisur ndaj tij pas padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për akuzën e shpifjes. Shkak u bë deklarata e Berishës më 7 prill se kryebashkiaku ka lidhje me Iranin dhe me financat e gardës revolucionare, pas të cilës, Veliaj ndoqi rrugën ligjore duke e paditur për shpifje në gjykata.

Read More

Nga: Ramiz Lladrovci Ne, si popull, në krijesën e superfuqive, njëqind vjet u përndoqëm, torturuam e sulmuam dhe kryen gjenocid ndaj nesh, me qëllim për ta grabitur tokën tonë stërgjyshore, Jugosllavia. Kur na sulmoi makineria ushtarake jugosllave, të njohur në tërë botën për propagandën, në Marsin e vitit 1998, ishim vetëm. Me neve ishte vetëm e drejta jonë për të jetuar të lirë dhe Shqipëria. Për njëqind vjet robëri, okupatorëve ua mësuam parimet dhe pikat e dobëta, ua mësuam fuqinë dhe moralin e tyre hegjemonist dhe besuam se ne do ta mundim padrejtësinë, do ta mundim okupatorin. Për njëqind vjet…

Read More

Këtë të premte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën jug-lindore. Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale në mesdite. Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 20 -23°C në veri, 22 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3- 4 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Tani duhet të shmangni diskutimet dhe polemikat, veçanërisht të shtunave dhe të dielave. Nëse provokimet janë të tepërta, përpiquni të largoheni dhe të ktheheni në kontakt me të tjerët vetëm kur temperamenti të jetë qetësuar pak. Demi Të premten Hëna do të jetë në një fazë pozitive gjatë orëve në vijim. Do të mund të përballoni më mirë disa teste të rëndësishme në këtë periudhë. Për sa i përket punës, duhet të tregoni se jeni në lartësinë e asaj që po bëni, por mos u ndalni shumë, edhe sepse koha po mbaron. Binjakët Përpiquni të qëndroni larg dikujt që…

Read More

Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra më e preferuar e komunikimit të mashtruesve. I tillë është edhe rasti që Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes, ku një pseudo-menaxher kishte postuar njoftim për punë në Zvicër. Menaxheri përdorte një firmë pastrimi shumë të madhe në Zyrih për të kontaktuar me vajzat, ku më pas si kusht kryesor punësimi kishte që ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Rasti u denoncua nga një vajzë e quajtur Lorena e cila e kishte përsuar vetë. Ajo tregon se ka punuar në Zvicër si dado fëmijësh dhe duke kërkuar ka parë…

Read More

Mesazhet shqetësuese që shfaqen në telefonat e njerëzve kanë çuar në frikën se ata po përgjohen. Aplikacioni duket se po përpiqet të aksesojë mikrofonin brenda telefonave të njerëzve, kur përdoruesit janë në gjumë, sipas menusë së privatësisë brenda sistemit operativ Android të Google, përcjell klankosova.tv. Por WhatsApp tha se beson se çështja është një gabim brenda Android dhe ka deklaruar kategorikisht se aplikacioni nuk do të hynte në mikrofonat e përdoruesit pa lejen e tyre. Problemi u ngrit nga inxhinieri i Twitter-it, Foad Dabiri, i cili ndau një postim në Twitter, i cili përfshinte një pamje të ekranit të një…

Read More

Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare që u plagos nga bashkëshorti i saj në Itali, ka lënë ambientet e spitalit. Mediat italiane kanë raportuar se 39-vjeçarja ndodhet në gjendje të vështirë emocionale, ndërsa shihet se në varrimin e së bijës ka qenë me karrocë me rrota.Gjithashtu avokati ka treguar se janë ndërmarrë veprime që Tefta Malajt dhe djalit të saj 5-vjeçar që aktualisht është në kujdesin e punonjësve social, t’u sigurohet një shtëpi e re.Po ashtu ka treguar edhe kërkesën që i ka bërë presidentit italian: “I bëra një apel Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella pasi shpresojmë në ndërhyrjen që të ndërhyjë…

Read More