U luajtën këtë të enjte ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë së Parë, rezultatet e së cilave certifikuan verdiktet përfundimtare. Siç dihej, Skënderbeu dhe Dinamo e kishin siguruar me herët ngjitjen direkt në Superiore, ku korçarët morën trofeun kampion. Në javën e fundit, Skëderbeu barazoi 0-0 në fushën e Lushnjës, ndërsa blutë e kryeqytetit humbën 1-0 në transfertë me Luzin. Flamurtari mposhti 3-1 Apoloninë, ndërsa Turbina–Tomori përfundoi 1-3. Apolonia fitoi në tavolinë 3-0 ndeshje me Korabin (skuadra dibrane është përjashtuar nga kampionati). Sa i përket renditjes, Flamurtari, Tomori, Apolonia dhe Luzi do të luajnë në play-off. Skuadra që triumfon,…
Author: tirana
Kriza në Partinë Demokratike është ashpërsuar edhe më shumë, pas rezultatit zhgënjyes që morën në zgjedhjet vendore të 14 majit. Largimi i Berishës, do të jetë një pikë kthese dhe bashkimi mes dy fraksioneve që janë krijuar. Kështu ka deklaruar ish deputeti Fatbardh Kadilli, në një intervistë për Vizion Plus. Kadilli më tej tha se të gjithë e dinë se me Berishën në krye nuk kanë zgjidhje për të ardhur në pushtet, e sërish sipas tij, askush nuk ka guximin që t’ia thotë këtë gjë. Ish deputeti tha se Berisha duhet t’i japë peshë fjalës që ka thënë, kush humbet…
Policia e Vlorës ka arrestuar bashkëpronarin e ndërtesës ku humbi jetën punëtori me iniciale A.P., 60 vjeç, i cili ra nga lartësia e pallatit ku po punonte në lagjen “Uji i Ftohtë”. Në pranga kanë rënë: -M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente; -A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në…
Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar. Mësohet se deri më tani në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona, dy me kombësi serbe dhe një shqiptar, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar me nënshtetësi suedeze, i identifikuar si Artan Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën “Luli”. Sipas mediave spanjolle, 36-vjeçari Muharremi u përfshi në të shtënat që ndodhën në 13 korrik të vitit 2022 si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas…
Ndryshimet në formën dhe strukturën e nishaneve janë ndër shenjat e para të melanomës dhe formave të tjera të kancerit të lëkurës. Zakonisht mbikëqyrja sistematike është hapi i parë dhe mënyra më e mirë për të vetë diganosikuar nëse ekziston një problem dhe nëse duhet të bëni një vizitë te një dermatologu. Ndonjëherë ky hap nuk është edhe aq i lehtë pasi shumë njerëz nuk e kuptojnë se ka diçka që nuk shkon me nishanet e tyre. Shenjat e hershme janë akoma më të vështira për t’u dalluar nëse mbi to keni bërë një tatuazh. Dermatologët tregojnë se tatuazhet sipas…
Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar aknet hormonale? Zgjidhja më efektive ndaj këtij problemi është përdorimi i një kremi me 1% hidrokortizon me 2,5% peroksid benzoyl dhe 2% acid salicilik, thotë Dr Zeichner. Vetëm produktet me një përmbajtje të tillë do t’ju shpëtojë nga puçrrat cistike. Si mund ta parandaloni aknet hormonale? Për të parandaluar formimin e puçrrave të reja, gjëja më e rëndësishme është të mbani lëkurën tuaj të pastër. Përdorimi i një pastruesi me përmbajtje vajore, mund të duket e gabuar, por është vërtetë efektive sepse në këtë mënyrë ju pastroni yndyrën e tepërt nga…
Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Keisi Medinin e kemi mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron asnjëherë të tregojë përveç përditshmërisë së saj dhe momentet që kalon me njerëzit e zemrës. Së fundmi, ajo ka treguar që ka shkuar të bëjë shopping, por jo me shoqet, por me babanë e saj. Sabiani ka shoqëruar Keisin, e cila në foton e postuar në rrjet, e quan babi Sabin si ‘bodyguardin’ e saj.
Këtë të diel në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik. Sfidanti kryesor i zotit Mitsotakis është ish-kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza. Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të…
Roland Bejko mendon se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në politikë. Ai shprehet se çdo person i shpallur non-grata vetëm sa e dobëson Partinë Demokratike me praninë e tij dhe argumentoi se edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit, u tregua se Berisha është refuzuar nga demokratët, duke marrë 200 mijë vota më pak se Basha dhe Kryemadhi. “Nuk e di nëse duhet dikush me statusin non grata të rrijë si ai mishi malinj në trup të shëndoshë. PD duhet të jetë e zhveshur nga këto sentimente. Secili nga ne ka një kohë, të cilën e konsumon. Berisha…
Dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Malandrinos, Greqi. Një 39-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur, por identiteti i tij ende nuk është bërë me dije. Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Deri më tani, bëhet me dije se autori ashtu edhe viktima vuajnë dënime të rënda me burg për krime të rënda
Tashmë kryefjala në median rozë në vend është prishja e miqësisë mes reperëve Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy (Rigels Rajku). Shumë e cilësuan si gënjeshtër e të tjerë si marketing pasi dyshja sapo ka mbyllur dhe xhirimet e këngës së përbashkët. Mirëpo duket se çdo gjë është e vërtetë dhe sapo e konfirmoi vetë Stresi. Reperi u telefonua nga Cllevio (Kleviol Ahmeti), i cili ishte në video live në “Tik Tok”. Shumë i qetë, Cllevio pyet Stresin se nëse fjalët që kishte dëgjuar janë të vërteta. E Stresi e pohoi me gojën e tij, madje dukej edhe i prekur. “Mora…
1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë. 2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi…