Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij italiane, 21 vjeçe. Sipas medieve italiane, gjatë kontrollit në banesën e çiftit, karabinierët zbuluan dhe sekuestruan 1 kg kokainë të ndarë në dy pjesë, dhe një peshore. Ndërsa brenda një çante u gjet një pistoletë gjysmë automatike Glock Zev e pa regjistruar dhe 2 karikatorë të mbushur, përkatësisht me 17 fishekë, si dhe 10840 euro kesh iu gjetën shqiptarit në rrobat e trupit.
Author: tirana
Mijëra abonentë të kompanisë celulare ONE Albania nuk gjejnë zgjidhje për ofertat dhe rimbushjet, prej orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sistemi ka pasur problemeve tre ditët e fundit dhe këtë të enjteje është në “black out” total. Sistemi i pagesave dhe rimbushjeve në dyqanet e kompanisë celulare ka shfaqur probleme dhe nuk funksionon. Sistemi pranon pagesen por stastusi i rimbushjes eshte “failed”Dyqanet e ONE Albania janë të ndarë në dy lloje: ata që drejtohen dhe menaxhohen nga vetë kompania celulare, dhe ata që janë dhënë te persona të tjerë, të cilën investojnë vetë në staf. Nga ONE…
Të rinjtë e Matit do të kenë shumë shpejt një gjimnaz krejtësisht të ri. Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj deklaron se do të nisë punën për rikonstruksionin e Gjimnazit “Pjetër Budi” në qytetin e Burrelit. Malaj arriti një rezultat spektakolar në zgjedhjet e fundit duke marrë votëbesimin e qytetarëve për një tjetër mandat në krye të punëve. Krahas infrastrukturës rrugore në qytet dhe në zonat rurale, një vëmendje të posaçme, Malaj ia kushtoi dhe shkollave.
Servet Karaj, babai i adoleshentit që vrau 15-vjeçarin Fatjon Bicin në Gramsh, është shprehur i tronditur për ngjarjen. Ai thotë se përjeton trishtimin njëlloj si familja e Fation Bicit dhe kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. “I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj. “Mjerë ai që iku se ky do rrijë e do dale, por ai s’del më atje ku iku. Mjerë familja e shkretë dhe ne që na zuri…”, u shpreh Karaj. Mes të tjerave…
Policia ka marrë në pyetje Islam Ismailin, babain e 29-vjeçarit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist, Armando Prenga dje në Kurbin. Gjatë deklaratës së tij në polici ka thënë se është dhunuar nga vëllai i ish-deputetit gjatë numërimit të votave në KAZA-në 15 në Kurbin. Sa i përket ngjarjes, Ismaili tha se nuk është në dijeni nëse djali i tij është autori i atentatit, duke shtuar më tej se nuk ka asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij. Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, vëllanë e Armando Prengës, i cili…
Stresi dhe Noizy i dhanë fund armiqësisë disavjeçare mes tyre rreth dy vite më parë. Ata vendosën t’i sheshonin konfliktet mes tyre. Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur mes tyre. Dy artistët nuk ndiqen më në Instagram. Sakaq ata kanë fshirë dhe videon e një pjesë të këngës së tyre më të re që pritej të publikohej shumë shpejt. Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë keqkuptim mes dy reperave apo e gjitha kjo është një lëvizje për të tërhequr vëmendjen për projektin e tyre të ri.
Gerta Gixhari ka kujtuar gjatë një interviste momentin kur e kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, siç pretendon ajo. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Gerta tregoi se shefja ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur. “Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur. Për shembull nga Top Channel unë ika sepse…
Ka edhe dy ditë kohë për të aplikuar për përfitimin e kompensimit financiar për efekt të rritjes së pagës minimale, për të gjithë ata të punësuar që paguhen me pagë minimale. Qeveria shqiptare ka vendosur përdorimin e fondit të kontingjencës për kompensimin financiar të rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për çdo të punësuar më pagë minimale, për shkak të rritjes së kësaj page në shkallë vendi Kështu, subjektet private që kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar nga fondi i kontigjencës për kompensimin financiar janë subjekte juridike apo fizike që kanë të punësuar punëmarrës që paguhen…
Miratohet struktura e re e Policisë së Shtetit. Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku janë krijuar sektorë të veçantë në mënyrë që krimet e shtuara gjatë viteve të fundit të kenë një efikasitet më të lartë në parandalimin dhe hetimin e tyre. Tashmë Komisariati i Kavajës do ti kalojë Durrësit, e ndërsa Tirana do të marrë Komisariatin e Krujës. Vora do të njihet si Komisariati nr. 7 e ndërsa Kruja si Komisariati nr. 8. Praktikisht Tiranës i shtohen 2 komisariate. Nga ana tjetër Farka nga postë do të kthehet në stacion…
Dy finalistët e edicionit që përfundoi të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj i kanë suprizuar ditën e sotme fansat e tyre duke u futur në një video-live te profili i këngëtarit shkodran në rrjetin social Instagram. Duket se ata e ruajnë miqësinë dhe pas përfundimit të realityshowt dhe janë takuar disa herë, siç ishte dhe rasti i sotëm në ambientet e Top Channel. “Jam me njërin që ma ka ngrirë buzëqeshjen deri ditën e fundit dhe thash ma mori, për atë Zot” – kanë qenë fjalët me të cilat Luizi e ka prezantuar fillimisht Kristin, ku siç…
Lauren Spaho, vetëm 20 vjeç, nga qyteti i Korçës. 10 ditë më parë, më datë 8 Maj humbi tragjikisht jetën në Suedi, ku jetonte prej disa kohësh. Ai u vra me thikë në zemër, në qytetin e Karlstad, ku jetonte i vetëm. Shkaqet dhe rrethanat edhe për familjen nuk janë ende të qarta, për shkak se vrasja e të riut është nën hetim dhe autoritetet suedeze nuk u kanë dhënë më shumë detaje. Ajo që dihet deri më tani, është se për vrasjen e Laurenit janë arrestuar 2 persona, me kombësi arabe. Gjithnjë sipas asaj që rrëfen halla e 20-vjeçarit,…
Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se Edi Rama i ka dhënë shpërblim 220 mijë euro. Me anë të një reagimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka. “Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka…