Montana është bërë shteti i parë amerikan që ka ndaluar aplikacionin TikTok. Autoritet amerikane do ta bëjnë të paligjshme që dyqanet e aplikacioneve të Google dhe Apple të shkarkojnë TikTokun brenda shtetit, por nuk do të vendosin asnjë gjobë ndaj individëve që përdorin aplikacionin. Për secilën ditë që kjo platformë do të jetë e aksesueshme , pas hyrjen ne fuqi të ligjit, ofruesit e aplikacionit do të duhet të paguajnë gjobë prej 10.000 dollarëve. Në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance, TikTok veçse është ndaluar në pajisjet qeveritare të Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Britanisë, dhe Shteteve të Bashkuara. Të gjitha…
Author: tirana
Paraqitja e Naomi Campbell në Festivalin e Filmit në Kanë ishte e bujshme, me shumë media të huaja që vunë re zgjedhjen e veshur prej saj, e cila tregonte stilin e saj dhe përvojën e modës.52-vjeçarja u shfaq në ceremoninë e hapjes së Festivalit të 76-të e veshur me një fustan të argjendtë Celine, duke e kompletuar look-un e saj me bizhuteri dhe syze dielli me kornizë të bardhë. Byzylyku prej diamanti në duart e saj shtuan një prekje shkëlqimi, duke plotësuar fustanin e saj. Sandalet metalike me platformë peep-toe dukeshin zgjidhja perfekte pasi jo vetëm që përshtateshin me veshjen…
Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varvicioti ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës. Që në krye të herës ai e ka quajtur të papranueshëm arrestimin Belerit, nën akuzën për blerje votash. Kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin. Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos. Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.
Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë. Sipas tyre papunësia e lartë në radhët e të rinjve me afro 20%, emigracioni, dhe informaliteti në ekonomi janë arsyet kryesore që ata e shtyjnë moshën e martesës. Studiuesit thonë se pasojat e këtij fenomeni do të sjellin plakjen e popullsisë dhe thellimin e raportit negativ mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën…
Këngëtari Luiz Ejlli ka patur probleme me profilin e tij në Instagram që prej ditës së djeshme. Fituesit të “Big Brother VIP 2”, i është mbyllur dy herë profili i tij që numëron gati 600 mijë ndjekës. Por sot ai ka mundur ta rikthejë sërish dhe ka publikuar një video ku sqaron fansat. “Çapaçula mos u mërzisni për Instagramin se këtë punë kanë, nga ngarkesa, nga…ku di unë, se unë s’marr vesh. Besoj tani e kanë rregulluar dhe s’do ketë më probleme. Do shihemi këtu, do flasim, do qeshim, ju dua tanëve”, thotë Luizi. View this post on Instagram A…
Derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, mbrëmë e ndoqi nga afër dhe një tifoz special si trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho. I pyetur nëse i pëlqen ndonëse nga lojtarët e Superligës, Sylvinho veçoi mbrojtësin Andi Hadroj por përveç tij ka dhe lojtarë të tjerë. “Po, kam parë disa lojtarë që, pse jo, i shoh dhe në të ardhmen ne kombëtare. Më pëlqeu shumë mbrojtësi i Partizanit Andi Hadroj, por ka dhe lojtarë të tjerë që mund të thërras një ditë, pa bërë emra publik, janë dy apo tre lojtarë që më pëlqejnë për cilësitë që ata kanë. Mbetet…
Pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit ku PS fitoi 53 bashki dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7 bahski dhe një mal me akuza, sot monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover ka zhvilluar një në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Seanca e sotme plenare zgjati më pak se një orë, por opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë. Ky projekt u miratua me 92 vota pro. Ura 300 metër mbi lumin e Bunës pritet të jetë gati 18 muaj pasi të përfundoi procesi i tenderimit. Ky projekt do të bashkëfinancohet nga të dyja qeveritë dhe do të shkurtojë distancat mes Velipojës e Ulqinit nga 73 km në 300m. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pika kufitare Shën Nikollë- Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën…
Një foto e publikuar nga Arbi Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, mbi ditët e punës në selinë e PS për mënyrën sesi menaxhohej marrja e informacionit për votat në të gjitha KZAZ në Shqipëri tregon shumë. Së pari, tregon sesa mirë e ka të ngritur strukturën e menaxhimit të zgjedhjeve Partia Socialiste, çka do të thotë se asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri nuk e bën një gjë të tillë kaq të mirëorganizuar. Në monitorin e madh, vendosur enkas për këtë proces, tregohen të gjitha KZAZ dhe informacioni në kohë reale për votat që numëroheshin dhe kur plotësoheshin procesverbalet.
Ashtu siç ishte premtuar, Bashkia e Tiranës ka vijuar me ndërhyrjet kapilare nëpër lagje për asfaltimin e rrugëve. Ekipet e punës së Bashkisë kanë punuar këto ditë për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në disa segmente, si:Rruga “Llambi Bonata”, Rruga “Jordan Misja”, Rruga “3 Dëshmorët”, Rruga “Marubi”, Rruga “Gjergj Legisi”, Rruga “Siri Kodra”, Rruga “Ligor Lubonja”, Rruga “Fadil Adusha”, Rruga “Vangjush Furrxhi”. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar banorët se këtë mandat një vëmendje të veçantë do të marrin ndërhyrjet nëpër lagje, për të çuar asfaltin gjer në shtëpinë më të largët.
Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet në Tiranë nga 22 maji deri në 3 qershor. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në këtë stërvitje të përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. “Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë…
Delegacioni i Atit të shenjtë Papa Francesku. i kryesuar nga Kardinali i Firences Xhuzepe Betori shoqëruar nga Kardinali ynë Ernest Troshan Simoni, u pritën sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit Kardinal të Ernest Simonit. Në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes…