Sali Berisha tani ka nisur justifikimet për humbjen e paprecedentë që shënoi më 14 maj. Edhe pse kjo është e vështirë të justifikohet, pasi humbja është në shifra të tillë, që nuk mund të shpjegohet me asnjë faktor tjetër, përveçse bojkotit masiv që i bënë atij, pasi mungojnë 250 mijë vota të demokratëve, që nuk dolën të votonin. Dhe për këtë arsye, tani kanë vënë në përdorim fantazinë. Së fundmi, portali i familjes Berisha shkruan se fitoren e Shkodrës e ka dashur Serbia, dhe si provë për këtë sjellin bisedën e një gazetareje serbe, e cila paska thënë se do…
Author: tirana
Për dosjen e bujshme të incerenatorit të Elbasanit, SPAK-u kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka. Kurse për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën me 4 vite. Por me gjykim të shkurtuar, kërkohet që Koka të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. Bëhet fjalë për hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Sipas SPAK, është provuar fakti që është bërë një vepër penale, e ku thuhet se zyrtarët e lartë kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Për Prokurorinë e Posaçme, Koka…
Një video e një incidenti të ndodhur në vitin 2021 është bërë virale në rrjet, ku një efektiv shihet teksa hipën mbi një makinë në lëvizje, në përpjekje për të ndaluar një të kërkuar. Ngjarja ka ndodhur në Kontenë Keroll (Carroll) në Ajoua (Iowa) SHBA, në vitin 2021. Video u publikua nga policia lokale në gjyqin kundër shoferit të makinës, i cili u dënua me 5 vite burg për atë që bëri. Dy efektivët kishin ndaluar mjetin dhe po i komunikonin pasagjerit, të identifikuar si Dennis Guider Junior, që ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti. Në atë moment ai…
Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi tentoi që të vriste fqinjin e tij, duke e goditur me automjet dhe me levë, për shkak të një konflikti për motive pronësie. Ky shtetas u kap në PKK Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dëmtuar me sende të forta, nga fqinji i tij, pas një konflikti ndërmjet tyre, kanë organizuar punën për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Si rezultat i koordinimit të informacionit…
Kurbini ishte i fundit që mbylli procesin e numërimit për kryetar bashkie. Mbrëmjen e kaluar është mbyllur i gjithë procesi i numërimit edhe për Këshillin Bashkiak të Kurbinit. PS ka fituar 9 mandate, “BF” 6 mandate dhe PSD-ja ka fituar 3 mandate. Në Kurbin dy të rinj të pavarur kanë fituar mandat për në këshill. Ata janë Diogjen Kolici dhe Rinalo Piroli.
Italia është gjunjëzuar nga përmbytjet. Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet. Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi edhe sot në Romagna. Niveli i të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të rëndojnë brigjet e dëmtuara. Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës. Evakuime janë nisur në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.
Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve social, thotë se në bazë të një studimi të bërë në vendin tonë 58% e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Sipas tij, të gjithë fëmijët e pyetur kanë treguar se një herë në jetën e tyre kanë qenë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Ai shtoi se dhuna ndodh brenda dyerve që fëmijët i konsiderojnë si më të sigurta, referuar kështu dhunës nga prindërit. “Sipas një studimi të bërë në Shqipëri, 58 % e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Fëmijët në studim kanë treguar…
Greqia është e përfshirë shumë në rastin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatit fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës. Diplomati greku u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias.
Tafik Tashi vrau kunatën një ditë më parë me sëpatë në fshatin Kusarth në Elbasan. Para grupit hetimor, ai ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit që të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin. Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht. Gjithashtu para grupit hetimor Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte kohët e fundit. “Kishte kohë që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve”,-mësohet të këtë…
“Në udhëtimin e tyre drejt detit Adriatik, ujërat e bruzta të Vjosës, të kërcënuara prej dekadash nga digat dhe minierat, shkëlqejnë ndërsa kalojnë nëpër peizazhin magjepsës malor të Shqipërisë së Jugut”. Kështu e nis shkrimin e tij Stefan Lovgren për “National Geographic”. Lumi, i mbrojtur kohët e fundit nga statusi i tij si një park kombëtar lumor unik, nxit një lëvizje, qëllimi i së cilës është të shpëtojë rrugët e tjera ujore të pastra kristal duke siguruar që ato të marrin këtë emërtim. Çështja se si të mbrohen më mirë përrenjtë dhe lumenjtë ka qenë prej kohësh një shqetësim i…
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm të mirë, ku thotë se mbi 170 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej janarit 2019. Kreu i qeverisë, thekson përmes një postimi në Facebook, se familjet e reja janë mbështetur financiarisht me 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se më shumë se 170 MIJË fëmijë kanë përfituar #bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për…
Këtë të enjte, e gjithë Shqipëria do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë momente të pakta me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3…