Nga Bedri Zenel IslamiKanali i Suezit është hapur në kohën kur shtetin e madh të Egjiptit e sundonte dinastia e shquar shqiptare e Mehmet Ali Pashë Shqiptarit.Shqiptarët në shekuj kanë lënë gjurmë të çuditshme dhe të mrekullueshme në histori, madje sipas një paradoksi historik, ende të pasjeguar, kanë lënë gjurmë shumë më të mëdha në historinë e popujve të tjerë.Mehmet Ali Pashë Shqiptari , themelues i Egjiptit modern, erdhi në pushtet në vitin 1805, kishte lindur në një familje nga Durrësi, e cila, më pas, u shpërngul në qytetin bregdetar të Kavallës në Greqi.Ai kishte një karierë marramendëse dhe familja…
Author: tirana
Nis derbi Tirana-Partizani, me rreth 18 mijë tifozë në stadium nga të dy kampet, në një ndeshje me shumë peshë për kampionatin. FSHF ia ka besuar këtë duel arbitrit fierak, Kreshnik Cjapi. Ndihmësa të tij do jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo të kolegjiumit të Tiranës, teksa në VAR do jetë Florian Lata. Kolegjiumi i Arbitrave në FSHF e ka pasur të vështirë për të zgjedhur një arbitër për këtë duel, teksa shorti i ka buzëqeshur arbitrit Cjapi. Këtë sezon në Superligë, fieraku ka arbitruar 12 duele, teksa 3 duele ka vendosur drejtësi në Kategorinë e Parë. Për këtë duel…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Nisma për Drithërat në Detin e Zi – që mundëson eksportimin e drithërave ukrainase përmes porteve të shtetit në Detin e Zi – është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë. “Me përpjekjet e shtetit tonë, me mbështetjen e miqve tanë rusë, dhe me kontributin e miqve tanë ukrainas, është vendosur që të shtyhet marrëveshja për drithërat edhe për dy muaj”, njoftoi Erdogan një ditë para se të skadonte marrëveshja. Rusia është pajtuar që të mos bllokuar largimin e anijeve nga dy porte ukrainase, tha Erdogan, duke theksuar se shpreson që…
Tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës. Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit, tifozët e Partizanit kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.
Socialistët do të kenë 34 nga 61 këshilltarë që ka Këshilli, ndërkohë që në vend të dytë është renditur koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15 këshilltarë. Gjatë numërimit të kutive në qytetin e Tiranës gjatë ditës së sotme, përveç një mandati që fitoi PS-ja (ia mori PSD-së), një mandat gjithashtu deri në këto momente e ka humbur edhe koalicioni Bashkë Fitojmë që tani është me 15 mandate. Mandatin e BF-së rezulton se e ka marrë PSD-ja duke shkruar sërish në tre mandate. Sipas numrit të votave, PD 4, PSD 3, PR 1, LZHK 1, PDIU 1, Nisma Thurje 1 si dhe…
Gruaja e cila dhunoi dhe tërhoqi zvarrë fëmijën e vogël në Durrës është shoqëruar në polici. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të videos ku shfaqej një shtetase duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetases që shfaqet në video. Vijojnë kërkimet, po kqyren kamerat dhe po grumbullohet informacion për të bërë të mundur identifikimin e shtetases.
Një punonjës i policisë së burgjeve në Elbasan është arrestuar sot pas denoncimit nga një punonjëse burgu se ai e përndiqte dhe e ngacmonte prej 3 muajsh. “Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi; Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila…
Luizi, duke folur për miqtë e tij në “Shqipëria Live”, u shpreh se Mario dhe Joni nuk janë miqtë e tij më të mirë, ndërsa shtoi se kishte 2 vite pa i takuar. “Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur”,…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, bëri me dije se do të nisë procesin për kontestimin ligjor. Sipas Metës, ka fakte të reja tronditëse që dokumentojnë se mafia nën komandën e Ramës ka shkatërruar procesin zgjedhor. “Çdo orë, çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Edi Rama përpara se të niste ky proces. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë,…
Enkelejd Alibeaj përveç largimit nga posti i kreut të komanduar të PD-së, ka bërë të ditur se jep dorëheqjen edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar.”, tha Alibeaj. Ndërkaq, Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka bërë të ditur se do të takohet me nënkryetaren tjetër Jorida Tabaku, për të zgjidhur ngërçin. “Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga…
Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku një 58-vjeçar ka vrarë motrën e guras. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur bashkëshortja e 58-vjeçarit, e cila është shprehur se ngjarja ndodhi për motive të dobta. Ajo për media ka treguar se bashkëshorti Tefik Tashi kishte debatuar me motrën e saj, 44-vjeçaren Alma Qevjani, se kjo e fundit nuk i kishte hapur telefonin. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton. “Unë dhe motra ishim…
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi ka reaguar pas njoftimit të dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, nga posti i drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Harxhi i bën thirrje deputetëve demokratë si, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi etj, që të sjellin vulën në seli. Ajo thotë se tani PD duhet të fillojë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar. “Tani që Enkeljdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, Jorida Tabakut, Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen…