Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës. Aplikimet do të jenë të hapura pranë çdo çerdheje në datat 5-9 qershor, nga ora 09:00-14:00. Prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuara sipas kategorive. Dokumentacioni mund të shkarkohet nga portali zyrtar e-albania me kodin personal të kartës së identitetit ose të dorëzojnë fotokopjen e kartës pranë komisionit dhe të plotësojnë deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale. -Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:Kriteret dhe dokumentacioni i duhur, për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë,…
Author: tirana
Dashi Do të jetë një ditë e favorshme për ju me një ngarkesë emocionale vërtet të shkëlqyer. Edhe ata që kanë mbyllur së fundmi një histori do të kenë entuziazmin dhe vendosmërinë e nevojshme për t’u rikthyer menjëherë në lojë. Demi Të enjten, ata që kanë punuar për një plan, ide apo projekt mund të jenë më se të kënaqur. Ka disa çështje për t’u sqaruar me një ish, por me pak vullnet të mirë mund të arrini të bëni gjithçka. Përplasje të mundshme me Shigjetarin dhe Ujorin. Binjakët Do të ndiheni pak të trullosur, por edhe të intriguar nga…
Pas një muaji pushim për shkak të fushatës elektorale, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit. Në seancën e kësaj të enjteje që do të nisë në orën 10:00, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna. Por priten debate nga opozita e cila humbi në mënyrë drastike në këto zgjedhje dhe që akuzojnë për vjedhje dhe manipulim të votës.
E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë te BBV. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste. Si e ka përjetuar dhe si e ka parë Balina këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”? E kam parë sigurisht në pozita më komode, më qetë padiskutim duke qenë se nuk e kam pasur presionin, tensionin dhe trysninë që ka qenë…
Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë sot detaje në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, apo ndryshe Dionisis Alfred Beleri, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, i cili mori votat e qytetarëve për të drejtuar bashkinë e Himarës në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që lajmin e fitores e mori ndërkohë që ishte në paraburgim. Ai u arrestua mbrëmjen e datës 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, që shërbente edhe si pikëtakimi për fushatën e tij zgjedhore, nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’. Kjo ngjarje edhe njëherë thellë raportet tashmë të konsoliduara Shqipërisë dhe Greqisë.Ku shteti fqinj, anëtar…
Partizani ka kaluar në avantazh me anë të Da Silva. Tirana dhe Partizani po përballen në ndeshjen e vlefshme për elitën. Ky derbi po luhet në “Air Albania” dhe vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja skuadrat. Bardheblutë kryesojnë me dy pikë më shumë dhe kjo sfidë mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion, në fund kur të bëhen llogaritë.
58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas ditën e sotme në Elbasan, ka deklaruar se e vrau 44-vjeçaren Alma Qevanin, pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, si dhe e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij. “E vrava se s’më beri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha ai Autori dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.
Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë. Sipas tyre papunësia e lartë në radhët e të rinjve me afro 20%, emigracioni, dhe informaliteti në ekonomi janë arsyet kryesore që ata e shtyjnë moshën e martesës. Studiuesit thonë se pasojat e këtij fenomeni do të sjellin plakjen e popullsisë dhe thellimin e raportit negativ mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën…
Vizita e Zhaklin Lekatarit në Serbi dhe postimet e saj kundër shqiptarëve ka shkaktuar reagime të ashpra. Pas deklaratës së opinionistes së “BBV” se “ndihet më e sigurt në vendin ku nuk ka shqiptarë”, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu. “Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo veç. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke…
IKMT mbërrin në Dhërmi vetëm dy ditë pasi Fredi Beleri u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit përballë Jorgo Goros. Në këto momente është rrethuar hoteli i Fjorentin Belit, i cili ishte numërues në kutin e fundit të fshatit Kudhës që i dha fitoren Fredi Belerit. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave, proces i cili ende vijon.
Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja është prezent në stadiumin “Air Albania”, aty ku po luhet derbi Tirana – Partizani. Reja ka qene dhe ‘mysafiri’ special i kesaj ndeshjeje, e cila ka filluar me nje ritem te larte dhe qe mund te jete percaktues per titullin kampion ne superligen e Shqiperise.
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, pretendon se komisionerët e Partisë Socialiste në bashkëpunim me eksponentë të krimit kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. “Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numërit,komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambjenteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive. Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe…