Autori i dyshuar që qëlloi në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin, është identifikuar si Fatbardh Ismaili, djali i komisionerit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në procesin zgjedhor të 14 majit. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kuqe. Prenga po qarkullonte me makinën e tij kur 29-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të mjetit të tij. Ngjarja është kallëzuar në polici nga vetë ish deputeti, Armando Prenga. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa ka ngritur pika kontrolli për lokalizimin e tij.
Author: tirana
Kukësi fitoi 3-0 me Laçin. Djemtë e Hallaçit gjetën tri pikë kundër një rivali të fortë. Golat për verilindorët u shënuan nga Ndreca në të 59 minutë dhe dopieta e Barbosës në minutat 87 dhe 90+3. Ndërsa në “Loro Boriçi”, Vllaznia fitoi 1-0 me Teutën për javën e 33-të të Superligës. Një gol i Mehdi Çobës në minutën e 12-të vendosi ndeshjen, me shkodranët që marrin tri pikë pas katër javësh pritje. Edhe pas 12 minutave shtesë, Vllaznia siguroi tri pikët, teksa pas ndeshjes lojtarët e Teutës kontenstuan ashpër arbitrimin.
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi…
Këtë verë (në qershor) kemi dasmë prej Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt. Teksa ky lajm u bë me dije disa javë më parë, së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga ceremonia që do të kurorëzojë dashurinë e tyre. I ftuar sot në “Top Albania Radio”, Armand Peza zbuloi se dyshja i kanë vënë punët para. Ai zbuloi se do jetë një dasmë e vogël me familjarë e miq të përbashkët. “Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë…
Këngëtaren Ronela Hajatin nuk e kemi parë kurrë të bashkëpunojë me artiste femra. Ky fakt ka ngjallur kuriozitet dhe te ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur gjatë një interviste virtuale në rrjete sociale. “Ndonjë bashkëpunim me femër se vdiqëm dhe s’të pamë një herë?”, e ka pyetur ndjekësi. Ronela ka shkruar se nuk e duan dhe përgjigjen e saj e ka shoqëruar me të qeshura me lot. “S’më duan”, u përgjigj ajo.
Enkelejd Alibeaj ka vendosur që të japë dorëheqjen si drejtues i PD dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. “Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama…
Forumet Rinore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” njoftojnë se do të zhvillojnë një protestë paqësore përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kamëz. Protesta pritet të mbahet ditën e enjte, datë 18.05.2023 në orën 11:00, për të kundërshtuar procesin zgjedhor të 14 majit. “Ju bejme me dije se diten e Enjte, date 18.05.2023 nga ora 11.00, perballe ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor te koalicionit “BASHKE FITOJME”, do te zhvillohet nje proteste paqesore per kundershtimin e procesit zgjedhor te mbatur ne Kamez me date 14.05.2023”, thuhet në njoftim.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Fushë Kuqe të Kurbinit. Në shënjestër ka qenë ish-deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga. Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi F. I., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të ish-deputetit. Më pas, autori është larguar me një automjet tip “Benz” dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Burime bëjnë me dije se ngjarja e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes…
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për dy vepra të ndodhura në Trieste. Shqiptarët hodhën një koktej molotovi në dritaren e një lokali, duke shkaktuar dëme sepse pronari nuk i kishte lejuar që të futeshin brenda. Ndërsa pak disa ditë më parë grabitën dhe rrahën klientin e një dyqani në via Giulia. Ndërkohë Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të mbledhur sa më shumë prova.
Fqinjët e 44-vjeçares Alma Qevani që u vra pasditen e kësaj të mërkure nga kunati i saj në Elbasan, thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre. “E kishin marrë këta në shtëpi. Nuk e di si kanë jetuar në shtëpi, se kanë dy shtëpi. Po ne nuk kemi pasur komunikim fare, as mirëmëngjesi, asgjë. S’kemi dëgjuar për konflikte, se ne jemi larg. As kemi dëgjuar dhe as kemi parë gjë”, u shpreh për “Euronews” njëra nga fqinjet. Një tjetër dëshmoi se kishte dëgjuar të bërtitura dhe kishte menduar që autori i vrasjes Tefik Tashi,…
Kryebashkiakia Emiriana Sako do të vijojë për një tjetër mandat të dytë të drejtojë Bashkinë duke fituar me një diferencë prej 10 mijë votash ndaj Igli Carës. PS ka siguruar edhe maxhorancën në këshill duke marrë 28 mandate, ndërsa BF ka marrë 13 të tillë. Vetë PD zyrtare ka marrë 3 mandate, kurse PAA e Agron Dukës ka siguruar 3 mandate në këshillin bashkiak, ndërsa mes tre këshilltarëve të kësaj partie spikat Renald Koka, ose siç njihet ndryshe Ron Koka. Ky i fundit është djali i Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka, tashmë në burg për çështjen e inceneratorëve.…
Sekuestrohen 23 mijë euro në pikën kufitare të Morinës. Gjatë kontrollit në çantën e shtetasit turk me iniciale B. S., efektivët zbuluan dhe sekuestruan shumën e parave të padeklaruara. Ndërkohë nisi procedimi penal për shtetasin turk për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Njoftimi i Policisë: Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar. Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 23 600 euro, procedohet penalisht shtetasi turk dhe sekuestrohen paratë. Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e PKK Morinës, me…