Author: tirana

Një 49-vjeçar me iniciale A.P. në Fushë Kuqe të Kurbinit ka njoftuar policinë se një 29-vjeçar me iniciale F.I. qëlloi me armë zjarri makinën e tij. Sipas denoncimit, ngjarja ndodhi teksa 29-vjeçari po qarkullonte me automjet dhe qëlloi me pistoletë në drejtim në makinës së 49-vjeçarit Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka asnjë person të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.…

Read More

Pedagogia Jonila Godole, njëherësh anëtare e kryesisë së PD, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Humbja e përsëritur e opozitës, sipas saj, është përgjegjësi direkte e lidershipit. “Ata që shfaqen sot si kokulur para demokratëve, por dhe të tjerët që heshtin në lidership, në kryesi, grupin parlamentar dhe organet e tjera drejtuese, mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatin katastrofik të PD-së në zgjedhjet lokale, në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Sepse qenë ata që nuk e organizuan siç duhej partinë për zgjedhje, nuk respektuan vendimin për 61 kandidatë, më pas i bojkotuan kandidatët dhe strukturat në terren, dhe i…

Read More

WhatsApp ka prezantuar një tjetër risi që do të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë së bisedave tuaja. “Chat Lock” do t’i lejojë përdoruesit të mbrojnë “bisedat e tyre më private me një shtresë të re sigurie”. Me këtë opsion, bisedave iu vendoset një kyç dhe ndahen në një dosje më vete. Kur dikush ju shkuan dhe biseda me të ka të aktivizuar këtë opsion, emri dhe përmbajtja e mesazhit do të qëndrojnë të fshehura. Pra edhe nëse celulari juaj ndodhet në duart e dikujt tjetër, biseda mbetet private. Dosja me bisedat që kanë të aktivizuar “Chat Lock” mund të hapet…

Read More

Marina Vjollca feston sot ditëlindjen dhe urimet në këtë ditë të shënuar për të kanë qenë të shumta, por urimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Getoari. Ky i fundit krah një fotoje të Marinës me vajzën e tyre, Marget ka treguar se ajo është gruaja më e mrekullueshme që njeh, prandaj e ka kuptuar që në takimin e parë se do kalonin jetën bashkë. “Që në takimin tonë të parë e kuptova që do kaloja jetën me ty. I lumtur që paskam pasur të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar…

Read More

Pa Tom Doshin, Edi Rama nuk do të kishte pasur suksesin elektoral në disa bashki. Numrat e votave flasin se pa mbështetjen e PSD-së, Benet Beci në Shkodër, Pjerin Ndreu në Lezhë, Kristian Shkreli në Vaun e Dejës dhe Tonin Marinaj Malësinë e Madhe do të kishin mbetur thjesht aspirata për Partinë Socialiste. Kësisoj, Partia Socialdemokrate tashmë është një realitet politik nëpërmjet të cilit socialistët gëzojnë pushtetin në veriun e vendit. Fitorja e kandidatit të Partisë Socialiste në Shkodër Benet Becit është fakt, por numërimi i kutive për këshillin bashkiak nxori në pah një fakt tjetër. Përmbysja nuk do të…

Read More

Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Keda Kaceli e cila mallkoi tiransit me din e iman pse nuk votuan për Belind Këlliçin, ka humbur. Ajo renditej e 16-a në listën e kandidatëve të “Bashkë Fitojmë”, por me sa duket e ka zënë mallkimi që bëri vetë. Të paktën do kemi një të cmendur më pak në Këshillin Bashkiak. Kujtojmë se Kaceli shpërtheu në mallkime ndaj atyre që nuk votuan për Belind Këlliçin.“Mendoja…ose mo mire e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e PPSH. Kshuqe…Menojsha se Tirona meritojte me verte nji Belind. Po Tirona nuk qeka gati…

Read More

Ai tashmë njihet si lezeti i “Big Brother VIP 2”. Po flasim për Masestro Armaldo Kllogjerin. Sot për Armaldon është një ditë speciale pasi partnerja e tij feston ditëlindjen. Kujtojmë se me partneren e Armaldos, Aidën u njohëm në BBV kur ajo hyri për të surprizuar bashkëhsortin, dhe i zbuloi edhe gjininë e fëmijës që do presin. Ata do bëhen prindër të një vajze për herë të dytë. “Sot dua t’i uroj ditëlindjen gruas më të veçantë që kam njohur, me të cilën kam lidhur jetën prej vitesh e që po më bën babain më të lumtur të dy vajzave.Gjithmonë…

Read More

Tefik Tashi, 58 vjeç, është autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bradashesh të Elbasanit këtë të mërkurë. Ai vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani, 44 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të drekës së sotme në një rrugë në fshatin Kusarth. Gruaja u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Ajo që e bën horror këtë ngjarje tragjike është sjellja e 58-vjeçarit. Policia njoftoi se e arrestoi teksa ai vraponte me sëpatën që kishte kryer krimin dhe me duart e gjakosura. Policia vijon hetimet teksa shkaqet e ngjarjes janë ende të…

Read More

Del foto e 15-vjeçarit, Fation Bicit i cili u vra me thikë një ditë më parë në Gramsh, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa adoleshentëve të tjerë, kushëriri i tij M.Liçi mbeti i plagosur. Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e djeshme qytetin e Gramshit, ku pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale, një grup adoleshentësh u përleshën me thika. Kushëriri i tij M.Liçi, nxënës shkollës 9-vjecare “Asllan Shahini” ishte përfshirë disa ditë më parë në një konflikt në rrjetet sociale me një grup adoleshentësh nga fshati Drizë i Gramshit.Ditën e…

Read More

Në fakt, në listën që do të shihni më poshtë të 3 shenjave të Horoskopit që i mërziten gjërat (ose njerëzit) më shpejtë se të tjerët, do duhet të kishte vend edhe për Dashin, Shigjetarin dhe Ujorin, por këto shenja gjithashtu dinë fare mirë si t’i plotësojnë boshllëqet e tyre dhe mund ta kalojnë mërzitjen pasi do të bëjnë gjithcka për të mos u ndjerë të tillë. Megjithë nuk mund të thuhet e njejta gjë për: Demi Disa i quajnë të ngadaltë, e vërteta është se ata thjesht preferojnë të bëjnë gjithçka në kohën e tyre. Si shenjë toke, ato…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë. Menjëherë pas njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre. Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme. Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të…

Read More

Gjykata Themelore në Tetovë e ka dënuar me një vit e tre muaj burgim, mjekun anestezisti Valton Dervishi, për publikimin e një incizimi nga Reparti i Gjinekologjisë në Tetovë, ku edhe ka qenë i punësuar. Dervishi është dënuar për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”. Ai e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues dhe ka kërkuar falje për veprën e bërë. Ai është dërguar në gjykatë nga burgu i Shkupit, ku ka qenë duke e vuajtur masën e paraburgimit. Denoncimi lidhur me incizimin dhe publikimin e videos në aplikacionin TikTok, është bërë nga drejtori i Spitalit…

Read More