Pas takimit me Sali Berishën në selinë blu pas humbjes drastike të koalicionit të tyre në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha për mediat se do të ketë një përshkallëzim të aksionit opozitar, si edhe dokument të asaj që ai e cilësoi si masakër zgjedhore. “Hapi i radhës është kontestimi ligjor, përgatitja e këtij dokumentacioni për ndërkombëtarët dhe e treta për të nisur transparencën në Këshillat Bashkiak”, tha Meta. Ai bëri fajtor Edi Ramën për humbjen e opozitës. “Nën komendon e Ramës u shkatërruan standartet e procesit zgjedhor, që para se të niste.…
Author: tirana
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë-Kamëz ARRSH njofton se vendimi është marrë me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror. Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve, do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit. Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror. “Janë marrë…
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Islandë, ku mori pjesë në samitin e Këshillit të Evropës. Ai është takuar me të pranishmit dhe një moment, teksa përqafuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel. Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore.
Kryeministri Edi Rama është pjesë e samitit të Këshillit të Evropës, ku fjalën e tij e ka nisur me akuzat e pabaza që po bëhen ndaj ish liderëve të UÇK në Hagë. Më duhet që të bëj një rrëfim të pakëndshëm pasi si shqiptar është e pamundur që të heq paralelet mes Ukrainës e presidentit Zelenski mes Kosovës dhe Presidentit Thaçi. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia ndaj luftës së Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi në këtë Këshill. Ai ka theksuar se kjo ishte një propagandë djallëzore që nisi nga presidenti Putin, për njollosje kriminale të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Peqin. Ish-kreu i PD në këtë qytet, Diell Çela është plagosur me armë zjarri. Çela është konfliktuar me një 55-vjeçar, për motive të dobëta. Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar është identifikuar si Sokol Dehima. Kujtojmë që Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016. Njoftimi i policisë: Gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet…
Edhe pse humbi Bashkinë, Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës. Socialistët kanë mundur të sigurojnë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Kavajës. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 9 vende. Edhe në 4 bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, socialistët kanë fituar shumicën në Këshillat Bashkiak.
Katër minorenë janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Elbasanit, pasi janë të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit 16-vjeç dhe plagosjen e kushëririt të tij Marko Liçi 15 vjeç pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh. Gazetarja Anduena Llabani, thotë se gjithçka nisi pas një konflikti verbal në rrjete sociale. “Ka një akuzë tashmë të ngritur ndaj katër të rinjve, që është vrasje në bashkëpunim në rrethana cilësuese, për arsye se ka detaje të reja që kanë dalur nga ngjarja. Të katër personazhet minoren, të vënë në akuzë, tashmë janë edhe për mbajte e armëve te ftohta, sepse…
Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Bedri Muratin, 48-vjeçarin e arrestuar në Krujë, si i përfshirë në shit-blerje votash. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”. Murati u arrestua teksa kishte 69 mijë lekë dhe 50 euro me vete dhe një listë me emra qytetarësh.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ushtroi dhunë ndaj prindërve dhe i kërcënoi me jetë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën ku rrinte i fshehur në mal, iu gjetën edhe armë, municione e dinamit. “Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëndruar i fshehur për disa ditë, në terrenin malor të fshatit Shushicë. Më datë 05.05.2023, pas ndërhyrjes nga Policia, në banesë u gjetën 1…
Pas fitores së thellë në kryeqytet, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se Tiranën e presin shumë punë të mira. Në një intervistë për Top News, Veliaj deklaroi se qyteti do të ketë një zhvillim të jashtëzakonshëm, veanërisht në zonën e Bulevardit të Ri. “Unë besoj që siç në dy mandatet e parë kemi transformuar rrënjësisht këtë qytet, në këtë mandat të tretë ne mund të bëjmë akoma më shumë, sidomos tani që kanë kaluar një pjesë e madhe e krizave, siç ishte pandemia, tërmeti. Një pjesë e burimeve të qytetit shkonte për menaxhim të krizave. Tani jemi pak më…
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme së Greqisë, Theocharis Lalakos dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, këtë të mërkurë janë takuar në qeli me kryebashkiakun e ri të Himarës, Fredin Belerin. Qëllimi i kësaj vizite është informimi mbi gjendjen shëndetësore të Belerit, kushtet e ndalimit të tij, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen edhe veprimet e radhës që do të merren nga Athina zyrtare lidhur me arrestimin. Mediat greke shkruajnë se gjendja shëndetësore e Belerit nuk është e mirë. Ai ka dërguar tashmë 2 kërkesa në prokurori që të dërgohet në…
The Weeknd ka ndryshuar emrin artistik dhe ka vendosur emrin e vërtetë, Abel Tesfaye në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ndryshimi i emrit vjen pasi artisti zbuloi se donte ta “vriste The Weeknd” në një intervistë për W Magazine. “Unë jam duke përjetuar një katarsis”,-tha ai duke iu referuar një procesi çlirimi dhe lehtësimi nga emocionet e forta dhe të ndryshura. “Po vjen një moment ku po përgatitem për ta mbyllur kapitullin “The Weeknd”. Ai theksoi se po përpiqet të heqë lëkurën si The Weeknd dhe të rilindë. “Albumi për të cilin jam duke punuar tani është ndoshta im…