Në gusht, kur u hodh shorti i grupeve të Champions League, askush nuk e fuste Interin te favoritët për të fituar Champions League. Madje, nuk llogaritej që zikaltërit do të kalonin grupin, ku bënin pjesë edhe Bayern Munchen, Barcelona dhe Viktoria Plzen. Kompanitë e basteve i jepnin vetëm 1% mundësi për të fituar kompeticionin, ndërsa 40% për të kaluar grupin. 9 muaj më vonë, Interi është në finalen e madhe që do të luhet në Stamboll. Në Twitter, pas fitores 1-0 ndaj kuqezinjve, Federico Dimarco shkroi: “Ta kisha premtuar para 20 vitesh në San Siro. Sot i vumë gjërat në…
Author: tirana
Pas masakrave me 17 viktima, Beogradi nuk po gjen qetësi. Sipas mediave serbe, në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit janë bërë njoftime për bomba. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet në ato pa probleme.
Ramazan Rraja i cili u arrestuar më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ka kërkuar lirimin. Por Apeli i GJKKO-së ka vendosur mospranimin ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja dhe avokati i tij Elton Hyseni.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka pranuar humbjen, por megjithatë ka një sërë pakënaqësish mbi procesin, ku nuk i ka kursyer akuzat për kundërshtarët. “Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike”,-shkruan Cara në një postim në Facebook. Postimi i plotë Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur paraditen e sotme në selinë blu, 3 ditë pas zgjedhjeve të “14 Majit”. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Ilir Meta pësoi një humbje të thellë, duke fituar vetëm 7 bashki të vogla, ndërkohë që edhe në Këshillat Bashkiak, nuk arritën në asnjë bashki të kryesojnë. Ndërkohë në kampin opozitar kanë nisur zërat për largimin e Sali Berishës dhe riformatimin e Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për ta kthyer opozitën në shinat e duhura Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë sot dyshja Meta- Berisha.
Pritet të nisë në ditët e ardhshme në disa vende të Europës, stërvitja më e madhe ushtarake Defender 2023 ku do të marrin pjesë trupat amerikane dhe ato të NATO-s. Stërvitja do të drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate. Pjesë e rëndësishme e kësaj stërvitje do të jetë dhe Shqipëria, lajm ky i konfirmuar dhe nga ministri Niko Peleshi. “Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke…
Fredi Beleri, dy ditë para mbajtjes së zgjedhje lokale ku edhe u shpall fitues, u arrestua për blerje votash. Mësohet se Prokuroria e Vlorës i kalon dosjen SPAK-ut. Materialet e dosjes hetimore paraprake dorëzohen në SPAK. Pritet së shpejti të dalin në një masë të re sigurie. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, dhe ambasadorja greke në Shqipëri pritet të takohen sot me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit
Nga: Elisa Spiropali/ Zoja Shkodër asht’ Dashni për disa arsye. Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse qytetet dallohen dhe mburren, për shembull, ngaqë njëri ka pranë një kështjellë të famshme, tjetri lumë që vjen nga larg duke u spërdredhur mes maleve, tjetri urë të famshme, tjetri mal të lartë, tjetri liqen të magjishëm, tjetri det, e kështu me radhë. Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse është i vetmi qytet në botë që nuk ka 1 por krejt mrekullitë e botës. Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka kala hijerëndë me legjendën më drithëruese dhe më të bukur në botë. Jo e…
Arrestimi i Fredi Belerit ka shqetësuar Greqinë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos pritet që të vijë sot në Shqipëri, ku do të takohet me Belerin dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash. Mediat greke Newsbomb.gr shkruan se vizita e Theoharis Lalakos, vjen në kuadër të udhëzimeve nga Minisitri i Punëve të Jashtme në Greqi Nikos Dendias. Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës…
Një 39 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte akuzuar për një sërë vjedhjesh nëpër qytet. Sipas policisë Festim Gilani ishte autor i 7 vjedhjeve nëpër banesa në lagjet e qytetit të Vlorës. Ndër të tjera thuhet se i arrestuari kryente vjedhje të ndryshme në disa lagje në qytetin bregdetar. “Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës. Identifikohet, kapet…
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, ka dalë forcë e parë në tre këshilla bashkiakë. Në Vaun e Dejës, në Pukë dhe në Fushë Arrëz, partia e Doshit ka marrë më shumë vota se partitë e tjera. Në Vaun e Dejës ka marrë 4082 vota duke i përkthyer në 10 mandate në Këshill. Në këtë bashki ndiqet nga koalicioni “BF” dhe Partia Socialiste që kanë marrë nga 7 mandate. Në Pukë, PSD-ja ka marrë 1024 vota duke i dhënë 4 mandate. Ajo ndiqet nga PS dhe Aleanca Arbnore Kombëtare që kanë marrë nga 2 mandate. Ndërsa në Fushë Arrëz, PSD-ja ka…
Teksa janë numëruar 907 qendra votimi nga 941 në total, konfigurimi i mandateve të Këshillit Bashkiak në Tiranë ka ndryshuar. Partia Socialiste ka mundur t’i marrë 1 mandat Partisë Socialdemokrate, duke e çuar në 34 numrin e mandateve në Këshill. Kur pritet numërimi i 34 kutive të fundit, PS kryeson bindshëm me 50.27% të votave, në total me 140 963 vota. Në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 65 666 vota, ose 23.42%. “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 16 mandate në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës. Me 4 mandate në vend të tretë renditet Partia Demokratike zyrtare e…