Author: tirana

Gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili, flet për dëmet që shkakton alkooli tek meshkujt. Sipas tij alkooli krijon hormone femërore me shumicë në trupin e mashkullit gjë që ndikon në jetën e tyre seksuale dhe në dëmtimin e spermës. “Përkushtimi i prindërve në Shqipëri është shumë i dobët. Prindërit në Shqipëri nuk përkushtohen për fëmijët. Ata i lindin, mundohen me tëra forcat biologjike e financiare për t’i zhvilluar, rritur, shëndoshur dhe jo për të qëndruar larg veseve, pinë duhanin, drogat etj. Së dyti është alkooli i cili ka një dëmtim të jashtëzakonshëm në shumë forma, por ajo më kryesore është se…

Read More

Edhe pse fitoi Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Fredi Beleri aktualisht ndodhet në burg dhe ka kërkuar që të zhvendoset në spital për shkak të problemeve shëndetësore, mirëpo djali i tij ka konfirmuar se gjendja psikologjike e tij është “shkëmb”. Në një intervistë për mediat greke, ai ka treguar se e ka takuar dy herë babanë që nga momenti i arrestimit. “E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe…

Read More

5 adoleshentë në Gramsh u përfshinë në një sherr me thika me njëri-tjetrin, ku 15-vjeçari Fajton Bici humbi jetën. Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga katër të miturit e përfshirë në këtë krim. Dje ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, bëri thirrje që shoqëria duhet të reflektojë dhe të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarje të tilla. Dy shokët e klasës së viktimës Fatjon Bicit dhe kushëririt të tij të plagosur me iniciale M.L, kanë zbardhur detaje nga ngjarja. Sipas asaj që thuhet nga ata, sherri mes të…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti thanë të martën se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve. Ata i bënë këto komente një ditë pas takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç në Bruksel, i cili nuk solli përparim në rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe për zbatimin e së cilës palët u pajtuan me 18 mars…

Read More

Edhe në Dibër ka përfunduar numërimi i votave edhe për Këshillat Bashkiak, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 13 mandate. Partia Socialdemokrate me 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate dhe nga një mandat kanë marrë, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Republikane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane dhe kandidati i pavarur, Astrit Ademi. Mësohet kutia e fundit ka qenë e dëmtuar dhe nuk është numëruar. Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe garën për kryetar bashkie, me kandidatin Rahim Spahiu që mori 67.54% të votave.

Read More

Për mbi 800 vota, PS-ja humbi drejtimin e Bashkisë së Kavajës, por ka në dorë Këshillin Bashkiak. Deri më tani janë numëruar 89 nga 92 qendrat e votimit duke bërë që PS pavarësisht se humbi kryesimin e bashkisë, të ketë një diferencë të madhe me BF. Konkretisht PS ka marrë deri më tani, 38.44% të votave, ose 13 mandate. Ndiqet nga BF me vetëm 26.60% të votave ose 9 mandate. PD renditet forcë e tretë me 10.29% duke numëruar 3 mandate. PAA ka 2 mandate dhe PR 1 mandat.

Read More

Në një artikull të publikuar së fundmi nga BBC, mësohet se personat e deportuar në Shqipëri nga Britania e Madhe, tregojnë se kanë marrë nga 1500 euro nga qeveria britanike, teksa shumë prej tyre pranojnë se do të tentojnë sërish për t’u rikthyer në Britani. Sipas shifrave zyrtare nga Mbretëria e Bashkuar, mbi 1000 shqiptarë janë kthyer që nga ajo kohë, pjesa më e madhe e të cilëve vullnetarisht, por ka dhe nga ata të cilëve iu është refuzuar statusi i azilantit. Një 30-vjeçar i intervistuar nga BBC, që po kryente një dënim 6 vjeçar për krimet e drogës u…

Read More

Për bashkinë e Rrogozhinës, ishin votat e të burgosurve që i dhanë fitoren kandidatit të PS-së. Avokati Idajet Beqiri thotë se të burgosurit votojnë për qeverinë pasi bëjnë llogaritë që janë në interes të tyre. Më tej ai nënvizoi se personat që janë në burg ia japin votën gjithmonë qeverisë që është në pushtet. “Të burgosurit votojnë për qeverinë, pasi duan ta mbajnë mirë me këta që të bëjnë amnistinë. Kanë dhe probleme tjera ato brenda, jo takimet, jo transferimet. Pra ata që janë kandidatë duhet ta mendojnë se nuk i kanë me vete të burgosurit. Ata janë gjithmonë me…

Read More

2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Romagna në Itali dhe që është shoqëruar me përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë me masa për të parandaluar që të ketë një bilanc më të rëndë viktimash apo dëmesh. Komuna e Bolognas bën me dije se në shumë zona është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, ndërsa janë mbyllur shkollat, si dhe u pezullua transporti hekurudhor. Zjarrfikësit dhe policia po iu përgjigjen telefonatave të banorëve për ndihmë dhe në disa raste është nevojitur…

Read More

PËLLUMB NAKO Secilit prej nesh i ka rënë rasti të shohë dokumentarë të shumtë me ngjyra e pa ngjyra, të cilët japin pamje reale të marra nga fronti i betejave të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore si dhe luftërat e tjera rajonale të zhvilluara më pas. Kemi parë të paraqiten beteja apokaliptike që të japin idenë e fundit të botës. Janë shfaqur pamje nga përplasje të ashpra këmbësorësh të ushtrive gjigande të kohës, pamje tankesh duke bërë gjëmën, avionë që shkatërrojnë e rrafshojnë qytetet të tëra apo edhe beteja detare po aq të egra. E megjithatë, thuajse në…

Read More

Akuzat nga opozita se zgjedhjet lokale të 14 Majit nuk ishin të lira, por që u vodhën nga qeveria, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një thënie nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden. “Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për një zgjedhje: ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja”,-është thënia nga presidenti Biden.

Read More

Këtë të mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të luhasin nga 18 gradë celsius në zonat malore deri në 23 gradë celsius në zonat bregdetare.

Read More