Author: tirana

Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitës pohojnë se fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore erdhi më së shumti me gjendjen e rëndë, ku gjendet sot Partia Demokratike. Ata mendojnë se qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale dhe se rimëkëmbja thelbësore e saj do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri. Analistët e jetës politike në vend mendojnë se Partia Socialiste ka fituar shumë bashki me numra minimalë të saj, ka njësuar veten me shtetin, dhe ka krijuar një sistem klientelist të rrezikshëm për Shqipërinë, sepse bllokon…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, u shpreh se me demokratët të përçarë dhe pa një marrëdhënie strategjike me SHBA-në, PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet. “Opozita bie kur PD ndahet dhe kjo ka ndodhur. E vetmja rrugë në mënyrë absolute pas asnjë alternativë, e vetmja rrugë është që demokratët të jenë të bashkuar dhe që PD të jetë në marrëdhënie e strategjike miqësore me SHBA. Pjesërisht ky është produkti që ne kemi marrë. PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet në rast se demokratët nuk bashkohen. Nuk do të vijë asnjëherë…

Read More

Një nënë nga Durrësi, është filmuar, teksa dhunon fëmijën e saj të vogël në mes të lagjes. Ngjarja është regjistruar në Lagjen 13 të Durrësit, ku shihet që nëna, godet fëmijën e saj. Fillimisht, ajo e godet me shuplaka, teksa është duke ecur dhe më pas, gjatë ngjitjes në shkallë e qëllon fort me shkelm. Në vendngjarje janë edhe persona të tjerë, por që nuk reagojnë aspak. Videoja e publikuar nga JOQ është filmuar nga një qytetar, që është shokuar nga kjo ngjarje.

Read More

Partia Socialiste e Shqipërisë është renditur forca e parë politike në zgjedhjet e 14 majit. Me një pjesëmarrje në votim prej 38.22 %, PS ka arritur që të marrë 786566 vota për kandidatët për kryetar bashkie, e ndjekur nga koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 501402 vota. Ndërkohë Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë politike në rang vendi duke mbledhur 36852 vota. 1-Lëvizja Bashke ka marrë 13842 vota 2-Lëvizja e Re 489 vota 3-Fronti i Majte 2809 vota 4-MEGA 2272 vota 5-Nisma Thurje 177 vota 6-Kandidatet e pavarur 1561 vota 7-PDIU 2106 8-Partia për Evropianizimin dhe Integrimin 2178 9-PD 36852 10-…

Read More

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Autoritetet kanë ngritur alarmin e kuq në Emilia-Romagna për shkak të rrezikut të lartë. Rreth 900 njerëz u evakuuan në rajon. Disa lumenj kanë dalë nga shtretërit dhe ujërat kanë pushtuar zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Linja hekurudhore Bologna-Rimini u pezullua për disa orë, por hekurudhat kane probleme e bllokime të herëpashershme edhe në zona të tjera. Shqetësime ka edhe në zonën e Modenas ku lumenjtë Secchia dhe Panaro kanë dalë nga shtrati. Rrëshqitje  të dheut dhe përmbytje raportohen edhe në shumë zona të Bolonjës.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë ultimatum KZAZ-vë të vijojnë pa ndërprerje numërimin për këshillat bashkiakë. Në njoftimin për mediat thuhet se çdo mosveprim që ngadalëson procesin e numërimit konsiderohet shkelje dhe përbën shpërdorim detyre. Si rrjedhojë, për anëtarin apo sekretarin e KZAZ-së që vonon procesin dërgohet menjëherë material kallëzues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor përkatës.

Read More

Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan një tjetër mandat në krye të Bashkisë Tiranë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se do të vijojë të shërbejë me përulësi ndaj qytetarëve, dhe se puna e tij nuk do të dallojë të majtët nga të djathtët. “Falenderoj skuadrën e PS, mezi pres të fillojmë. Ju falënderoj me zemër e konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë, na dhanë një mesazh të pastër, një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do të ecë përpara, do të Tiranë të bëhet akoma edhe më evropiane, kjo…

Read More

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë ditën e sotme në Gramsh pas një sherri me katër adoleshentë të tjerë, ndërsa mbeti i plagosur edhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në një prononcim për “Euronews”, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa, e prekur nga ngjarja, u shpreh se viktima, Fatjon Bici, ishte një nxënës shembullor dhe nuk shkaktonte probleme. “Ishte një nxënës shembullor. Jam shumë e prekur nga ngjarja. Adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik”, tha ajo ndër të tjera.

Read More

Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë. Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel. “Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat” si dhe zyrtarë të tjerë, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena. Një tren me pasagjer u përplas me një tren me mallra më 28 shkurt, pasi gabimisht dy trenat ishin lejuar që të udhëtonin në të njëjtën…

Read More

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, teksa njoftonte të dhënat zyrtare të nxjerra nga procesi i zgjedhjeve, vendosi të jepte një përgjigje indirekte ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me votimin elektronik, të cilin e quajti një dështim spektakolar. Ndër të tjera, ai i kërkoi falje të gjithë qytetarëve të cilët janë hasur me këtë problematik. “Jemi në proces të gjithë mbledhjes së informacionit, gjithsecili mund të bëjë interpretimin e vet mbi faktin që flasim vetëm për 10 % të qendrave të votimit që kemi informacion që nuk ka funksionuar pajisja, edhe 10% e këtyre qendrave është se nuk kanë…

Read More

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi bën me dije se pjesëmarrja zyrtare e qytetarëve në votim është 38.22%. Pra, nga 3.650.658 zgjedhës në total kanë votuar 1 milionë e 395 mijë e 360 qytetarë. “Në lidhje me pjesëmarrjen, 5213 qendra votimi kanë votuar 1,395,360 zgjedhës në total, 3,650,658, që i korrespondon një përqindje 38.22%, kjo mund të konsiderohet si shifra përfundimtare zyrtare në këto zgjedhje”, tha ai. Ndërkohë, Partia Socialiste ka fituar 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 bashki dhe 1 bashki e ka fituar Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e Shqipërisë.

Read More