Author: tirana

Postimi i Zhaklin Lekatarit pak ditë më parë nga toka serbe teksa shkroi se është vendi ku ndihet më e sigurt, pasi nuk ka shqiptarë, ka shkaktuar bujë dhe zemërim në rrjet. Ky shkrim solli edhe reagimin e moderatores Fjoralba Ponari, e cila nuk e la pa e komentuar. “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është antishqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije…

Read More

Qëllimi i çdo gazetari është të informojë publikun, dhe ku më mirë sesa ditën e zgjedhjeve mund të përmbushet ky mision, kur të gjithë qytetarët shkojnë të shprehin një të drejtë kushtetuese sikurse është ajo e zgjedhjes së drejtuesve të tyre. Për gazetaren e politikës në Top Channel, Elda Menga, këto zgjedhje ishin më të veçanta për të, pasi nuk ka qenë vetëm. Ajo është në pritje të ëmbël. “Këto zgjedhje janë dhe do të jenë më të veçantat për mua, pasi jo vetëm në fushatë, gjatë zgjedhjeve, por edhe në numërim, unë nuk kam qenë vetëm. Për përcjelljen e…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë, ku minibusi i një skuadre futbolli për grupmoshën U13 ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës, Antonin Elie, si dhe kanë mbetur të plagosur 11 futbollistë. Skuadra e AFL48 po kthehej për në qytet pas një finales në një turne fundjave. Fëmijët e aksidentuar kanë shpëtuar mrekullisht dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Mbyllet procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë. Nga rezultatet, Partia Socialiste kryeson me 35.71% të votave, ose 9 mandate. Grupimi që pason për nga numri i këshilltarëve të dalë nga listat e tyre është koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 17.29% të votave, ose 4 mandate në Këshillin e ri bashkiak. PD-ja e Enkelejd Alibeajt me 13.83% të votave ka nxjerrë 3 këshilltarë dhe Miftar Daja ka arritur të sigurojë një vend në Këshillin Bashkiak Rrogozhinë si kandidat i pavarur. Partia Socialdemokrate me 9.86% të votave ka arritur të ketë 2 anëtarë në Këshillin Bshkiak Rrogozhinë. PR…

Read More

Të nesërmen në orën 18:30 Tirana dhe Partizani përballen në Air Albania në ndeshjen kyç për titullin kampion të Kategorisë Superiore. Lidhur me këtë ndeshje që pritet me mjaft entuziazëm nga fansat e shumtë të të dyja skuadrave, policia ka njoftuar masat e marra. Përveç një perimetri sigurie në stadium, duke nisur nga ora 16:00, për të shmangur rrëmujat e mundshme që mund të krijohen, policia ka njoftuar bllokimin e disa rrugëve ku mund të lëvizin tifozët e dy skuadrave. Rrugët të cilët do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundimin e ndeshjes ‘derbi’: – Rruga “Lek…

Read More

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi ka bërë me dije masat e marra si pasojë e ndeshjes Tirana-Partizani, sfidë e cila do të zhvillohet të mërkurën, në orën 18:30 në “Air Albania”. Për të siguruar mbarëvajtjen e sfidës, do të ketë disa bllokime rrugësh disa orë para 90 minutëshit. Njoftimi: Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit “Partizani” dhe “Tirana”, që do të zhvillohet më datë 17.05.2023, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në këtë Komisariat, është paraqitur bashkë me një gazetare të emisionit investigativ, një shtetase 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se 27-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare. Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Edhe pse humbja përballë Veliajt ishte e thellë në Tiranë, me 60 mijë vota diferencë, Belind Këlliçi ka vepruar njësoj si Sali Berisha, duke mos e pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Në vend të analizës, kandidati i caktuar nga dyshja Berisha-Meta është shfajësuar, duke deklaruar se banorët e Tiranës nuk reaguan. “Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit, që është i bazuar në presion, joshje, intimidim dhe propagandë. Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh”, tha Këlliçi.` DEKLARATË PËR MEDIA…

Read More

Pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD zyrtare. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se ndihet e përulur para demokratëve dhe se do mësojnë nga gabimet e tyre. Tabaku nënvizon se mllefi nuk është as zgjidhje, as alternativë mllefi. Postimi i Tabakut: Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.Nuk mund të jetë zgjidhje…

Read More

Ka përfunduar numërimi i votave për Këshillat Bashkiak në bashkinë Berat, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit. Bashkia Berat do të drejtohet nga kryebashkiaku Ervin Demo i cili mori shumicën e votave përballë rivalit të tij nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Zija Ismaili. Nga të dhënat e përditësuara nga Panorama TV, ka përfunduar numërimi në të gjitha kutitë e votimit, ku garën e udhëheq PS me 20 mandate nga 31 në total. Pas saj renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 7 mandate, që ndiqet nga Partia Demokratike me 3mandate dhe PDIU me 1 mandat. PS: 20 Julian…

Read More

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Euronews Albania tha se Partia Demokratike duhet të rigrupohet pasi vetëm kështu mund të fitojë zgjedhjet në 2025. Sipas tij gjëja më e rëndë për Berishën ishte se demokratët abstenuan, ndaj ai duhet të largohet. “Nuk është problemi as te Alibeaj dhe as te tjetri. Problemi është se ky duhet të rigrupohet, kështu do fitojë zgjedhjet në 2025. Nëse largohet Berisha dhe rigrupohet PD-ja me vlerat që ka, kanë në perëndim gjithë ato vlera. Ajo që ishte më e rëndë për Saliun është se abstenoi PD-ja. Partia Socialiste ka marrë vota aq sa ka…

Read More