Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte e ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio. Pak ditë më parë, reperi i njohur Noizy ndau me fansat e tij të shumtë një fotografi të Jorit. Kjo e fundit mbante veshur një palë bikini të bardha dhe pozonte nga një jaht. Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeless dhe këngëtarit? Këtë e sqaroi vetë Jori ku u shpreh: “Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund…
Author: tirana
WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri sigurie që ju lejon të mbani private bisedat tuaja intime. Opsioni “Chat Lock” do t’i lejojë përdoruesit të mbrojnë ‘bisedat e tyre më intime. Ky opsion mbyll bisedat me një fjalëkalim dhe duke i vendosur ato në një dosje të veçantë. Kur dikush ju dërgon mesazhe dhe ju e keni të kyçur bisedën, emri i dërguesit dhe përmbajtja e mesazhit do të fshihen gjithashtu. Pra, edhe nëse telefoni juaj është në duart e një personi tjetër, biseda juaj do të mbetet private. “Ne mendojmë se kjo veçori do të jetë e shkëlqyeshme për…
Prej muajsh lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se aktorja Rudina Dembacaj nuk lejon ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, që të takojë vajzën e tyre, Viktorian. Këto thashetheme dolën në qarkullim pas disa statuseve nga vetë Varfaj i cili thoshte se kishte prej një viti që nuk e kishte takuar vajzën. Mirëpo, këto akuza u hodhën poshtë nga aktorja duke lënë të kuptohet se e gjithë kjo skenë nga ish-bashkëshorti i saj bëhet vetëm që ai të marrë vëmendje. Ndërkohë, së fundmi Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.
Partia Socialiste nuk është dakord me raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, ku u evidentua se “fushata u dominua nga liderët e partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve ku fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u përqendrua më së shumti në politikën dhe partitë, veçanërisht jashtë Tiranës”. Përgjigjen e dha kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u tregua i ashpër në qëndrimin e tij, duke thënë se OSBE-ja do të duhet të zbriste në terren për të parë fushatën e vërtetë dhe jo atë të pasqyruar në media. Sipas tij,…
Deputeti i PS-së Pandeli Majko, drejtues politik në qarkun e Kukësit ka prezantuar sot në selinë rozë në Tiranë kandidatët fitues në dy bashki të Veriut. Rexhë Byberi fitoi në Tropojë dhe Safet Gjici do të vijojë drejtimin e Kukësit në një mandat të dytë. Majko e cilësoi një skuadër të mrekullueshme që foli me rezultat. “Protagonistët e vërtetë janë këta që qëndrojnë pas meje dhe Safet Gjici, Rexhë Byberi. Një skuadër e mrekullueshme e cila foli me rezultat, foli me gjuhën e votës, nxiti një opinion të përgjithshëm publik për të të vazhduar punën për ndryshimin e Kukësit, për…
Numërimi për Këshillat Bashkiakë vijon në pjesën më të madhe të vendit. Në rang kombëtar, deri më tani kryeson Partia Socialiste. Ajo ndiqet nga një tjetër forcë politike, Partia Socialdemokrate, e cila kryeson me mandate në 3 qytete: Fushë Arrëz, Pukë dhe Mirditë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” aktualisht kryeson me mandate në dy bashki, Vau Dejës dhe Finiq. Në 6 bashki nuk ka ende të dhëna për shpërndarjen e mandateve. Theksojmë se të dhënat janë në përditësim, pasi numërimi për anëtarë të këshillit bashkiak vijon e për pasojë edhe shpërndarja e mandateve pritet që të ndryshojë.
Sot në selinë blu kanë filluar lëvizjet e para. Në ambientet e selisë është filmuar kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ai për Vaun e Dejës, Zef Deda. Ata kanë zhvilluar edhe një takim me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë biseduan. Boçi dhe Hila, humbën në zgjedhjet e 14 Majit. E ndërsa Hila e pranoi rezultatin dhe uroi kundërshtarin, kjo nuk ndodhi me Boçin. Ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është i kontestueshëm. Po ashtu ish-deputeti Boçi është takuar në selinë e PD-së edhe me deputetin vlonjat, Bujar Leskaj.
Procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak vijon edhe në Himarë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri në këto momente janë numëruar 14 QV nga 36 në total. 9 mandate shkojnë për Partinë Socialiste e cila ka marrë 1067 vota dhe 7 mandate shkojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” i cili ka grumbulluar 792 vota. Mega (Minotiteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka fituar deri më tani 2 mandate pasi ka arritur të grumbullojë 258 vota. 1 mandat ka shkuar për PD-zyrtare, 1 tjetër për Partinë Social Demokrate dhe 1 për Aleancën Arbnore Kombëtare. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kryeson listën për…
Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një foto me prokurorët e SPAK-ut nga Ryerson, të cilën e shoqëron me një mesazh të fortë për Prokurorinë Speciale. Yuri Kim thekson se SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush, sado i pasur apo i fuqishëm, nuk është mbi ligjin dhe se duhet t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë. “Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre…
Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla në daljen para mediave ku tregoi mbështetje për kandidatët socialistë dhe këshilltarët bashkiak, tha se vëzhguesit ndërkombëtar duhet të monitorojnë me vëmendje terrenin se kanë zhvilluar kudo takime me qytetarët. Nga ana tjetër, teksa përmendi fitoren e thellë të PS në qarkun e Fierit, Balla dha mesazhin se në vitin 2025, objektivi do të jetë që socialistët të arrijnë të marrin 11 mandate. Po ashtu dha një mesazh për numëruesit që po vijojnë të numërojnë për këshilla bashkiak duke thënë se duhet të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte. “PS do të ketë 2/3…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Blendi Klosi tha se rezultati përfundimtar ishte më i mirë se sa pritshmëritë e tyre. Ai theksoi se PS do të marrë gjithmonë në Vlorë fitore spektakolare. “Dolëm më mirë sa pritshmëritë tona. Të shtatë kandidatët tanë dolën me vota më mirë se sa rezultati i dy viteve më përpara. Kjo na bën për t’i dhënë atyre, të gjithë socialistëve vlonjatë, të shtatave bashkive të qarkut tonë falenderime nga zemra për atë çka ata bënë. Për çdo moment që na shoqëruan në fushatë që dëshmuan që në Vlorë gjithmonë PS do të marrë…
Ka përfunduar në Bashkinë e Pukës procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak. Në këtë bashki Këshillin Bashkiak e kryeson Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë 1024 vota, të përkthyera në 4 mandate. Partia Socialiste ka marrë vetëm 2 mandate, por kaq ka marrë edhe Aleanca Arbnore Kombëtare. Ndërsa nga një mandat ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar dhe Fronti i Majtë Kujtojmë që garën për kryetarin e Bashkisë e fitoi kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj i cili…